TALAT XHAFERI 


Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në fshatin Forinë, Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në Çegran, Gostivar, e kryen shkollën fillore në SHFK “Përparimi”. Me kryerjen e shkollës fillore përcaktohet për profesionin e vet të ardhshëm dhe në vitin 1977 regjistrohet në shkollën e mesme të Gostivarit, që mandej në vitin 1978, pasi i kryen me sukses të madh provimet pranuese në gjimnazin Ushtarak në Beograd, të vazhdojë arsimin e vet atje.  Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore - drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Diplomon në afatin e parashikuar dhe fiton gradën e nëntogerit. Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pasdiplomike, me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. 

Karrierën në Armatë e fillon në vitin 1985, fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), ndërsa pas pavarësimit të shtetit, respektivisht në vitin1992, është oficer aktiv në Armatën Popullore të Maqedonisë (APM) deri në vitin 2001. 

Në vitin 2001 i bashkëngjitet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).  

Karrierën e vet politike e fillon në vitin 2002, kur kandidohet për deputet në Kuvend nga radhët e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim. Vitin e njëjtë zgjidhet edhe për deputet në Kuvend dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, ndërsa mandatin e vet e përfundon më 24.12.2004 kur emërohet për zëvendësministër i Mbrojtjes, në të cilin funksion ka qenë deri në vitin 2006.  

Në vitin 2008, përsëri zgjidhet deputet në Kuvend nga radhët e BDI-së, dhe gjatë mandatit të vet aktiv si deputet ka qenë anëtar i: Këshillit të Kanalit të Kuvendit, Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, zëvendës-anëtar i:  Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore dhe Komisionit të Çështjeve të Rregullores dhe Mandatit. Ky mandat i Xhaferit karakterizohet edhe me aktivitete të shumta ndërkombëtare në cilësinë e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), në organizim të të cilit u realizua edhe Ros-Rot seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shkup. Nëpërmjet Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Mbretërinë e Suedisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Austrisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës në rolin e anëtarit, Xhaferi ka pasur pjesëmarrje aktive edhe në bashkëpunimin bilateral të Kuvendit me parlamentet përkatëse.   

Në vitin 2011, përsëri zgjidhet për deputet në Kuvend. Gjatë këtij mandati, Xhaferi e ktheu vëmendjen e opinionit në vete, kur me mbajtjen e fjalimeve maratonike, e bllokoi miratimin e Ligjit të atëhershëm kontestues për mbrojtësit. Duke i shfrytëzuar mundësitë procedurale, duroi me këmbëngulje në qëllimin për të mbrojtur qëndrimin e vet dhe të partisë dhe praktikisht e futi filibasteringun në Kuvend. Mandati i deputetit i përfundon më 18 shkurt 2013, kur emërohet për ministër i Mbrojtjes. Në një deklaratë për mediumet, gjatë pranim dorëzimit të funksionit të ministrit të Mbrojtjes, Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij do të jetë “forcat e armatosura të bëhen simboli i bashkëjetesës, i tolerancës dhe respektimit të dallimeve”. 

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 21 gusht 2020, pas mandatit të tij të gjashtë si deputet, përsëri e fiton besimin e shumicës të deputetëve të Kuvendit dhe zgjidhet Kryetar i dhomës ligjvënëse.   Në mandatin aktual, Xhaferi është kryetar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese, shef i Delegacionit të Kuvendit në Unionin Interparlamentar (UIP), shef i Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP PBEJL). 

Xhaferi e mbron qëndrimin se, “çdo deputet duhet ti përmbushë pritjet dhe të arsyetojë besimin që ia kanë dhënë votuesit”, së këndejmi, gjatë mandatit, merr pjesë në mënyrë aktive në Komitetin për Marrëdhëniet ndër Bashkësive, Këshillin Nacional të Eurointegrimeve, Komisionit të Çështjeve Kushtetuese si kryetar, në Komisionin Juridiko-Ligjvënës, Komisionin për vlerësimin e bazës së Propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, Komisionit Anketues për Skandalin me përgjimin, Komisionit të Mbikëqyrjes së Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga Ministria e Mbrojtjes, Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Agjencisë së Zbulimit, Komisionit të Çështjeve të Emërimit dhe Zgjedhjeve, Komisionit të Çështjeve Kushtetuese, Komisionit të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Grupit Parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike: Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kroacisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë.  

Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze.  Është i martuar me zonjën Mereme Xhaferi, baba i Barletit dhe Besianës, gjysh krenar i Frashrit dhe Ajolës.  


Aktivitete në Kuvend

  • Komisioni i Çështjeve Kushtetuese, kryetar
  • Delegacioni i Kuvendit në Unionin Interparlamentar (UIP), shef i Delegacionit 
  • Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP PBEJL), shef i Delegacionit 


Aktivitetet e mëparshme në Kuvend:

  • Koordinator i grupit parlamentar të BDI-së
  • Komiteti i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, anëtar
  • Këshilli Nacional i Euro-integrimeve, zëvendës anëtar
  • Komisioni Juridiko-Ligjvënës, anëtar
  • Komisioni për vlerësimin e bazës së Propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së Presidentit të Republikës së Maqedonisë, anëtar
  • Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë, anëtar
  • Komisioni i Financave dhe Buxhetit, anëtar
  • Komisioni i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, zëvendës anëtar 
  • Komisioni Anketues për Skandalin me Përgjimin, anëtar
  • Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë së Zbulimit, zëvendës -anëtar
  • Komisioni i Çështjeve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, zëvendës –anëtar
  • Komisioni i Çështjeve Kushtetuese, zëvendës anëtar 
  • Komisioni i Mbikëqyrjes së Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, anëtar
  • Komisioni i Çështjeve Kushtetuese, zëvendës anëtar 
  • Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Traktatit të Atlantikut-verior, me status të delegacionit shoqërues (AP NATO), Shef i delegacionit
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  në Unionin Interparlamentar (UIP), anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kosovës, kryetar
  • Grupi Parlamentar i Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, anëtar
  • Grupi Parlamentar i Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentet e vendeve Baltike: Republika Estone, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë, anëtar
  • Grupi Parlamentar i Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, anëtar
  • Grupi Parlamentar i Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, anëtar                   

Përvoja e mëparshme:

  • 2016 - Deputet, anëtar i BDI-së 
  • 2014-2016 - Deputet, anëtar i BDI-së
  • 2013-2014 – Ministër i Mbrojtjes
  • 2011-2013 – Deputet, anëtar i BDI-së
  • 2008-2011 - Deputet, anëtar i BDI-së
  • 2004-2006 – Zëvendësministër i Mbrojtjes  
  • 2002-2004 - Deputet,  anëtar i BDI-së
  • 1992-2001 – Oficer në ARM
  • 1985-1991 – Oficer në APJ

ARSIMI:

  • Magjistër i studimeve të mbrojtjes
  • 1996-1998 – Studime pasdiplomike –Specializim për detyra të komandës dhe shtabit në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”- Shkup
  • 1981-1985 Akademi Ushtarake, Forca tokësore-Drejtimi i Këmbësorisë, Beograd dhe Sarajevë
  • 1977-1981 Arsimi i mesëm; Gjimnazi Ushtarak, Beograd
  • 1969-1977 Shkollimi fillor: Sh.F. "Përparimi" Çegran,Gostivar 

Dekorata dhe tituj:

  • 11 nëntor 2016 - Medalja Presidenciale e Meritave e ndarë nga Presidenti i Republikës së Kosovës për kontribut dhe veprimtari kombëtare
  • Medalja "Heroi i paqes në botë" e ndarë nga Organizata Ndërkombëtare "Klubi Ballkanik i Paqes" 
  • 17 shkurt 2018“ - Qytetar Nderi i Komunës së Suharekës"për kontributin si veprimtar i devotshëm dhe kontributdhënës për paqe, liri dhe stabilitet në rajon 
  • 13 dhjetor 2021 - Titulli "Qytetar Nderi i Komunës Lezhë" Si edhe një simbol i urave dhe lidhjeve të pandashme që i kultivojmë me Republikën e Shqipërisë
  • 24 Tetor 2022 - "Dekorata Jarosllavi i Urtë" nga Presidenti i Ukrainës dhe popullit ukrainas, për merita të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë
  • 25 Nëntor 2022 - Grada "Doctor Honoris Causa" nga "Kolegji Universistar Qiriazi "Per kontributin e veçantë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, per lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtetformuese në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar. Per lidhjet e shpirtërore me ikonat e arsimit kombëtar Sevasti & Parashqevi Qiriazi dhe Kristo Dako, që jane trashëgimi historike dhe vazhdimësi e Kolegjit Universistar Qiriazi.


E-posta:pretsedatel@sobranie.mk


 

              Trajko Veljanoski

        Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

 


 

 

Informata kontaktuese

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Telefoni kontaktues: 3113-268, 3112-255, lokali 353
E-posta: pretsedatel@sobranie.mk

Biografia e Кryetarit të Kuvendit

Trajko Veljanovski është lindur më 2 nëntor 1962 në Shkup. Në universitetin ‘’Shën Kirili dhe Metodi’’ në Shkup, i mbaron studimet e shkencave juridike, ndërsa më vitin 1988 e jep provimin e avokaturës dhe të njëjtin vit hap zyre të pavarur të avokaturës. Si avokat punon deri në fillim të vitit 1999.

