Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 7 qershor 2013

TAKIM PUNE TË KLUBIT TË DEPUTETEVE 

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 30 maj 2013, mbajti takim pune në të cilin u shqyrtua Propozim-ligji për ndërprerjen e shtatzënisë.

Në takimin përveç anëtarëve të Klubit të deputeteve ishin të pranishëm: ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, kryetari i Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Mende Dinevski, përfaqësues të organizatave joqeveritare: Lobi i Grave Maqedonase, H.E.R.A., Këshilli Nacional për Barazi Gjinore KGM, Aksioni "Zdruzhenska", Rrjeti Nacional Kundër Dhunës Ndaj Grave, Reaktor, Antiko dhe Shoqata ESB.

Në takimin u potencua se Propozimi është veçanërisht i rëndësishëm për gratë, i cili rregullon të drejtat e tyre dhe drejtpërdrejt ndikon në të drejtat e grave për të vendosur për jetën e tyre.

Një pjesë e deputeteve u inkuadruan në diskutimin dhe i dhanë vërejtjet e tyre lidhur me dispozitat e Ligjit.  

 
a

Na ndiqni në: