Udhëheqja parlamentare

E hënë, 17 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI I PRANOI BURSISTËT VJETORË TË PROGRAMIT IPS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, si përkrahës i Programit - Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) e Bundestagut gjerman, sot i pranoi bursistët vjetor nga Republika e Maqedonisë, Ivana Baseva dhe Dejan Çupovski, të udhëhequr nga ambasadorja e RF të Gjermanisë, znj. Gudrun Shtajnaker.

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi që është përkrahës i këtij programi i cili tradicionalisht dhe suksesshëm realizohet nga viti 2001 dhe përmes të cilit 40 të rinj nga Maqedonia kanë pasur mundësi për qëndrim studimor në Gjermani.

Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) është aktivitet tradicional i Bundestagut gjerman, përkatësisht projekt i Parlamentit gjerman i cili bashkërisht me Universitetin e teknikës, Universitetin e lirë dhe Universitetin Humbollt nga Berlini, u jep mundësi të rinjve me arsim të kryer universitar nga vendet e Evropës Juglindore të njihen me sistemin parlamentar të Gjermanisë.

Pjesëmarrësit në këtë projekt janë të rinj të angazhuar politikisht dhe shoqërisht nga më shumë vende (28) të Evropës qendrore, lindore dhe juglindore, të interesuar për punën në administratën shtetërore ose më gjerë në jetën publike të vendit të tyre. 

Kandidatët e përzgjedhur drejtpërdrejtë punojnë në kabinetet e deputetëve gjermanë në periudhë prej pesë muajsh (nga 1 mars deri më 31 korrik). Ato janë të informuar për punën e deputetit në tërësi. Marrin pjesë në përgatitjen e tij për aktivitete të ndryshme, bashkë me nëpunësit e tij të tjerë. Ndonjëherë marrin pjesë edhe në aktivitetet parazgjedhore të deputetëve dhe i organizojnë takimet me qytetarët. 

Kandidatët e përzgjedhur nga Republika e Maqedonisë punojnë me deputetët e Bundestagut gjerman, të cilët kanë interes të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht me Republikën e Maqedonisë.  Përveç aktivitetit me deputetët, ato gjatë qëndrimit të tyre regjistrohen si studentë në njërin prej universiteteve të Berlinit ku i ndjekin ligjëratat dhe marrin pjesë në seminare.

Çdo vit sigurohen dy deri në tre bursa për pjesëmarrës nga Republika e Maqedonisë. 

Nga viti 2008, kandidatët e përzgjedhur fillimisht informohen për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë para se të shkojnë në Bundestagun gjerman. Kuvendi i Maqedonisë është një nga parlamentet e rralla që u ofron mundësi të tillë bursistëve të përzgjedhur.   

Kryetari Veljanoski u dëshiroi bursistëve qëndrim të suksesshëm në RF të Gjermanisë dhe në Bundestag dhe shprehu bindje se përmes këtij programi do të fitojnë përvojë më shumë të cilën do të mund ta ndajnë pasi të arrijnë.   

Click