Angazhimin e vet politik Trajko Veljanovski e filloi në vitin 1993 me inkuadrimin në VMRO-DPMNE. Veprimi i tij politik është i lidhur ngushtë me përcaktimin e tij profesional - drejtësinë dhe legjislacionin. Kështu, më shumë vjet udhëheq Komisionin për çështje juridike të VMRO-DPMNE-së, anëtar i Komisionit për sistem politik, e gjithashtu udhëheq edhe Forumin për çështje juridike e politike dhe sistem gjyqësor të VMRO-DPMNE-së. 

 Në vitin 1999 zgjidhet nënsekretar në Ministrin e Drejtësisë së Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, ku së shpejti bëhet zëvendësministër. Me këtë rast, veçanërisht është aktiv në përgatitjen e ligjeve, por merr pjesë aktive në procesin e miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe trupa punuese kuvendore. Gjithashtu, merr pjesë në përgatitjen e më shumë marrëveshjeve ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale, si dhe në takime, konferenca dhe seminare ndërkombëtare. 
Në këtë periudhë është edhe anëtar i Komisionit për parashtresa dhe propozime të Presidentit të Republikë së Maqedonisë, e gjithashtu është edhe anëtar i Këshillit drejtues të Qendrës për integrime evropiane. 
Në më shumë cikle zgjedhore, siç janë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale është i angazhuar si anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 Trajko Veljanovksi zgjidhet deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në këtë periudhë të mandatit deri në prill të vitit 2008 është kryetar i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe të emërimeve. Në zgjedhjet e qershorit 2008 përsëri zgjidhet deputet, e në mbledhjen konstituive të përbërjen së re kuvendore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Në zgjedhjet në qershor 2011 është zgjedhur për deputet për herë të tretë, ndërsa në seancën konstitutive të përbërjes së re parlamentare është rizgjedhur për Kryetar të Kuvendit të Republikë së Maqedonisë. 

Trajko Veljanovski është i  martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Aktivitete në Kuvend: 

  • Komisioni për Çështje Kushtetuese, kryetar
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar (UIP), shef i delegacionit


 

              Trajko Veljanoski

        Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

 


 

 

Biografia e Кryetarit të Kuvendit

Trajko Veljanovski është lindur më 2 nëntor 1962 në Shkup. Në universitetin ‘’Shën Kirili dhe Metodi’’ në Shkup, i mbaron studimet e shkencave juridike, ndërsa më vitin 1988 e jep provimin e avokaturës dhe të njëjtin vit hap zyre të pavarur të avokaturës. Si avokat punon deri në fillim të vitit 1999.

Angazhimin e vet politik Trajko Veljanovski e filloi në vitin 1993 me inkuadrimin në VMRO-DPMNE. Veprimi i tij politik është i lidhur ngushtë me përcaktimin e tij profesional - drejtësinë dhe legjislacionin. Kështu, më shumë vjet udhëheq Komisionin për çështje juridike të VMRO-DPMNE-së, anëtar i Komisionit për sistem politik, e gjithashtu udhëheq edhe Forumin për çështje juridike e politike dhe sistem gjyqësor të VMRO-DPMNE-së. 

 Në vitin 1999 zgjidhet nënsekretar në Ministrin e Drejtësisë së Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, ku së shpejti bëhet zëvendësministër. Me këtë rast, veçanërisht është aktiv në përgatitjen e ligjeve, por merr pjesë aktive në procesin e miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe trupa punuese kuvendore. Gjithashtu, merr pjesë në përgatitjen e më shumë marrëveshjeve ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale, si dhe në takime, konferenca dhe seminare ndërkombëtare. 
Në këtë periudhë është edhe anëtar i Komisionit për parashtresa dhe propozime të Presidentit të Republikë së Maqedonisë, e gjithashtu është edhe anëtar i Këshillit drejtues të Qendrës për integrime evropiane. 
Në më shumë cikle zgjedhore, siç janë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale është i angazhuar si anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 Trajko Veljanovksi zgjidhet deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në këtë periudhë të mandatit deri në prill të vitit 2008 është kryetar i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe të emërimeve. Në zgjedhjet e qershorit 2008 përsëri zgjidhet deputet, e në mbledhjen konstituive të përbërjen së re kuvendore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Trajko Veljanovski është i  martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Aktivitete në Kuvend

• Komisioni për çështje kushtetuese, kryetar.
• Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar, kryetar.



 

 

KLIMOVSKI  SAVO

 

 

 

 

Anëtar i Qendrës  Demokratike. Prof. d-r Savo Klimovski është i lindur në Shkup më vitin 1947. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup më vitin 1970, magjistroi në vitin 1975, ndërsa doktoroi në Lubjanë më vitin1978, në lëmin e shkencave juridike.

Pas diplomimit më vitin 1971, është zgjedhur asistent në Fakultetin Juridik në Shkup, pastaj docent, profesor inordinar dhe tani profesor ordinar në fakultet.

Është zgjedhur dekan i Fakultetit Juridik në Shkup në dy mandate, prej vitit 1992 deri më vitin 1996.

Ka qenë anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RSM-së dhe kryetar i Komitetit republikan për arsim, kulturë dhe kulturë fizike prej vitit 1986 deri më vitin 1990. Ka qenë kryetar i Senatit të Universitetin ,,Shën Cirili dhe Metodi,, - Shkup. Ka të botuara dhjetë libra shkollorë, ndër të cilat më të rëndësishëm janë: "E drejta kushtetuese", "Sistemi politik" dhe "E drejta parlamentare" dhe mbi njëqind punime shkencore nga sfera e shkencave juridike. Është themelues i Alternativës Demokratike dhe anëtar i udhëheqësisë më të ngushtë të partisë. Prej 14.12.2001 është deputet i pavarur.

Prej 19.11.1999 deri më 15.12.1999: Ushtrues i funksionit Kryetar i Republikës së Maqedonisë.



 

 

TITO PETKOVSKI

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. I lindur më vitin 1945 në f. Psaqa – Kriva Pallankë, R. e Maqedonisë. Maqedonas. Mbaroi Fakultetin Juridik me provimin e jurisprudencës. Ka punuar në Gjykatën komunale në Kriva Pallankë, si jurist në Entin republikan për urbanizëm, në Këshillin ekzekutiv të Kuvendit të Qytetit të Shkupit, ka qenë në funksion në Komitetin e LKM-së të Qytetit në Shkup. Ka qenë nënkryetar i Kuvendit të RM-së në përbërjen e parë parlamentare, deputet në tre përbërjet e mëparshme parlamentare, ndërsa prej vitit 1996 deri në zgjedhjet e treta parlamentare edhe kryetar i Kuvendit të RM-së. E njeh mirë gjuhën frënge, ndërsa shërbehet dhe me gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

Aktivitetet në Kuvend

• Këshilli nacional për eurointegrime, anëtar
• Komisioni për transport lidhje dhe ekologji, kryetar
• Komisioni për çështje kushtetuese, anëtar
• Komisioni për mbrojtje dhe siguri, zëvendësanëtar



 

BOSHKO STANKOVSKI

 

 

 

 

Është i lindur më 26 tetor 1925 në fshatin Brusnik, Manastir. Është pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare është edhe bartës i përkujtimores Partizane 1941. Ka qenë anëtar i SKOJ prej janarit të vitit 1941, dhe anëtar i PKJ – prej nëntorit të vitit 1943. Ka kryer Institutin për shkenca shoqërore në Beograd. Ka qenë anëtar i Sekretariatit të Këshillit Republikan të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, sekretar i Këshillit ekzekutiv të KQ të LKM-së, kryetar i Konferencës republikane të SSRNM, anëtar i Kryesisë së KQ të LKM-së. Në kongresin e tetë të LKJ ka qenë i zgjedhur për anëtar të KS të KSJ.

Që i ri Boshko Stankovski ka qenë i kyçur në aktivitetet e lidhjes së rinisë nacionalçlirimtare, për çka ka qenë i zgjedhur anëtar i Sekretariatit të Këshillit kryesor të NOMS, dhe më vonë ka qenë i zgjedhur kryetar i Këshillit kryesor.

Prej vitit 1947 deri më 1948 është dëgjues i shkollës së mesme partiake të KQ të LKM-së, dhe pastaj në vitin 1951/1952 ka qenë arsimtar dhe zëvendës-drejtor i asaj shkolle. Në vitin shkollor 1952/1953 dhe 1953/1954 është student në Institutin për shkencë shoqërore në Beograd, ku edhe diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm. Prej vitit 1960 deri më 1962 është i emëruar udhëheqës së Qendrës Marksiste të KQ të LKM-së.

Për aktivitete politiko-shoqërore shumëvjeçare të frytshme  dhe për punën e organeve qeverisë Boshko Stankovski është laureat i mirënjohjeve të shumta. Është i dekoruar me Medalje të Republikës, Medalje e punës me flamur të kuq, medalje për bashkim vëllazërim me kurorë të argjendtë dhe të artë dhe medalje për heroizëm. Ka fituar edhe disa dekorata nga jashtë.

