Udhëheqja parlamentare

E martë, 3 qershor 2014 

Kryetari Veljanoski e priti ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, z. Ven Xhenshun 

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme në mandatin e ri ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Ven Xhenshun. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës kanë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm bilateral, marrëdhënie miqësore dhe shprehën dëshirë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje me ndihmën e ambasadorit të ri, duke punuar në projekte të reja.  

Në takimin u diskutua për projektet e suksesshme të deritanishme që janë realizuar në bashkëpunim me ish-ambasadorët e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, siç janë: projektet për ndërtim të autostradës Milladinovcë-Shtip dhe për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër, që realizohen përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, e të cilat paraqesin një stimul plotësues për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve në të gjitha sferat me interes të përbashkët. 

Ambasadori Xhenshun shprehu falënderim për takimin dhe në emër të tij personal si dhe në emër të kryetari të Kongresit Popullor Pankinez e përgëzoi kryetarin Veljanoski për rizgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  

Kryetari Veljanoski, duke u falënderuar për përgëzimet, e theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet të dy vendeve, me ç'rast i bëri ftesë kryetarit të Kongresit Popullor Pankinez të Republikës Popullore të Kinës, z. Xhang Dexhiang, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. 

Në fund, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit për bashkëpunim dhe për komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë.    

Click