Udhëheqja parlamentare



E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari

KRYETARI VELJANOSKI BASHKËKRYESUES NË SESIONIN E DYTË TË KONFERENCËS SË 6-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Kolegë të nderuar,
Zonja dhe zotërinj,
Ekselenca jua, 

Republika e Maqedonisë, menjëherë pas pavarësisë së saj në vitin 1991, prioritetet e saj strategjike në pjesën e politikës së jashtme i përqendroi në integrimin e strukturave euroatlantike. U përcaktua për zhvillimin e forcave mbrojtëse, për reforma në sistemin ekonomik dhe politik që korrespondojnë me sistemet e vendeve perëndimore.

Maqedonia si demokraci e re në procesin reformues të sistemit politik u ballafaqua me probleme reale, luftëra në fqinjësinë e saj, bllokada ekonomike, kriza refugjatësh. Në Maqedoni kishte edhe konflikt i cili kërcënohej me rrënim të sovranitetit dhe çrregullim të stabilitetit rajonal.

Dëshira për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së u bë imperativ i yni strategjik dhe energjia të cilën e krijuam për të arritur sukses në realizimin e reformave rrodhi nga bindja jonë se vetëm paqja dhe stabiliteti mund të krijojnë shoqëri të sigurt dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Vlerat të cilat bashkërisht i ndajmë me kolegët tanë nga OKB-ja, BE-ja, NATO-ja, OSBE-ja dhe organizatat tjerë ndërkombëtarë, realisht i inkorporuam në Kushtetutën tonë, sistemin politik dhe shoqërinë tonë.

Para 20 vitesh në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u miratua Rezoluta për anëtarësim të plotfuqishëm në paktin e NATO-s dhe Maqedonia nuk u ndal këtu, ajo vazhdoi me angazhimet dhe reformat e saj dhe në vitin 1995 u bë anëtare e "Partneritetit për paqe".

U intensifikuan reformat në pjesën e forcave mbrojtëse dhe të sigurisë, ndërsa institucionet si Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Shtetit përmes mekanizmave të tyre intensivisht e zhvillojnë dhe e forcojnë pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë pas reformimit të sistemit të saj mbrojtës dhe të sigurisë, u bë vend i cili seriozisht fillon të kontribuojë në paqen dhe sigurinë globale.  Përmes përkrahjes logjistike të NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, Maqedonia pati rol shumë të rëndësishëm në procesin e vendosjes së paqes dhe stabilitetit në atë periudhë.

Armata e Republikës së Maqedonisë me një përqindje serioze të ushtarëve filloi të kontribuojë me pjesëmarrje aktive në misionet paqësore të udhëhequr nga NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja, dhe me pjesëmarrje në Irak, Afganistan, Bosnjë dhe Liban.  Armata maqedonase u bë partner i respektuar dhe strategjik i vendeve-anëtare të organizatave ndërkombëtare.  Pjesëmarrja në operacionet dhe misionet e përforcojnë qëndrimin e Maqedonisë si shtet të jetë partner gjithandej ku ka nevojë për paqe, stabilizim dhe për mbrojtje të vlerave demokratike dhe vlerave të njeriut në mbarë botën.

Këto angazhime ndonjëherë marrin edhe viktima, kështu që gjatë kthimit nga misioni i realizuar që është pjesë e angazhimeve të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë, njerëzisht e ekuipazhit nga misioni ALTEA tragjikisht humbën jetën e tyre gjatë rënies së helikopterit.  Pjesëmarrja në misionet paqësore dhe në reformat e vazhdueshme ndonjëherë është e dhimbshme, por mbetemi të përkushtuar sepse jemi të bindur se paqja nuk ka çmim, ndërsa sfidat janë gjithnjë më të mëdha, bota ndryshon vazhdimisht dhe shpejt, sulmet terroriste globale, terrorizmi kibernetik, krimi i organizuar janë realitet dhe përditshmëri.

Kolegë të nderuar,

Prandaj duhet që përmes mekanizmave, bashkëpunimit dhe iniciativave tona të bashkëpunojmë në interes të paqes.  Mendoj se për këto punë nuk duhet të ketë kufij, burokraci dhe pengesa.  Jam i bindur se të gjithë pajtohemi me këtë.

Maqedonia i përmbushi të gjitha kushtet, i realizoi të gjitha reformat që u imponuan nga kriteret për anëtarësim në NATO, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, Maqedonia bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë duhej të bëhej anëtare e plotfuqishme e kësaj organizate, por fqinji ynë jugor e bllokoi anëtarësimin tonë për shkak të problemit që ekziston lidhur me emrin tonë kushtetues.

