Udhëheqja parlamentare



E shtunë, 25 janar 2014, Zagreb, Kroacia

KRYETARI VELJANOSKI E TAKOI KOMUNITETIN MAQEDONAS NË REPUBLIKËN E KROACISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, realizoi disa takime me shoqatat dhe shoqëritë maqedonase që ekzistojnë në Republikën e Kroacisë. 

Përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën e Kroacisë e njoftuan kryetarin Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit me organizimin e tyre në shoqatat dhe shoqëritë, me punën e tyre, aktivitetet dhe projektet që i realizojnë. 

Sipas regjistrimit në vitin 2011, në Republikën e Kroacisë jetojnë rreth 4.500 maqedonas, ekzistojnë 22 shoqëri dhe shoqata kulturore që financohen nga pushteti qendror dhe lokal.

Kryetari i Komunitetit të Maqedonasve në Republikën e Kroacisë theksoi se Komunitetit është i formuar në vitin 1991 dhe që 22 vite vepron si komunitet etnik dhe nacional, si shoqatë jofitimprurëse dhe jopolitike. 

Veprimtaria e tij themelore është në drejtim të ruajtjes së identitetit dhe entitetit nacional, kultivimit të gjuhës, folklorit, fjalës së shkruar, pasurive natyrore dhe kulturore të Republikës së Maqedonisë, fakteve dhe të vërtetës historike, si dhe në drejtim të mbajtjes së kontakteve me mëmëdheun dhe mbajtjes së bashkëpunimit me institucionet e saj. 

Në përbërje të Komunitetit veprojnë 6 shoqëri kulturore maqedonase, në Zagreb, Osiek, Riekë, Split, Zadar dhe Pullë. 

Aktivitetet programore të Komunitetit financohen me mjete nga Buxheti shtetëror i Republikës së Kroacisë, përmes Këshillit për minoritete nacionale pranë Qeverisë së Republikës së Kroacisë, me mjete nga ministritë e Kroacisë dhe Maqedonisë, si dhe mjete në nivel të qyteteve dhe qarqeve, por edhe me ndihmë të donacioneve dhe sponzorimeve individuale.

Përfaqësuesit e komunitetit maqedonas theksuan se realizimi i programeve prezantohet përmes radiotelevizionit kroat, përmes programit multinacional për minoritetet nacionale, përmes radio emisioneve për minoritete nacionale, shtypit ditor dhe mediave tjera.

Maqedonasit në Kroaci i informuan deputetët se janë të kënaqur nga qëndrimi i Kroacisë ndaj tyre, ato gjithashtu informuan se me ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2010 edhe maqedonasit bashkë me 21 minoritete tjera nacionale përmenden në Preambulë. 

Ato, potencuan kënaqësinë nga bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira reciproke, gjithashtu shprehën kënaqësi që të ndiqet mësimi në gjuhën maqedonase edhe në Osiek, Zagreb, Riekë, Pullë, Zadar dhe Split. Ato potencuan se, si pjesëtarë të komunitetit maqedonas, janë besnik, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ndaj Kroacisë. 

Kryetari Veljanoski dhe deputetët u informuan se Qeveria e Republikës së Kroacisë e mbështet veprimin e minoritetit nacional maqedonas në komunat kishtare, se është siguruar hapësirë për ndërtimin e kishës ortodokse maqedonase, e cila do të jetë e para në këto hapësira. Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e realizimit të projektit, gjegjësisht për fillimin e ndërtimit, pritet që kah fundi i vitit të fillojë ndërtimi kishës dhe i disa objekteve multifunksionale. 

Click