Në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Republikës Socialiste e Maqedonisë nga mbledhja e tretë të delegacionit, prej 28 prill 1982, në të cilët ishin të konstituuara përbërjet e reja të Kryesisë së RSM dhe të Këshillit ekzekutiv, kryetar të Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë ishte i zgjedhur Boshko Stankovski. Në atë mbledhje të përbashkët të gjitha mbledhjet e Kuvendit ishte bërë edhe zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së RS Maqedonase në përbërje: Xhemail Vejseli, Vanço Apostollski, Fillip Brajkovski, Tome Bukllevski, Angell Çemerski, Bllagoja Talleski, Bllagoj Popov dhe Fahri Kaja. Për kryetar të Përbërjes Ekzekutiv të Kuvendit  e RSM ka qenë i zgjedhur Dragolub Stavrev.

Funksionin kryetar i Kuvendit Boshko Stankovski e ka kryer deri më 28 prill 1984. E humbi jetën në mënyrë tragjike me 13 mars 1987.



 

KATA LLAHTOVA

 

 

 

 

 

Është e lindur më 30 gusht 1924 në Radovish. Prej vitit 1944 është pjesëmarrëse në LNÇ, kur ishte e pranuar edhe për anëtare e Partisë Komuniste të  Jugosllavisë. Në LNÇ ishte komisare politike e çetës dhe zëvendës sekretar politik në batalion.

Në punën dhe aktivitetin e saj shumë vjeçar prej çlirimit të vendit deri në fund të jetës së saj (24 shkurt 1995), është pajisur me  përvojë të pasur, duke kryer pastaj më shumë detyra përgjegjëse dhe udhëheqëse dhe funksione në organet e Republikës edhe në organizatat shoqërore-politike. Ishte sekretare e Komitetit të Rrethit të PKM në Radovish, anëtare e Drejtorisë për agjitim dhe propagandë të KQ LKM, sekretare e Komitetit të Komunës të PKM – Ohër, sekretare dhe kryetare e Komisionit për çështje të statutit të LKM, anëtare e Komitetit Qendror të LKM, anëtare e Këshillit kryesor të Frontit Popullor të Maqedonisë, kryetare e Konferencës për aktivitet shoqëror të grave, anëtare e Sekretariatit të Këshillit të Lidhjes për pozitën shoqërore të grave të Jugosllavisë, delegate e Kuvendit të RSM në Kuvendin e RSFJ, kryetare e Këshillit shoqëror-politik të Kuvendit të RSM dhe nënkryetare e Kuvendit.

Në mënyrë karakteristike për kohën në të cilën vepron dhe punon, Kata Llahtova paraqitet si luftëtare e madhe për zhvillim të jetës politike-shoqërore dhe ekonomike, për ndërtimin e shoqërisë në marrëdhënie vetëqeverisëse, për rrolin dominues të klasës punëtore, e angazhohet edhe për zhvillim dhe përforcim të vëllazërimit dhe bashkimit, barazisë dhe bashkimit të popullit maqedonas dhe kombësive.

Me kualitetin dhe aftësitë e saj punëtore, profesionale dhe politiko-morale synon për zbatim dhe realizim të punës kolektive dhe vendosje, për realizim të përgjegjësi personale dhe kolektive, dhe paraqitet si luftëtare kundër dukurive antisocialiste dhe antivetëqeverisëse, si dhe kundër të gjitha llojeve të nacionalizmit, separatizmit, shovinizmit, irredentizmit etj.

Funksionin Kryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e kryen prej 28 prill 1984 deri më 25 prill 1985.



 

STANKO MLLADENOVSKI

 

 

 

 


Mlladenovski, si profil dhe përfaqësues i udhëheqësve të suksesshëm në ekonominë e Republikës së Maqedonisë, para se të jetë i zgjedhur në funksionin kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë punoi në fabrikën për saldimin e gypave dhe profileve “11 Oktomvri” në Kumanovë, ku e kryente detyrën drejtor i repartit. Stanko Mlladenovski në periudhën 1965 - 1970 punoi në ndërmarrjen për ekonominë e ujërave si inxhinier kryesorë. Dy vjet para se të bëhet drejtor i repartit për konfeksion të prodhimeve, ka qenë projektues. Në vitin 1984 u emërua për drejtor i përgjithshëm i Organizatës punuese “Iskra” - Kumanovë.

Mlladenovski është i lindur më 9 nëntor 1937 në f. Vraçovce, Kumanovë. Ka kryer Fakultetin teknik, dega e ndërtimtarisë. Ishte anëtar i Këshillit për mbrojtje popullore në Kuvendin e komunës në periudhën prej vitit 1974 deri më vitin 1981. Ishte anëtar në trupat punues dhe në organizatat shoqërore-politike në prodhimtarin e drejtpërdrejtë. Prej vitit 1967 deri më vitin 1971 ishte anëtar në Konferencën e Komunës dhe në Komitetin e Komunës së Lidhjes së komunistëve në Kumanovë; prej vitit 1974 deri më vitin 1980 ishte sekretar i Komitetit të Komunës të LKM, kurse pastaj edhe kryetar i Konferencës së Komunës së LKM. Gjithashtu, Mlladenovski ishte anëtar i Kryesisë së LSPPM prej vitit 1974 deri më vitin 1981 dhe anëtar i Komitetit Qendrorë të Lidhjes së komunistëve në Maqedoni ndërmjet Kongresit të Shatë dhe të Tetë.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ishte delegat në Këshillin për zhvillim dhe financa dhe në Këshillin për urbanizëm dhe çështje banesore-komunale. Ishte anëtar aktiv edhe në Lidhjen Socialiste të popullit punëtor të Maqedonisë si organizatë më masovike shoqërore-politike në atë kohë.

Për kryetar të Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë, Stanko Mlladenovski është i zgjedhur në mbledhjen e përbashkët të të tri dhomave të Kuvendit që u mbajt më 25 prill 1985, me mandat njëvjeçar. Zgjedhja e tij ishte bërë njëzëri, me votim publik të delegatëve. Në atë mbledhje konstituive, mes të tjerash, debatohej për realizimin e rolit kushtetues të dhomave të punës së bashkuar dhe për analizën për disa çështje aktuale në funksionimin dhe financimin e bashkësive lokale.

Duke dalë nga prodhimtaria e drejtpërdrejtë, nga puna e bashkuar, Stanko Mlladenovski në punën e Kuvendit veçanërisht angazhohej për zhvillim më të shpejtë të ekonomisë, për përmirësimin e aktivitetit normativ të atij plani dhe për pajtueshmërinë e aktvendimeve ligjore. Mandati kryetar i Kuvendit të RS të Maqedonisë i përfundoi me 28 prill 1986.



 

 

VULLNET STAROVA

 

 

 


Është me rëndësi që menjëherë të theksohet se Vullnet Starova, shqiptar, si profesor, punëtor shoqëror, doktor i shkencave të mjekësisë, është kryetari i fundit i kuvendit delegues të Republikës Socialiste të Maqedonisë.
Në këtë funksion u zgjodh në mbledhjen konstituive të Kuvendit nga thirrja e katërt deleguese më 28 prill 1986, kur edhe u zgjodhën përbërjet e reja të Kryesisë dhe Këshillit Ekzekutiv të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Funksionin e ka kryer deri më 8 janar 1991, kur u konstatua Kuvendi i parë shumëpartiak. Pastaj punonte në Fakultetin e Mjekësisë, në Klinikën e fëmijëve, por kryente edhe veprimtari si profesor universitar.

Vdiq më 5 gusht të vitit 1995.

Rruga jetësore e Vullnet Starovës ishte me dinamikë jashtëzakonisht të madhe. U lind më 6 maj 1934, Pogradec, prej nga familja e tij vjen në Shkup. Si doktor specialist – pediatër dhe doktor i shkencave mjekësore ishte i kyçur në disa organizata politike-shoqërore dhe në organet e pushtetit. Përveç tjerash, ka qenë delegat në Dhomën Federative të Kuvendit të RSFJ-së, derisa në Kuvendin e RS të Maqedonisë ka qenë delegat nga viti 1965 deri në 1969 në Dhomën organizative-politike.

Gjithashtu, ka qenë anëtar i Kryesisë së Sindikatave të veprimtarive shoqërore, anëtar i Komisionit të Statutit të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë, anëtar i KQ të JKJ-së, u Konferencës Republikane të LSPPM-së dhe kryetar i Seksionit për shëndetësi. Një kohë kryente edhe funksionin e kryetarit të Komisionit jugosllav për bashkëpunim me organizatën shëndetësore botërore, kurse ka qenë anëtar  dhe në Komisionin jugosllav për UNICEF. Disa vjet ka qenë edhe komandant i Shtabit Republikan për mbrojtje civile.

Nga viti 1974 deri më vitin 1978 Starova ka qenë nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të RSM. Krahas me këtë ka qenë anëtar dhe sekretar i Sekretariatit Republikan për shëndetësi dhe politikë sociale. Ka qenë kryetar i Këshillit për punë, shëndetësi dhe politikë sociale. Nga viti 1978 deri në vitin 1986 ka qenë delegat në Kuvendin e RSFJ-së – Dhoma Federative.