Por, Republika e Maqedonisë nuk u tërhoq dhe ky vendim i cili nuk ishte aspak prinicpiel vetëm e përforcoi dëshirën e vendit për të vazhduar me reformat dhe suksesshëm të zhvillohet, ne reformat tona i bëjmë për shtetin dhe qytetarët tanë.

Në kushte të tilla, Republikës së Maqedonisë nuk i nevojitet dokument formal se është bërë vend-anëtar i NATO-s, partnerët tanë e kësaj organizate çdo ditë e potencojnë rolin e shtetit tonë dhe na shohin krah për krah në operacionet paqësore të koalicionit, kjo është për ne e rëndësishme, përmes mekanizmave dhe burimeve tona të mund të kontribuojmë në sigurinë globale.

Në praktikë, institucionet maqedonase, përfshirë edhe institucionin që e prezantoj, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, marrin pjesë dhe organizojnë iniciativa, konferenca, projekte dhe përmes një numri të madh takimesh, vazhdimisht i potencojnë angazhimet dhe i prezantojnë përcaktimet strategjike të Republikës së Maqedonisë, e kjo është se ne jemi dhe do të jemi vend që vepron në tërësi me të drejtën ndërkombëtare, me principet e OKB-së.  Përmes qasjes proaktive me partnerët tanë të NATO-s, BE-së dhe OSBE-së do të jemi subjekt i respektuar i cili do të marrë pjesë në realizimin dhe krijimin e politikës mbrojtëse globale, politikës rajonale të sigurisë dhe do të japim kontribut aktiv në ruajtjen e paqes botërore globale.

 Në kontekst të politikave publike edhe aspekteve të sigurisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe diplomacia parlamentare morën pjesë aktive në gjithë procesin reformues dhe përcaktimin strategjik të shtetit.

Përmes harmonizimit me ligjet evropiane, dhe takimeve aktive me kolegët nga gjithë bota, rajoni dhe fqinjësia arritëm të futemi si shtet i cili është faktor i stabilitetit dhe eksportues i paqes.

Përmes integrimit të rregullativave evropiane në sferën e sigurisë dhe politikës mbrojtëse Maqedonia merr vlerësim të lartë për menaxhimin kufitar integral, dhe u bë liberalizimi i vizave për Maqedoninë, si dhe katër herë mori Raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, ky është një vërtetim se jemi në rrugën e vërtetë.

Ekziston hapësirë në mënyrë proaktive t'i pasqyrojmë angazhimet të cilat i kemi në aspekt të sigurisë në këtë pjesë të Evropës, më shumë ose më pak të gjithë kemi qenë të kapluar nga vala e konflikteve, luftërave dhe shkatërrimeve.  Të mos humbim kohë kush ka filluar i pari dhe pse, kjo nuk do t'i kthejë njerëzit që i kanë humbur jetët dhe shtëpitë e tyre, por të gjejmë mënyrë dhe të integrohemi të gjithë bashkërisht në një sistem që do të garantojë paqe dhe stabilitet dhe prosperitet ekonomik për shtetin dhe qytetarët tanë.  Me një fjalë, luftërat dhe konfliktet të jenë kohë e kaluar, histori nga e cila do të mësojmë që asnjëherë të mos përsëritet dhe nga e cila do të mësojmë se sa e shtrenjtë është paqja dhe sa e rëndësishme është perspektiva e qytetarëve tanë, prandaj duhet sinqerisht të angazhohemi për atë, sepse nuk guxojmë të harrojmë si politikanë se fëmijët tanë, gjeneratat tona meritojnë të jetojnë në paqe dhe zhvillim.

Të nderuar,

Në kohë të ndryshimeve dinamike në botë, duhet të bashkëpunojmë aktivisht dhe reciprokisht në mënyrë që të mund t'i ndalojmë në kohë rreziqet të cilat janë pjesë e kësaj bote globale e të cilat e rrezikojnë stabilitetin e shteteve tona. 

Republika e Maqedonisë ka kontribuar dhe do të kontribuojë shumë për bashkëpunim në sferën e sigurisë, sepse paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i shteteve nuk kanë çmim, ndërsa sfidat e reja lehtë mund cenojnë ato. 

Prandaj të gjithë ne duhet t'i mbledhim forcat dhe t'i përqendrojmë në paqen rajonale.  Maqedonia i përshëndet fuqimisht të gjitha angazhimet për konferenca, mbledhje dhe iniciativa rajonale kur promovohen angazhimet që kontribuojnë për stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të Evropës.

E përshëndes këtë konferencë dhe dëshiroj që edhe më tutje të vazhdojmë ta ndërtojmë prosperitetin e këtij rajoni, sepse qytetarët meritojnë të jetojnë në shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe të përparuar ekonomikisht.

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click