23-24 mars 2017
DELEGACIONI I PARLAMENTIT TË VENEZUELËS NË VIZITË STUDIMORE TË INSTITUTIT PARLAMENTAR MAQEDONAS
Gjatë periudhës nga 23-24 mars në hapësirat e Qendrës Edukative të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kishte vizitë delegacioni i Parlamentit Nacional të Venezuelës në përbërje të tre deputetëve dhe përfaqësuesve të sektorëve hulumtues.
Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i përvojave të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga sfera e hulumtimeve, edukimit dhe komunikimit dhe bibliotekës dhe arkivit legjislativ.


Në kuadër të organizimit delegacioni kishte edhe vizitë të ndërtesës dhe hapësirave të punës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.