Është dekoruar me tri medalje: Vëllazërim-bashkim me Kurorë të Artë, për Punë me Flamur të Kuq dhe për Merita për Popullin me Yll të Argjend. Si kryetar i Kuvendit angazhohej të vepronte fuqishëm në përmirësimin e efikasitetit të Kuvendit, si organ më i lartë i pushtetit që në suazat e të drejtave dhe obligimeve të Republikës, edhe shtëpia parlamentare të hapet gjerësisht ndaj iniciativave dhe propozimeve të të gjithë pjesëmarrësve në sistemin delegues kuvendor.

 



 

STOJAN ANDOV

 

 

 

 

U lind në vitin 1935 në Kavadar, Republika e Maqedonisë; ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup, kurse magjistroi në Universitetin e Beogradit;

Ka qenë nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv Republikan, anëtar i delegacionit maqedonas në Dhomën e Republikave dhe Krahinave dhe anëtar i qeverisë federative në tre mandate, ku vërehet roli i tij si negociator i kontakteve të ish-Jugosllavisë me ekspertët e BEE (1971-1987);

 Llogaritet si njohës i jashtëzakonshëm dhe ekspert i çështjeve ekonomike, si politikan i orientuar drejt ekonomisë së tregut; - Ka qenë ambasador i ish-Jugosllavisë në Irak (1987-1991).

-Themelues i Partisë Liberale të Maqedonisë dhe si kryetar i saj e ka udhëhequr Partinë Liberale deri në bashkimin me ish-PD-në, kur u bë kryetar i Këshillit të subjektit të ri politik.

-Pas rimëkëmbjes së Partisë Liberale të Maqedonisë, u zgjodh anëtar i Komitetit të sa ekzekutiv

-Është zgjedhur nënkryetar i Internacionales liberale

-Në zgjedhjet e para shumëpartiake të vitit 1990, u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe u bë kryetar i Kuvendit në janar të vitit 1991;

-Në zgjedhjet e dyta shumëpartiake të vitit 1994, përsëri u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Kuvendit - detyrë që e kreu deri në mars të vitit 1996;

-U zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe në zgjedhjet e fundit (të vitit1998);

-Si deputet, është kryetar i Komisionit për politikë monetare dhe kreditore dhe bankiere të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

Ka qenë kandidat për president të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999;

Më 30 nëntor të vitit 2000 u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.



 

NIKOLLA POPOVSKI

 

 

 

 

U lind më 24 maj të vitit 1962 në Shkup

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Shkup. Diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Shkup. Në të njëjtin Fakultet edhe magjistroi në temën “Baza ekonomike e shoqërisë informative”.

Ka punuar në Ministrinë për zhvillim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 1990 ka qenë anëtar i Kuvendit të Qytetit të Shkupit. Prej vitit 1992 është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ka qenë kryetar i Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për ekologji, rini dhe sport dhe Komisionit për financa dhe buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 1998 deri në vitin 2002 është koordinator i Grupit të deputetëve të LSDM.

Është anëtar i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës prej vitit 1993, ndërsa në periudha të caktuara edhe shef i delegacionit maqedonas. Ka qenë anëtar i disa komisioneve në Kuvendin e Këshillit të Evropës në Strasburg.  

Është autor i punimeve profesionale në revistat e vendit dhe ndërkombëtare. Ka botuar dhe dy libra nga problematika ekonomike dhe politike.

Flet gjuhën angleze.
Më 7.11. 2003 emërohet ministër i Financave.



 

LUPÇO JORDANOVSKI

KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

Data dhe vendi i lindjes: 13 shkurt Shtip, Republika e Maqedonisë

Statusi martesor: I martuar, babë i tre fëmijëve

Arsimi:

1957: Fakulteti Elektro-teknik, Universiteti i Zagrebit, Kroaci, inxhinier i diplomuar i elektroteknikës;
1976: Fakulteti i Matematikës, Universiteti i Zagrebit, Kroaci, Katedra për matematikën e zbatuar;
1978: Fakulteti Elektro-teknikës, Universiteti i Zagrebit, Zagreb, Kroaci, punim magjistrature;
1985: Katedra për Ndërtimtari në Universitetin Kalifornia Jugore, Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA, disertacion doktorate;

Tituj akademikë:

1998-2003; profesor i rregullt pranë Opservatorit sizmik, Instituti për fizikë në Fakultetin Matematikor-natyror të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, Republika e Maqedonisë;
1995-1999: profesor i rregullt në Fakultetin Xehetar-metalurgjik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shtip, Republika e Maqedonisë;
1992-1995: profesor i çrregullt pranë Opservatorit sizmik të Fakultetit Matematiko-natyror, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, Republika e Maqedonisë;
1987-1992: docent pranë Institutit për inxhinieri dhe sizmilogji inxhinierike (IISI) Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, Republika e Maqedonisë;
1978-1987: asistent pranë IISI- Shkup;
1982-1985: asistent në Katedrën për ndërtimtari të Universitetit Kalifornia  Jugore, Los Anxhelos, Kaliforni;


Angazhime profesionale:

1992-2001: udhëheqës i Opservatorit sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-natyror, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”;
1978-1991: hulumtues, Dega për studime sizmike regjionale, IISI-Shkup;

Specializimet:

1979: Dames And More, Londër, Mbretëria e Bashkuar;
1982: Bursë gjashtëmujore e UNESKO në Degën për inxhinieri pranë Katedrës për ndërtimtari të Universitetit Kalifornia e Jugut, Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA;
1996: Trajnim njëmujor pranë Kimimetrics Inc., Pasadena, Kaliforni, SHBA;

Konsultime dhe mendime ekspertësh:

1988: Qëndrim dymujor në Meksiko Siti, pas tërmetit në vitin 1985 në Miçoakan (Meksikë);
1987-1989: Anëtar i Grupit punuese nacional Task Grup 1 (TG 1); katalogu i tërmetit, hartat sizmike dhe bankat e të dhënave për tërmete të forta;
1991: Qëndrim tremujor si profesor vizitues në Katedrën për ndërtimtari pranë Universitetit Kalifornia Jugore, Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA;
1991: Angazhim njëmujor si konsultues i UNCHS-Habitat IRA/90/004,
1990: Manjilë (Iran);

Angazhime politike:

1991-1995: Anëtar i Kryesisë së LSDM;
1995-1999: Anëtar i Këshillit Qendror të LSDM;
1999-2003: Anëtar i Kryesisë së LSDM dhe Komitetit Ndërkombëtar të LSDM;
2002: Deputet dhe kryetar i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve;
2003: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

7.3.2004-12.5.2004: Ushtrues i funksionit Kryetar i Republikës së Maqedonisë.



 

LUBISHA GEORGIEVSKI

KRYETAR I KUVENDIT TË RËPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

 

Lubisha Georgievski u lind më 30 maj 1937 në Manastir, Republika e Maqedonisë. Diplomoi në “Akademinë për teatër, film, radio dhe televizion”, Grupi “Teatër dhe radio-regji” në Beograd, në vitin 1947.

Lubisha Georgievski është regjisor filmi dhe teatri, shkrimtar dramash dhe eseist, teoritcien i teatrit dhe profesor i Regjisë së teatrit dhe aktrimit në “Fakultetin e arteve dramatike” në Shkup.

Ka qenë profesor vizitues për ontologji dhe fenomenologji të teatrit të Universitetit “ Southern California” në Los Anxhelos dhe University of Texas at Dallas, në SHBA.

Lubisha Georgievski është punëtor shoqëror, zhurnalist dhe poliglot. Deri më tash ka botuar mbi dhjetë libra. Si regjisor filmi ka bërë regjinë e katër filmave. Si zhurnalist ka shkruar mbi 200 kolumna në gazetën ditore “Dnevnik”

Si regjisor ka punuar në Los Anxhelos dhe Dallas, në Poloni, Rumani, Itali, Kroaci, Serbi, Bullgari, kurse tekstet dhe shfaqjet e tij shfaqen në Moskë, Vjenë, Paris, Varshavë, Budapest, Bukuresht, Logj, Sofje, Beograd, Zagreb, Triestë... Në vitin 1994 ishte kandidat për president i VMRO-DPMNE-së.

Nga viti 2000 deri në vitin 2004 ka qenë ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Bullgarisë. Flet anglisht, frëngjisht, italisht rusisht, bullgarisht, kurse shërbehet edhe me gjuhën sllovene, polake dhe rumune. Jeton në Shkup.

 



 

LUPÇO ARSOV

 

 

 

 

 

Është revolucionar, burrë shteti, hero i popullit, një nga punëtorët dhe udhëheqësit më të njohur më të njohur shoqëroro-politikë të Republikës së Maqedonisë. Është lindur më 19 maj 1910 në Shtip. Rrjedh nga familje tregtare e cila është aktivisht e kyçur në luftën nacionalçlirimtare të popullit maqedonas nga robëria otomane dhe ndërmjet dy luftërave botërore.
 
Që nga mosha e re kyçet në lëvizjen popullore të rinisë dhe të punëtorëve. Anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë është nga qershori i vitit 1940. Ka qenë sekretar i celulës partiake dhe anëtar i Komitetit të Parë të Rrethit të PKJ në Beograd. Në qershor të vitit 1941, me kthimin nga robëria në Beograd, më urdhër të PKJ shkon me punë në Shtip.
 
