TITO PETKOVSKI
Kryetari i PRSD-së. I lindur më 23.1.1945 në fshatin Psaça, Kriva Pallankë. Maqedonas. Jurist i diplomuar.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është deputet nga 1990 e deri më sot. Ka qenë nënkryetar, e më pas kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Kryetar i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.
Anëtari i:
- Këshillit nacional për eurointegrime dhe
- Komisionit për çështje kushtetuese.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për mbrojtje dhe siguri.