Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 25 qershor 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E GRUPIT PARLAMENTAR GJITHËPARTIAK TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË BASHKUAR 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me Delegacionin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore, në përbërje të deputetëve: Karen Llampi, Stjuard Endru, Klajv Vets dhe Xhema Dojll, të cilët janë anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, si dhe në përbërje të ambasadorit SH.T. Çarls Edmund Garet. 

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi, me ç'rast u konstatua se kjo vizitë vërteton edhe njëherë marrëdhëniet e mira dhe miqësinë e sinqertë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe dëshirën për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme. 

Kryetari Veljanoski e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyeshëm dhe takimet e realizuara me përfaqësues zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar. Njëkohësisht, u shpreh kënaqësi për projektin e realizuar të Fondacionit Vestministër për Demokraci për "Përforcimin e parlamentit dhe demokracisë". 

Në takimin u trajtuan temat që janë me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë: anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE.  

Kryetari Veljanoski theksoi se ekziston gatishmëri serioze nga ana e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim dhe integrim më të shpejtë, sepse kjo do të rezultojë me prosperitet më të madh ekonomik dhe gjendje më të mirë shoqërore.  

Gjithashtu, kryetari Veljanoski shprehu se pret dhe shpreson përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar duke e pasur parasysh Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uells në shtator të vitit 2014. 

Në takimin u diskutua për mungesën momentale të opozitës në Kuvend, me ç'rast kryetari Veljanoski shprehu vullnet për tejkalimin e të gjitha çështjeve kontestuese dhe dëshirë të sinqertë për pjesëmarrjen e tyre aktive në punën e Kuvendit. 

Znj. Karen Llamlli, si kryesuese e Grupit për bashkëpunim me Maqedoninë e Mbretërisë së Bashkuar, Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore, nënvizoi se Republika e Maqedonisë mbetet të jetë në pozicion të lartë në agjendën e tyre. Madje, u shpreh kënaqësi për pjesëmarrjen e trupave të armatës maqedonase në operacionet paqësore në Afganistan. 

Në takimin, gjithashtu, u diskutua edhe për përqendrimin në zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë, si dhe për gatishmërinë dhe dëshirën për zgjidhje më të shpejtë të kontestit të emrit.  

Click