Para Luftës së Parë Botërore, si nëpunës bankar, ka punuar në Lidhjen e  bankierëve, të siguruesve, të nëpunësve tregtarë dhe industrialë në Beograd. Si anëtar Komitetit të vendit për Shtipin dhe Manastirin, në vitin 1941 merr pjesë në përgatitjen e kryengritjes së armatosur në Maqedoni e cila, siç dihet, filloi më 11 tetor.

Në pranverën e vitit 1942 deri në mars 1943 gjendet në burgjet bullgare dhe në internim për shkak të veprimtarisë liridashëse dhe aktivitetit të tij të forcuar në planin shoqëroro-politik. Nga qershori i vitit 1942 është anëtar i PK të PKJ për Maqedoninë, anëtar i PK të përkohshme dhe Shtabit Suprem të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe i aradheve partizane të Maqedonisë.
 
Pas kthimit nga burgu emërohet sekretar i Komitetit të Katërt të Rrethit të PKM dhe anëtar e sekretar i Komitetit të Pestë të Rrethit të PKM-së. Deri në vjeshtë të vitit 1943 është anëtar i Shtabit të Zonës së Pestë Operative dhe udhëheqës i aktiviteteve dhe aksioneve të Aradhes partizane të Kozjakut. Nga viti 1944 deri në Kongresin e Katërt të PKM është anëtar i KQ LKM, ndërsa nga Kongresi i  Pestë deri në të Tetin-anëtar i KQ LKJ-së.

Në mbledhjen e parë të KAÇKM-së u zgjodh sekretar i Presidiumi (Kryesia e KAÇKM-së). Është zgjedhur nënkryetar dhe ministër i Financave në Qeverinë e parë popullore të Maqedonisë, pastaj emërohet kryetar i Komisionit për kontroll shtetëror të Maqedonisë.

Nga janari i vitit 1948 deri më dhjetor të vitit 1953 është ministër i Punës në qeverinë federative të Jugosllavisë. Në periudhë prej vitit 1953-1960 është kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kurse anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ - 1960 deri më 1962. Nga 26 qershori 1962 deri më 24 qershor 1963 është kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 1963-1967 është kryetar i Konferencës Republikane të LSPPM-së.

Në periudhën e njëjtë ai përsëri është kryetar Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 1967 deri më 1971 është nënkryetar i Konferencës Federative të LSPPJ-së, anëtar i Këshillit të federatës jugosllave, ndërsa në periudhë prej 1979 është anëtar i Kryesisë së RSM, kurse ishte edhe kryetar i saj.
Deri më vitin 1974 Lupço Arsov është zgjedhur në të gjitha ftesat e Kuvendit të RSM dhe në Kuvendin e Bashkuar.

Lupço Arsov është Hero Populli i Jugosllavisë dhe Trim i punës socialiste. Është bartës i Përkujtimores Partizane 1941. Tragjikisht e humbi jetën në vitin 1986.



 

VIDEO SMILEVSKI - BATO

 

 

 

 


Video Smilevski - Bato mbi katër dekada pandërprerë, deri në çastet e fundit të jetës, ndodhej në fronte të ndryshme për të cilat kishte nevojë Revolucioni dhe Partia. Si luftëtar i dalluar dhe konsekuent i lëvizjes sonë revolucionare-organizator i Partisë, udhëheqës, burrë shteti, punëtor i gjithanshëm shoqëror, çdo kund ku gjendej dhe vepronte la  dhe linte përshtypje të pashlyera -  të rrënjosur në lirinë e Republikës Socialiste të Maqedonisë. Bato kishte përvojë të pasur revolucionare.

Është lindur më 14 gusht 1915 në fsh. Nikoforovë të Mavrovës, Gostivar. Rrjedh nga familje kurbetçinjsh dhe që mosha e re e ka e ka përjetuar jetën e vështirë të kurbetit, këtë fat të hidhur të maqedonasit në luftën e tij për mbijetesë dhe ekzistencë jetësore. Që nga ditët më të hershme fëmijërore punon në dyqanin e hotelerisë së babait të tij në Beograd. Nga fitimi i vështirë, prindërit ndajnë për etjen e madhe për shkollimin e Videos së tyre. Duke punuar ai shkollohet: në Beograd kreu shkollimin fillor, gjimnazin dhe akademinë tregtare.

Studioi dhe ekonominë, por kushtet e luftës e pengojnë ta zgjerojë diturinë e fituar. Aktiviteti revolucionar i tij deri në vitin 1944 u zhvillua, kryesisht, në Beograd dhe në territorin e Serbisë. Në korrik të atij viti detyra partiake e çon Smilevskin në  Maqedoninë e tij, e cila përgatitej që në hovin e kryengritjes së armatosur ta mbajë mbledhjen historike të KAÇKM-së. Si pjesëmarrës në Mbledhjen e Parë të KAÇKM-së me entuziazëm i përjeton momentet historike të krijimit të shtetit të lirë të popullit maqedonas dhe kombësive në Maqedoni.

Këtu me një elan të ri revolucionar e vazhdon veprimtarinë e vet si sekretar i Komitetit të Katërt të Rrethit të PK të Maqedonisë. U kooptua anëtar i KQ të LKM-së, ndërsa prej tetori e merr  detyrën sekretar i Komitetit të Parë të Rrethit të PK të zonës së Shkupit.

Pas lirisë së fituar, me eksperiencën e vet të pasur revolucionare Smilevski e vë në shërbim të përtëritjes dhe ndërtimit të vendit të shkatërruar, e kyç në rritjen e pushtetit popullor dhe të revolucionit socialist.

Përskaj detyrave të shumta që i kryente në PKM/LKM, vazhdimisht është zgjedhur anëtar i KQ të LKJ nga Kongresi i Pestë deri në të Tetin, ndërsa anëtar i Kryesisë së KQ të LKJ është prej vitit 1969. Përveç tjerash, ka qenë kryetar i Këshillit Kryesor të Lidhjes së Shoqatave të Luftëtarëve të LNÇ të Maqedonisë dhe nënkryetar i Këshillit Kryesor të Lidhjes së Shoqatave të Luftëtarëve të LNÇJ-së.

Që nga fillimi është një nga themeluesit e pushtetit popullor dhe në vazhdimësi punon në aftësimin dhe forcimin e tij. Në vitin 1947-1950  Vidoe Smilevski - Bato është nënkryetar i Qeverisë së RP të Maqedonisë, në vitin 1950-1951 është nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPM-së, në vitin 1952-1954 është nënkryetar i Qeverisë së RPM, ndërsa në dy vitet e ardhshme përsëri kthehet në Kuvendin Popullor dhe më 25 qershor 1963 deri më 12 maj 1967 është kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në vitet në vijim është kryetar i Dhomës Federative të Kuvendit Federativ,  anëtar i Këshillit të Federatës, deputet në Dhomën e Popujve në Kuvendin Federativ, kryetar i Këshillit drejtues të Fondit republikan për kreditimin e zhvillimit më të shpejtë të viseve jo aq të zhvilluara. Vdekja e gjeti më 8 shtator 1979, kur e kryente detyrën e kryerit të Kryesisë së RS të Maqedonisë dhe anëtar i KQ të LKM-së.

Është dekoruar me Medalje Hero i Popullit, Hero i Punës Socialiste, kurse është bartës i  Përkujtimores Partizane 1941.  



BLLAGOJA TALESKI

Është lindur më 17 janar të vitit 1924 në  Prilep. Blagoja Taleski është njëri ndër udhëheqësit më të njohur partiakë dhe ushtarakë të Republikës së  Maqedonisë. Ishte burrë shteti. Rrjedh nga një familje zejtarësh me shumë  fëmijë. Qysh në  moshën 16 vjeçare ishte anëtar i Partisë  Komuniste të Jugosllavisë.

Ka marrë  pjesë  në  demonstratat e vitit 1940, për çka është zënë dhe burgosur në  burgun e Velesit dhe të Shkupit dhe në burgun e Ada Ciganlija. Ka marrë  pjesë edhe në përgatitjen e kryengritjeve të armatosura. Në  tetor të vitit 1940 është burgosur dhe internuar në Bullgari. Pas kthimit nga burgu Taleski bëhet  sekretar i Komitetit të rajonal PKM. Ka marrë pjesë në formimin e zonës operative të  aradheve partizane "Dame Gruev" dhe "Goce Dellçev".

Si udhëheqës partiak dhe ushtarak ka vepruar në mobilizimin e popullit në  Prespë, Prilep, Krushevë dhe në Manastir. Ka kryer arsimin e lartë dhe radhitet ndër punëtorët shoqëroro-politikë më aktivë. Është bartës i Përkujtimores partizane 1941. Ka pasur shumë funksione udhëheqëse në Republikën e Maqedonisë  edhe në  federatën jugosllave.

