LIDHJA SOCIAL-DEMOKRATE E MAQEDONISË
Goce Andonovski
Është lindur në vitin 1946 në fsh. Carev Dvor, Resenjë, Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, mjek specialist. Drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Resenjë. Jeton në Resenjë.
Dushko Arsovski
Është lindur në vitin 1956 në fsh. Psaça, Kriva Pallankë. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Xehetarisë. Drejtor në OP “Goranica” në Kriva Pallankë. Jeton në Kriva Pallankë.
Branko Bllazheski
Është lindur në vitin 1942 në Makedonski Brod. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Drejtor i përgjithshëm i Ndërmarrjes shoqërore “Bellica” në Makedonski Brod. Jeton në Makedonski Brod.
Gjorgji Bojkovski
Është lindur në vitin 1938 në Kladovë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Arkitektonik. Drejtor i përgjithshëm NN “Kozjak” në Kumanovë. Jeton në Kumanovë.
Todor Gajdarxhiski
Është lindur në vitin 1931 në Shtip. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, ka specializuar medicinë interne. I punësuar në Qendrën e mjekësisë në Shtip si specialist-internist. Jeton në Shtip.
Petar Goshev
Është lindur në vitin 1948 në fsh. Pirava, Valandovë, R e Maqedonisë. Maqedonas. Magjistër i shkencave ekonomike. Ka qenë deputet në përbërjen e parë dhe të tretë parlamentare. E njeh gjuhën angleze. Jeton në Shkup.
Tushe Goshev
Është lindur në vitin 1951 në Strumicë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. Drejtor në NT “Jugopromet” në Strumicë. Jeton në Strumicë.
Aleksandar Geshtakovski
Është lindur në vitin 1950 në Resenjë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. Sekretar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të komunës së Resenjës. Jeton në Resenjë.
Dushko Gjorgjeski
Është lindur në vitin 1946 në fsh. Raotince, Tetovë. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin Elektroteknik. Kryetar i Komitetit Komunal të LKM-Partia për Transformim Demokratik në Tetovë. Jeton në Tetovë.
Jordan Zafirov
Është lindur në vitin 1948 në Koçan. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Bujqësisë. Drejtor i prodhimtarisë në KBI “Koçansko pole” në Koçan. Jeton në Koçan.
Vasil Zimbakov
Është lindur në vitin 1956 në fsh. Bosillovë, Strumicë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, Grupi Mbrojtje e përgjithshme popullore. Udhëheqës i Qendrës për lajmërim dhe alarmim pranë Kuvendit të Komunës së Strumicës. Jeton në Strumicë.
Vanço Zllatanov
Është lindur në vitin 1938 në fsh. Mokrievë, Strumicë. Maqedonas. Ka kryer Shkollën e Lartë të Bujqësisë. Drejtor i kooperativës bujqësore “Pirok” në fshatin Mokrievë. Jeton në Mokrievë.

