Udhëheqja parlamentare

E hënë, 10 shkurt 2014

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSMINISTRIN PARLAMENTAR I PUNËVE TË JASHTME TË JAPONISË, Z. TAKAO MAKINO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski realizoi takim me zëvendësministrin parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, z. Takao Makino, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Dhomës së epërme të Parlamentit të Japonisë.

Të dy bashkëfolësit shprehën kënaqësi nga takimi, me ç'rast u konstatua se kjo vizitë edhe njëherë i vërteton marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë, të cilët gjithsesi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen t'i zhvillojnë marrëdhëniet e mira.  

Në këtë takim, kryetari Veljanoski shprehu gatishmëri për avancimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, si në nivel të takimeve të kryetarëve të Parlamenteve, ashtu edhe në nivel të komisioneve dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim. Ai gjithashtu, theksoi për thellimin e marrëdhënieve diplomatike, të cilat këtë vit shënojnë 20 vjet nga vendosja e tyre, është veçanërisht e rëndësishme hapja e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tokio. 

Z. Takao Makino, shprehu gatishmëri personale që të iniciohet riaktivizimi i grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë në Dietin japonez që do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve. 

Sa i përket bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë në planin multilateral, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga përkrahja reciproke në kuadër të sistemit të Kombeve të Bashkuara. 

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen nga ana e Japonisë në zgjedhjen e Republikës së Maqedonisë si anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Në takimin u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve në më shumë sfera, me ç'rast kryetari Veljanoski shprehu falënderim që Japonia është një ndër donatorët më të mëdhenj bilateral të Republikës së Maqedonisë. Kjo ndihmë realizohet përmes projekteve në sfera të ndryshme, siç është projekti i cili do të realizohet këtë vit nga ana e ekspertëve japonezë për përpunimin e studimit fizibilite për rikonstruktim të sistemit të kolektorit në Liqenin e Ohrit. 

Z. Makino shprehu kënaqësi për projektet e shumta të realizuara në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht për furnizim me ujë, benefitet e të cilave qytetarët do t'i ndjejnë në të ardhmen. 

Click