Përveç tjerash ka qenë sekretar i Komitetit Komunal të Manastirit, shef i Seksionit kuadrovik të KQ të LKM-së, sekretar i Komitetit të Qytetit të LKM, sekretar i Komitetit të rrethit të LKM-Prilep, sekretar i Këshillit kryesor LSPPM-së. Nga viti 1966 deri në 1966 është kyetar i Komisionit kontrollues në Qeverinë e Republikës Popullore të Maqedonisë, ka qenë anëtar i KAÇKM-së nga 1944 deri më 4 shator 1946.

Ka qenë deputet i thirrjes së parë dhe të dytë të kuvendeve kushtetuese të  Maqedonisë nga 4 shtatori 1946 deri më 3 dhjetor 1950. Ka qenë deputet i thirrjes së dytë, të  tretë dhe të  katërt të Kuvendit Federativ (Dhoma Federative) prej 26 mars 1950 deri më 8 qershor 1963. Ka qenë deputet edhe në Dhomën Ekonomike të Kuvendit Federativ prej 3 qershor 1963 deri në prill 1965.

Në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë ka qenë deputet në  Dhomën Ekonomike të Kuvendit të RSM-së prej 9 prill 1967 deri më 9 prill 1969 dhe deputet në Dhomën Ekonomike të Kuvendit të RSFJ-së prej prillit 1969 deri në prill 1974. Bllagoja Taleski ka qenë kryetar edhe i Këshillit Republikan të LSM-së (Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë) prej vitit 1963 deri në vitin 1966. Edhe në jetën ekonomike të Republikës së Maqedonisë ka një aktivitet të theksuar.

Përveç tjerash, ka qenë kryetar i Lidhjes së Kooperativave të Rrethit të Manastirit dhe drejtor i përgjithshëm i Ndërmarrjes së bashkuar "Jugotutun" në  Shkup. Funksionin kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  Bllagoja Taleski e ka ushtruar në dy mandate nga katër vjet, përkatësisht prej majit të vitit 1974 deri në maj 1982.
Ka qenë anëtar i Kryesisë së LKM-së dhe anëtar e kryetar i Kryesisë së  Republikës Socialiste të  Maqedonisë. Vdiq në vitin 2001.

 


 



NIKOLLA MINÇEV

Rruga jetësore e Nikolla Minçevit është përplot me aktivitete dhe krijimtari të pandërprerë qysh para luftës - në lëvizjen përparimtare rinore dhe studentore, pastaj si pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare dhe Revolucionin nga fillimi i saj prej vitit 1941, si dhe në periudhën pas çlirimit në ndërtimin socialist të  vendit.

Në përvojën e tij të pasur jetësore dhe të punës gërshetohen arritje të mëdha në  detyrat të cilat i kryente në shumë fusha të jetës shoqërore. Jo rastësisht radhitet ndër funksionarët shtetëror-politikë më me përgjegjësi të Republikës së  Maqedonisë .

Nikolla Minçev është  pjesëmarrës në  LNÇ prej vitit 1941. Është  anë tarë i PKJ-së prej vitit 1943. Është njëri prej organizatorëve të Aradhes së parë partizane të  Tikveshit, ka qenë komandant i Zonës së tretë operative, sekretar i Komitetit të  rrethit dhe rajonit të PKM-së, anëtar i Shtabit kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe të  Aradheve Partizane të Maqedonisë.

Ka qenë anëtar dhe nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Republikës Socialiste të Maqedonisë, anëtar i Këshillit të Federatës, KQ të LKJ-së dhe i KQ të LKM-së, Politbyrosë  dhe i Komitetit Ekzekutiv.

Arsimin fillor e ka kryer në Kavadar, ndërsa Shkollën normale e ka kryer në  Shkup para Luftës së Dytë Botërore. Punon si mësues në disa fshatra në Maqedoni, në kohën e Mbretërisë jugosllave. Para Luftës së Dytë Botërore prej vitit 1940, ka qenë  mësues në fshatin Lubanci të Shkupit.

Atëherë regjistrohet në Universitetin e Shkupit, si student i çrregullt në grupin e filozofisë me pedagogjinë. Rrjedh prej familjes së vjetër revolucionare maqedonase. Ka qenë delegat i Mbledhjes së Dytë të KAÇPJ-së dhe të  Mbledhjes së  Parë  të  KAÇKM-së dhe anëtar i Presidiumit të KAÇKM-së. Nikolla Minçev është ministri i parë i Arsimit në qeverinë  e parë maqedonase. Ai e nënshkroi vendimin për alfabetin e parë maqedonas dhe drejtshkrimit të parë  maqedonas dhe ka marrë pjesë gjatë themelimit të Fakultetit Filozofik në Shkup.

Më shumë se dhjetëvjeçar Nikolla Minçev ka qenë në funksione në Federatë. Ka qenë anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ dhe i kryente funksionet ministër i Financave të Jugosllavisë dhe drejtor i Entit Federativ për Planifikim Ekonomik.

Me aktivitetin e vet të pasur dhe të  frytshëm, Nikolla Minçev gjatë  tërë  jetës së  vet ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e Republikës së  Maqedonisë. Funksionin kryetar i Kuvendit të  Republikës së  Maqedonisë  e ka ushtruar me shumë sukses prej 23 shtator 1968 deri më 6 maj 1974. Vdiq më 6 prill 1997. Është dekoruar me mirënjohje të larta për kontributin e rëndësishëm për ndërtimin e Republikës së Maqedonisë.

 

           



MITO HAXHIVASILEV – JASMIN

Rruga jetësore e Mito Haxhivasilev–Jasmin filloi në Kavadar, qyteti i bukurisë së verës, ku është lindur më 21 dhjetor 1922, që mandej të shpërngulet në Manastir ku e kreu gjimnazin. Që në bankat shkollore filloi të bashkëpunojë me lëvizjen progresive rinore. Më 1940, si ri 18 vjeçar u pranua anëtar i PKJ-së. Para luftës ai ishte anëtar i Komitetit lokal në Kavadar dhe sekretar i KL të LRKJ-së.

Për shkak të aktivitetit të tij u burgos. Deri në çlirim Mito Haxhivasilev ushtronte funksione të me rëndësi në lëvizjen nacionalçlirimtare: zëvendës-komisar politik i Zonës së tretë operative të LNÇ-së dhe LRJ-së për Maqedoninë dhe zëvendës-komisar politik i Brigadës së Dytë Sulmuese Maqedonase Nacionalçlirimtare.

Deri më 15 janar 1945 ishte anëtar i Këshillit Popullor Rajonal në Manastir, kurse prej fundit të 1945 deri më 1 janar 1948 ishte kryeredaktor dhe redaktor  përgjegjës i gazetës “Nova Makedonija”. Në sferën e gazetarisë dhe publicistikës ai arriti rezultate të jashtëzakonshme.

Ka lënë një numër të madh punimesh të njohura në faqet e shtypit të përditëshëm dhe në revistat periodike. Është autor i shumë librave dhe broshurave, e ndër to nga sfera e historisë nacionale maqedonase janë: “VMRO-ja e Bashkuar”, "Jane Sandanski” dhe “Për shovenizmin bullgaromadh”, nga sfera e shkencave shoqërore “Drejtuar kah njeriu”, “LKJ dhe  demokracia e drejtpërdrejtë”, “Shpërndarja socialiste sipas punës”, “Reflektim-Shprehje”, “Për kundërthëniet e socializmit”.

Mito Haxhivasilev ushtroi detyrën e drejtorit të Drejtorisë për informata të RPM dhe shef për agjitim dhe propagandë në Këshillin kryesor të Frontit Popullor të Maqedonisë. Më 1962 riemërua kryeredaktor i gazetës “Nova Makedonija”.

Thuaja se dy dekada Haxhivasilev ishtë anëtar i organeve më të larta partiake dhe shtetërore të Republikës. Në Kongresin e Parë të PKM-së u rizgjodh  kandidat, e mandej edhe anëtar i KQ të PKM-së. Në Kongresin e Dytë dhe të Tretë të PKM-së u rizgjodh në udhëheqjen më të lartë partiake, kurse në Kongresin e Shtatë të LKJ-anëtar i Komitetit Qendror. Nga 1957 ishte kryetar i Komisionit ideor të KQ të LKM-së, kurse prej 1964 deri më 1967 - anëtar i KE të QK të SKM-së dhe sekretar i KQ të SKM-së për sektorin ideologjik. Ishte anëtar i Kryesisë.

 Mito Haxhivasilev-Jasmin kishte funksione të rëndësishme edhe në aparatin shtetëror. Ishte deputet në Kuvendin Popullor të RPM-së (mandatin e dytë,  të tretë dhe të katërt), sekretar i Këshillit Ekzekutiv të Maqedonisë, kurse ishte deputet edhe në Kuvendin Federativ, si dhe anëtar i Këshillit të Federatës.

Në 12 maj 1967 u nderua me zgjedhjen në funksionin atëherë më të lartë  shtetëror në Republikë - Kryetar i Kuvendit të Republikës Socialiste të  Maqedonisë. Në këtë funksion ishte me mandat njëvjeçar. Është bartës i më shumë mirënjohjeve dhe dekoratave për veprimtarinë e vet të palodhshme. Vdiq më 1 gusht 1968.

