E mërkurë , 11 janar 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN INTERPARLAMENTAR TURKO-MAQEDONAS PËR MIQËSI TË KUVENDIT TË MADH NACIONAL TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në takimin e sotëm me Grupin interparlamentar turko-maqedonas për miqësi, z. Trajko Veljanoski theksoi vazhdimësinë e marrëdhënieve të zhvilluara bilaterale, në sferën e marrëdhënieve politike dhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Lexo më shumë
E martë, 10 janar 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. HASHIM TAQI

"Si politikanë të përgjegjshëm duhet doemos që në kuadër të kompetencave tona të krijojmë kushte për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik. Besoj se komunitetet e biznesit të të dy shteteve presin nga ne që të krijojmë kushte të tilla meqë përvoja e deritanishme tregon se ka interesim të madh për këtë. Kryetari Veljanoski theksoi se ky bashkëpunim duhet të merr forma të reja që ti përfshijë të gjitha sferat e energjetikës, infrastrukturës dhe turizmit
Lexo më shumë
E martë, 10 janar 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETAREN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ZNJ. ATIFETE JAHJAGA

Kryetari Veljanoski theksoi trendin pozitiv ndërmjet të dy shteteve në të gjitha sferat. Vizita e sotme e Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë dhe diskutimet me kolegët nga Parlamenti i Kosovës do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve
Lexo më shumë
E martë, 10 janar 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. JAKUP KRASNIQI

Duke pasur parasysh se ky është takimi i parë i kryetarëve të parlamenteve, kryetari Veljanoski theksoi se ky takim do të jetë një stimul pozitiv për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të plota, veçanërisht për bashkëpunimin ndërmjet të dy parlamenteve. Kuvendi Maqedonas është i përgatitur që me kolegët nga Kuvendi i Kosovës t'i ndajë të gjitha përvojat në procesin eurointegrues dhe në ndërtimin e institucioneve efikase dhe funksionale.
Lexo më shumë