Bashkëpunimi ndërkombëtar



E martë, 16 tetor 2012

KONFERENCA JUBILARE E DIMENSIONIT PARLAMENTAR TË PBEJL

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të dimensionit parlamentar të Kryesimit maqedonas me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, dje dhe sot (15-16 tetor 2012), është nikoqir në Konferencën ndërkombëtare "15 vjet nga dimensioni parlamentar i PBEJL - e kaluara, e tanishmja dhe ardhmëria evropiane e Rajonit" dhe Mbledhja e 7-të e Grupit punues për Dimensionin parlamentar të PBEJL.

Konferencën e hapi znj.Emrira Mehmeti-Devaja, kryetare e Grupit punues për Dimension Parlamentar të PBEJL, ndërsa fjalim përshëndetës mbajti kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

Gjithashtu, në këtë Konferencë mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, z.Zoran Petrov; z.Gjerj Mura nga Këshilli rajonal për bashkëpunim; dr.Hajnc Bogati, përfaqësues i vazhdueshëm i "Fridrih Ebert Shtiftung" zyra Shkup; z.Dimitar Mirçev, kryetar nderi i EMM dhe znj.Petra Blles, ish-nënkryetare e Bundestagut dhe eksperte e Lartë.  

Kryetarja e Grupit punues, znj.Ermira Mehmeti-Devaja, falënderoi të pranishmit në këtë konferencë jubilare dhe njëkohësisht përkujtoi iniciativën e ngritur për bashkëpunim rajonal të EJL në mbledhjen e ministrave për punë të jashtme, të mbajtur në Sofje në vitin 1996, me emrin "Procesi i fqinjësisë së mirë, stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit", i cili më vonë, gjatë kryesimit të Rumanisë në vitin 2000, riemërohet në "Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore".  

Si dokument bazik konsiderohet Karta për marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në EJL, e miratuar në Bukuresht.

Me ndërprerje kohë pas kohe, deri tani janë mbajtur nëntë konferenca në nivel të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të PBEJL. 

Në konferencën mbajtën fjalim edhe përfaqësuesit e parlamenteve nacionale të vendeve-anëtare të PBEJL, ndërsa në rolin e moderatorit ishte z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sot koordinatorët nacionalë mbajtën mbledhje përgatitore, e cila është mbledhja e shtatë e Grupit punues për Dimensioni parlamentar të PBEJL, dedikuar procesit të institucionalizimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar rajonal dhe aktiviteteve në kuadër të PBEJL në periudhën e ardhshme.

Gjatë kryesimit maqedonas janë paraparë edhe më shumë ngjarje tjera të cilat do të finalizohen me Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të Procesit, e cila do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm. 

Click