Demokracia e re
2008-2012

ABEDIN ZYMBERI
I lindur më 28.4.1963 në Sllupçan. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Kulturës Fizike.
Anëtar i :
- Komisionit për vetadministrim lokal,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Mongolisë,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë.

IMER SELMANI
Kryetar i DR-së. I lindur më 20.2.1968 në fshatin Shishovë, Shkup. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë.
Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në periudhën 2006-2008.
Anëtar i:
- Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

SULEJMAN RUSHITI
I lindur më 22.1.1972 në fshatin Çajlë, Gostivar. Shqiptar. Ka kryer Akademinë e Arteve, regjisor. Docent.
Ka qenë ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në periudhën 2006-2008.
Anëtar i:
- Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.
Zëvendës-anëtar i:
- Këshillit të Kanalit të Kuvendit dhe
- Komisionit për vetadministrim lokal.
FLORA KADRIU

E lindur më 30.6.1966 në Shkup. Shqiptare. Arsim sipëror. Aktore. Studime pasuniversitare për administratë publike.
Ka qenë deputete edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Zëvendës-kryetare e Komisionit për shëndetësi.
Anëtare e:
- Këshillit nacional për eurointegrime,
- Komisionit për politikë të jashtme,
- Komisionit për çështje evropiane,
- Komisionit për kulturë,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kanadasë dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë.
Zëvendës-anëtare e:
- Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,
- Komisionit juridiko-ligjvënës,
- Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës.
Përfaqësuese e grupit të deputeteve të DR-së në Kryesinë e Klubit të Deputeteve.