Stojan Kovaçevski
Është lindur në vitin 1941 në Strugë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë dhe ka specializuar për medicinë interne. Drejtor i Entit për nefrologji dhe dializë në Strugë. Jeton në Strugë.
Simeon Ivanovski
Është lindur në vitin 1944 në Dellçevë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Xehetarisë. Doktor i shkencave teknike. Drejtor i përgjithshëm i Minierat për plumb dhe zink “Sasa” në Makedonska Kamenicë. Jeton në Makedonska Kamenicë.
Flore Masallkovski
Është lindur në 1950 në fshatin Kukureçani, Manastir. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin Juridik. Ndihmës-drejtor i përgjithshëm i “Prehrana” në Manastir. Jeton në Manastir.
Vlladimir Mitevski
Është lindur në vitin 1946 në Kumanovë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë dhe ka specializuar medicinë të përgjithshme. Punon si udhëheqës i Shërbimit për mbrojtje primare shëndetësore pranë Qendrës për mjekësi në Kumanovë. Jeton në Kumanovë.
Strasho Millkovski
Është lindur në vitin 1951 në Dellçevë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Arkitektonik. I punësuar në OPN “Granit” në Shkup, tash me punë është në Dellçevë si drejtor i 11 ndërtimeve. Jeton në Dellçevë.
Marin Milenkoski
Është lindur në vitin 1937 në Sofje, RP e Bullgarisë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin për Bujqësi-Pylltari. Punon si sekretar i Kryesisë së KK të LKM-PDP në Krushevë. Jeton në Krushevë.
Vanço Mlladenov
Është lindur në vitin 1943 në Strumicë. Maqedonas. Ka kryer shkallën I të Fakultetit për Makineri. Punon si inxhinier makinerie në NPM “Zhito-Strumica” në Strumicë. Jeton në Strumicë.
Jovan Nikollov
Është lindur në vitin 1936 në fsh. Rëlevci, Titov Veles. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, specialist për kirurgji. Drejtor i Qendrës së mjekësisë në Titov Veles. Jeton në Titov Veles.
Dushan Nikollovski
Është lindur në vitin 1947 në fsh. Jurumleri, Shkup. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Xehetaro-gjeologjik. Drejtor i përgjithshëm i Minierave për plumb dhe zink “Zletovo” në Probishtip. Jeton në Probishtip.

Tito Petkovski
Është lindur në vitin 1945 në fsh. Psaça, Kriva Pallankë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Juridik në Shkup me provim të dhënë të jurisprudencës.
Është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Jeton në Shkup

Lubomir Popovski
Është lindur në vitin 1951 në Manastir. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Punon në Komitetin Komunal të LKM-PDP “Centar”. Jeton në Shkup.

Ivan Rambabov
I lindur në Shtip në vitin 1945. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, specialist i ortopedisë. Drejtor i Qendrës Mjekësore në Shtip. Jeton në Shtip.
Risto Stankovski
Është lindur në vitin 1956 në Shkup. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Elektro-teknik, drejtimi elektronikë dhe informatikë. I punësuar në “Mllaz” -Bogdanci. Jeton në Bogdanci.
Sllavjanka Stojanova
Është lindur në vitin 1953 në Sveti Nikollë. Maqedonase. Ka kryer Fakultetin e Ekonomisë. Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Komunës Sveti Nikoll[. Jeton në Sveti Nikollë.
Nikolla Stojanovski
Është lindur në vitin 1923 në fsh. Skaçinci, Titov Veles. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, doktor i shkencave të mjekësisë. Pensionist. Jeton në Titov Veles.
Naqe Stojanovski
Është lindur në vitin 1950 në fsh. Rastojcë, Krushevë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. Drejtor i Ndërmarrjes publike “Komunalec” në Demir Hisar. Jeton në Demir Hisar.

Bllagoj Hanxhiski
Është lindur në vitin 1948 në fsh. Vlladimirovë, Berovë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Elektroteknik, doktor i shkencave elektroteknike. Profesor i Fakultetit Elektroteknik në Shkup. Jeton në Shkup.
Branko Cërvenkovski
Është lindur në vitin 1962 në Sarajevë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin Elektroteknik. I punësuar në “Semos” në Shkup. Jeton në Shkup.
Stojmir Cvetkovski
Është lindur në vitin 1936 në Kriva Pallankë. Maqedonas. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë dhe specializimin për kirurgji të përgjithshme. Kryetar i Seksionit kirurgjik pranë Qendrës së mjekësisë në Kriva Pallankë. Jeton në Kriva Pallankë.
Alil Xhaferoski
Është lindur në vitin 1948 në fsh. Llazhani, Prilep. Maqedonas-mysliman. Ka mbaruar shkallën të parë të Fakultetit Juridik. Drejtor i Kooperativës bujqësore “Prilepsko pole” në Prilep. Jeton në Prilep.