Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 5 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI NË TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E MJETEVE PËR INFORMIM PUBLIK

Kryetari Veljanoski realizoi takim me përfaqësuesit e mjeteve për informim publik, në të cilin të pranishmit në këtë takim i informoi për punën e bërë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, për seancat e mbajtura plenare, ligjet dhe aktet tjera të miratuara, amendamentet e parashtruara, mbledhjet e mbajtura të komisioneve, të dhënat për prezencën e opinionit në punën e Kuvendit, të gjithë pjesë e përmbajtjes së Raportit vjetor për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Kryetari Veljanoski i informoi gazetarët edhe për punën rrjedhëse të Kuvendit, për seancat plenare në periudhën që vijon.

Në takimin, të pranishmit u informuan edhe për atë se në drejtim në prezencës së rrjeteve sociale dhe informimit më të mirë të shfrytëzuesve të tyre me aktivitetet e Kuvendit, nga nesër do të jenë në funksion faqet/profilet zyrtare të Kuvendit në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Për në fillim, është paraparë që profilet të administrohen nga të punësuarit në Seksionin e informimit, ndërsa për një periudhë të shkurtër ato do të lidhen me sistemin elektronik e-Parlament dhe me ueb faqen e Kuvendit, që do të mundësojë publikim automatikisht të informatave dhe përmbajtjeve. 

Përmbajtjet që janë të arritshme për vizituesit e ueb faqes së Kuvendit, do të jenë më të arritshme për shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, radhët ditore të mbledhjeve të Kuvendit, trupat punues, aktivitetet ndërkombëtare dhe aktivitetet tjera të deputetëve dhe shërbimin e Kuvendit.

 

Click