LIDHJA DEMOKRATIKE
2008 - 2012

PAVLE TRAJANOV
Kryetar i LD-së. I lindur më 25.12.1952 në fshatin Radesh, Radovish. Maqedonas. Jurist i diplomuar me provimin e dhënë të jurisprudencës. Nga 1998-1999 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme.
Ka qenë deputet në ish-përbërjen parlamentare.
Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit.
Anëtar i:
- Komisionit anketues për verifikimin e rrethanave të vdekjes së kryetarit Boris Trajkovski,
- Komisionit për çështje kushtetuese,
- Komisionit për mbrojtje dhe siguri,
- Komisionit për politikë të jashtme,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Konfederatës së Zvicrës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim,
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Organizatës së Kontraktuar Veriatlantike.