 

 


 



LLAZAR KOLISHEVSKI

Llazar Kolishevski lindi në Sveti Nikolle më 12 shkurt 1914. Para luftës ishte punëtor mekanik. Kreu shkollën e zanatit-ushtarak në Entin ushtarak-teknik në Kraguevc. Si nxënës dhe punëtor në Ent, mori pjesë në punën lëvizjes së rinisë përparimtare dhe punëtore. Ishte edhe njëri nga udhëheqësit e rinisë përparimtare. Për shkak të veprimtarisë politike ishte disa herë është burgosur dhe përndjekur. 

Kolishevski ishte edhe sekretar i Komitetit partiak të Entit ushtarak-teknik në Kraguevc dhe sekretar organizativ i Komitetit të rrethit të PKJ-së. Si delegat mori pjesë në Konferencën e pestë të vendit të PKJ-së në vitin 1940 në Zagreb. Për shkak të aktivitetit politik u pushua nga puna në Enti ushtarak-teknik. Me vendimin e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Serbinë, në fillim të vitit 1941 kaloi me punë në Smederevska Pallankë për shkak të formimit të organizatës partiake.

Pas kapitulimit të Mbretërisë Jugosllave, pas vendimit të KQ të PKJ-së, vjen me punë në Maqedoni si i autorizuar i KQ të KPJ-së për Maqedoninë për shkak të zbatimit të politikës së Partisë Komuniste të Jugosllavisë për kryengritje të armatosur. Këtu bie në konflikt me sekretarin e atëhershëm të KK të PKJ-së për Maqedoninë, Metodija Shatorov-Sharlo, i cili pa dijen e KQ të PKJ-së, e me përkrahjen e Komitetit Qendror të Partisë Punëtore të Bullgarisë, vullnetarisht ia bashkëngjiti organizatën partiake maqedonase asaj bullgare.

Kah fundi i gushtit, 1941 pas intervenimit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe personalisht të Titos Kominternës, organizata partiake e Maqedonisë u rikthye në përbërjen e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, Kolishevski u emërua sekretar i KK të PKJ-së për Maqedoninë dhe udhëheqës i Shtabit Ushtarak Krahinor.

Në fillim të nëntorit 1941 "është rrëmbyer’’ dhe burgosur nga policia bullgare. Për shkak të aktivitetit të tij revolucionar u dënua me vdekje. Më vonë dënimi me vdekje iu ndryshua me burgim të përjetshëm. Në robëri në burgun bullgar në Plevlen u gjend deri në kapitulimin e Bugaris fashiste, më 9 shtator 1944, kur kthehet në Maqedoni.

Me formimin e KQ të PKM-së,  mars 1943 u zgjodh sekretar dhe në këtë funksion është deri në korrik 1963. Llazar Kolishevski u zgjodh edhe delegat në Mbledhjen e Dytë të KALÇJ-së dhe ishte anëtar i KALÇJ-së, si dhe delegat në mbledhjen e Parë të KAÇKM dhe anëtar i KAÇKM-së. Në Kuvendin e Dytën (i pari i jashtëzakonshëm) të KAÇKM-së u zgjodh kryetar.
Nga 1944 në kontinuitet është zgjedhur deputet popullor në Kuvendin Popullor të Republikës së Maqedonisë dhe në Kuvendin Popullor Federativ.

Në mars 1945 njëzëri u zgjodh kryetar i par i Qeverisë së parë popullore të Maqedonisë Federative Demokratike, kurse nga 19 dhjetori 1953 ishte kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Maqedonisë. Në këtë funksion u rizgjodh më 15 prill 1958 dhe ushtroi deri më 26 korrik 1962.

Nga 1963 deri më 1967 ishte kryetar i Këshillit Federativ të LSPPM-së. Nga 1967 deri më 1972 ishtë anëtar i Këshillit të Federatës, derisa prej 1972 deri më 1984 ishte anëtar i Kryesisë së SFRJ-së. Një kohë të shkurtër, pas vdekjes së Josip Broz Titos, ushtronte edhe funksionin Kryetar i Kryesisë së  së SFRJ-së.

Është bartës i dekoratës më të lartë jugosllave - Yllit të madh jugosllav, Urdhrit të meritave për popull të rendit të parë, Urdhrit vëllazërim-bashkim të rendit të parë, Urdhrit për guxim, kurse është edhe bartës i Përkujtimores partizane 1941 dhe është shpallur Hero populli. Vdiq më 6 korrik 2000.

 

 

 



DIMÇE STOJANOV – MIRE

Është njëri nga pjesëmarrësit në Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe anëtar i Presidiumit të KAÇKM-së. Lindi në Prilep më 1910. Diplomi për histori në Universitetin e Beogradit. Nga 1935 deri më 1940 ishte profesor në Prilep, kurse mandej në Kratovë dhe në Loveç (Bullgari). Ishte i kyqur në mënyrë aktive në lëvizjen komuniste.

Për shkak të angazhimit të tij antifashist ka qenë i internuar në kampin "Çuçuligovo“ (Maqedonia e Pirinit). Pas daljes nga burgu, u kyç në aksionet e  Brigadës së Dytë Nacionalçlirimtare, kurse më pas edhe në të Pestën. U  zgjodh  anëtar i KAÇKM-së, kurse në mbledhjen e Dytë të u zgjodh anëtar i Presidiumit dhe i besuar për arsim.

Pas çlirimit Dimçe Stojanov - Mire ushtroi funksione shtetërore me përgjegjësi dhe funksione shoqërore-politike, ndër të tjera ishte edhe kryetar i Kuvendit   të Republikës Popullore të Maqedonisë.

Zgjedhja e tij kryetar u bë më 4 janar 1951, edhe atë unanimisht, nga ana e të gjithë deputetëve. Pas zgjedhjes iu drejtua deputetëve të popullit me fjalim të shkurtër:

 ,, -Ne nga ana jonë do të mundohemi që ta arsyetojmë këtë nder dhe besim të madh do të bëjmë përpjekje që me punën tonë të kontribojmë në përpjekjet e përgjithshme që i bën populli ynë për ndërtimin e socializmit.”

Në  të njëjtën mbledhje kryetari i Kuvendit Dimçe Mire i informon deputetët e popullit se Kuvendi Popullor i thirrjes së dytë ka pranuar telegrame të shumta nga të gjitha viset e RP të Maqedonisë në të cilat popullata kërkon nga Kuvendi popullor që, si organ më i lartë i pushtetit popullor, të miratonë ligj për heqjen e peçes dhe të ferexhes.

Dimçe Stojanov gjithashtu është angazhuar për zbatimin konsekuent të Kushtetutës dhe kërkoi nga deputetët që me vetëmohim të angazhohen në thellimin e më tejmë të demokracisë socialiste, për ngritjen e mirëqenjes dhe për përforcimin unitetit moralo-politik të popullit maqedonas, për përforcimin dhe thellimin e vëllazërimit dhe bashkimit të popullit tonë me kombet dhe kombësitë tjera.

Dimçe Stojanov-Mire ishte drejtor i Arkivit të Maqedonisë në periudhën 1960-1978. Vdiq në Shkup më 1991. 



DIMITAR NESTOROV

U lind në Strugë më 10 qershor 1890. Arsimin fillor e kryen në qytetin e tij të lindjes, ndërsa gjimnazin klasik për meshkuj në Manastir më vitin 1909. Një vit më vonë punon si mësues në Strugë, pastaj shkon në Gjenevë, Zvicër ku studion mjekësi.

I mbushur me ide përparimtare dhe revolucionare, që në rininë e hershme ishte kyçur në lëvizjen studentore përparimtare në Gjenevë dhe është njëri nga organizatorët kryesor të lëvizjes për Maqedoni të lirë. Dosja e tij shënon se ka qenë autor i tekstit të Memorandumit, i cili është votuar në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqërisë së Popujve që mbahet në Berlin më 1919, me të cilin në tërë opinionin evropian afirmohet kërkesa për pranimin e nacionalitetit dhe shtetit maqedonas.

Në Zvicër Nestorovi me entuziazëm të madh e udhëheq aktivitetin e organizatës studentore anëtar të së cilës ishin shumë maqedonas të cilët kishin studiuar në Gjenevë, Cyrih dhe Lozanë. Motoja themelore e studentëve maqedonas ka qenë ”Maqedonia e Maqedonasve”, “Maqedonia e Lirë”, “Maqedonia e Pavarur”...
Pas mbarimit të studimeve në vitin 1921, Nestorovi kthehet në Strugë, ndërsa pas asaj punësohet dhe punon në Manastir. Për kohë të shkurtër, për shkak të sjelljes së tij ndaj qytetarëve bëhet shumë i njohur dhe shpesh i quajtur “doktori popullor”. Në vitin 1924 në Manastir dhe në rrethinën e Manastirit me të madhe paraqitet sëmundja e malaries dhe sëmundjeve tjera ngjitëse për parandalimin e të cilave merita të mëdha kanë dr. Dimitar Nestorov dhe ekipi i mjekëve të rinj të cilët plotësisht i përkushtohen punës mjekësore për çrrënjosjen e epidemisë.

Gjatë kohës së okupimit Nestorovi kyçet në mënyrë aktive në radhët e lëvizjes mbarëpopullore, ndërsa në shtëpinë e tij për herë të parë ishte themeluar Këshilli Nacionalçlirimtar, nënkryetar i të cilit ishte më vonë. Aktiviteti i tij politik nuk ka mund të mos vërehet nga qeveritë okupatore, prandaj së shpejti burgoset dhe internohet në Bulgari për vuajtje të dënimit.

Me dr. Vukashin Popadiqin dhe gruan e tij Mirijamin, së bashku me dr. Dumanë dhe dr. Trifun Panovskin, në mënyrë të organizuar vepron në grumbullimin e materialit sanitar dhe llojit tjetër të ndihmës për aradhet partizane të cilat sapo ishin formuar. Në LNÇ në mënyrë aktive mori pjesë në bazën partizane të Demir Hisarit.

Në vitin 1944 , në jehonën e përgatitjeve për m mbajtjen e mbledhjes së parë të KAÇKM-së, u kooptua së pari si anëtarë, ndërsa më 30 dhjetor të të njëjtit vit edhe si anëtarë i Presidiumit të KAÇKM-së. Katër muaj më vonë, në prill të vitit 1946 është ministër federativ për shëndetësi dhe atëherë e merr iniciativën për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.

Pas dorëheqjes së Metodija Andonov Çentos nga funksioni i kryetarit, më 15 mars 1946, prej 16 marsit deri më 30 dhjetor të të njëjtit vit, dr. Nestorovi e kryen funksionin u.d. kryetar i ASNOM-it dhe funksionin ministër federativ i shëndetësisë.

Prej 30 dhjetor të vitit 1946 deri 30 dhjetor 1947 kryetar i Kuvendit Popullor është dr. Boris Spirov, ndërsa pas largimit të tij nga kjo detyrë, 30 dhjetor 1947 funksionin e kryetarit e merr dr. Dimitar Nestorov, i cili me sukses të madh e kryen deri më 3 janar të vitit 1951.

Pastaj Nestorovi punon si shef në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa pastaj shkon në Manastir, ku  është drejtor i spitalit të atjeshëm, bëhet i autorizuar i shëndetit popullor të rrethit të Manastirit, deputet i popullit në Kuvendin dhe në Kuvendin Federativ të Jugosllavisë, ndërsa kryen edhe detyra të tjera shoqërore me përgjegjësi.

Në vitin 1945 KAÇPJ e dekoron me Medaljen e radhës së dytë për meritat e popullit , ndërsa në vitin 1961 është dekoruar me Medaljen e punës me kurorë të artë. Pensionohet në vitin 1964. Vdes më 7 shkurt në vitin 1968.

 

 

 

 



BORIS SPIROV

Doktor Boris Spirov u lind më 22 shtator 1898 në fshatin Brzhdanë, Kërçovë. Rrjedh nga familje bujqësore mërgimtare, por edhe revolucionare. I ati dhe xhaxhai i tij ishin udhëheqës fshati, të kyçur në lëvizjen çlirimtare revolucionare të Maqedonisë. Edhe vetë dr. Spirov ishte anëtar i VMRO-e bashkuar.

Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes. Tri klasë i kreu në progjimnazin e atëhershëm të Kërçovës, të cilin e kanë quajtur “pansion ekzark”, duke punuar njëkohësisht edhe si bari i cili kryente punë bujqësore.

Arsimin e vazhdon në Sofje, ku i ati hap kafiteri të cilën e trashëgon vëllai i Boris Spirovit, ndërsa në të cilën edhe ai vetë punoi që të sigurojë mjete për arsimin e tij të mëtejmë. Më vitin 1919 me sukses e kryen gjimnazin në Sofje. Në vitin 1921 filloi të studiojë mjekësi në Austri.

Studimet mjekësore i vazhdon në Lajpcig (Gjermani), ku në vitin 1928 diplomon, ndërsa pastaj mbron disertacionin e doktoraturës nga sfera e shkencave mjekësore. Një kohë punoi si mjek në Plevensko (Bullgari), ndërsa më vonë në Pleven pati edhe ordinancë mjekësore private.

Në cilësinë e kryetarit të Komitetit të zonës së Frontit të mëmëdheut në Pleve (Bullgari), më 9 shtator 1944 mori pjesë aktive në marrjen e pushtetit nga fashistët, ndërsa mori pjesë edhe në organizimin e pushtetit të ri të popullit.

Më 20 shtator 1944 mori pjesë aktive në marrjen e pushtetit nga fashistët, ndërsa mori pjesë edhe në organizimin e pushtetit të ri të popullit.
Më 20 shtator 1944 ishte vullnetar në Brigadën “Goce Dellçev që ishte formuar në Sofje dhe ishte shef i shërbimit sanitar. Detyrën e tillë më vonë e kreu edhe në Pehçevë, në shtabin e Korpusit Bregallnicë-Strumicë.

Nga 27 shtatori 1944 u kooptua si anëtar i KAÇKM-së si deputet i popullit në Kërçovë, ndërsa nga dhjetori i të njëjtit vit e kryen detyrën sekretar i parë i Kryesisë së KAÇKM-së. Njëkohësisht ishte edhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të FVNÇ-së (Frontit të Vetëm Nacional Çlirimtar). Më 16 prill 1945 u rizgjodh  sekretar i parë i Kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Maqedonisë.

Në vitin 1946 një kohë ishte ministër i kujdesit social, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit u zgjodh kryetar Kuvendit kushtetues të RP të Maqedonisë. Nga 30 dhjetori 1946 deri 30 dhjetor 1947 është kryetar i Kuvendit Popullor të Maqedonisë, ndërsa pastaj u emërua nënkryetar i parë i kryesisë së Kuvendit Popullor.

Aktivitet të dukshëm tregoi gjatë kohës së themelimit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup dhe në aktivitetet e tij të mëtejme, duke kryer edhe detyra udhëheqëse, ndër të cilat edhe shef i seksionit mësimdhënës dhe profesor.



METODIJA ANDONOV – ÇENTO

Metodija Andonov- Çento rrjedh nga familje e varfër fshatare. U lind  më 17 gusht 1902 në Prilep. Qysh si i ri bashkëpunoi me intelektualët e rinj të qytetit dhe u dallua qysh atëherë si separatist dhe autonomist i cili e nxiste popullin dhe jepte pasiguri pushtetit mbretëror, për çka mbajti disa muaj burg. U angazhua që fëmijët maqedonas ta mësojnë gjuhën maqedonase dhe lirisht ta flasin. Pas serbëve, vijnë bullgarët të cilët i vendosin në kamp, ku u mbajt deri në vitin 1943. Më 1 tetor 1943 Çento bashkohet  me partizanët.

Me profesion ishte tregtar. Ishe i nderuar në qytet për nderin dhe patriotizmin e tij që tregoi. Si qytetar i dalluar ishte i përfshirë në jetën politike të Prilepit.

Në zgjedhjet e vitit 1938, si kandidat i pavarur i listës së opozitës, fitoi më së shumti vota. U vlerësua se nuk u zgjodh deputet për shkak të manipulimit shtetëror serbomadh me sistemin zgjedhor. Çento ishte njëri ndër organizatorët e demonstratave të Ilindenit në Prilep (1939), për çka u burgos në Velika Kikinda. Që nga viti 1940 u angazhua për futjen e gjuhës amtare në shkolla dhe përsëri u burgos dhe u internua në Baina Bashta.

Pushteti okupues bullgar e internoi në Kampin “Çoçiligovo” Petriçko. Pas internimit, në nëntor të vitit 1943  kaloi në territor të lirë dhe u kyç në Këshillin iniciues  për thirrjen e KAÇKM-së. Së shpejti pas kësaj u zgjodh kryetar i Këshillit.

Më 2 gusht 1944, si pjesëmarrës në Mbledhjen e partë të KAÇKM-së, u zgjodh kryetar i kryesisë së këtij trupi më të lartë shtetëror të Maqedonisë Federale Demokratike, e cila më vonë u emërua Republika Popullore e Maqedonisë. Siç dihet, pikërisht në këtë mbledhje u morën vendimet historike me të cilat u konstituua shteti maqedonas. Ishte edhe delegat dhe anëtar i KAÇPJ-së.

Kryetar i Kryesisë Metodija Andonov-Çento u zgjodh edhe në Mbledhjen e Dytë të KAÇKM-së, më 29 dhe 30 nëntor 1944. Ishte edhe kryetar i parë i Kryesisë së Kuvendit Popullor të RPM.

Me qëndrimet e tij politike Çento u angazhua për pavarësi më të madhe të Republikës në lidhje me organet federale. Njëkohësisht e parashtroi çështjen e bashkimit të Maqedonisë. Qëndrimet e tilla të tij ranë ndesh me politikën zyrtare.

Në vitin 1946 u përjashtua nga PKJ dhe dha dorëheqje në të gjitha funksionet. Ishte i akuzuar për nacionalizëm-sepse donte shkëputjen e Republikës Popullore të Maqedonisë nga Jugosllavia Demokratike Federative dhe vendosjen e saj në protektoratin amerikan. U dënua me 11 vjet burg, ku qëndroi deri në shtator të vitit 1955. Vdiq në Prilep më 24 korrik të vitit 1957.

U rehabilitua në vitin 1991, kur Maqedonia e shpalli mëvetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj të plotë.


 

Click