DEPUTETËT



 

 

RADMILLA SHEKERINSKA

 

 

 

 

U lind më 10.06.1972 në Shkup.

Studimet e magjistraturës për marrëdhënie ndërkombëtare i kreu në shkollën Flleçer për drejtësi dhe diplomaci (Flecher School of Law and Diplomacy) në SHBA. Diplomoi në Fakultetin Elektroteknik - Shkup në vitin 1995 si një ndër studentet më të mira të gjeneratës.
 
U zgjodh kryetare e LSDM-së në nëntor të vitit 2006 në Kongresin e jashtëzakonshëm partiak.

Në zgjedhjet parlamentare në korrik të vitit 2006 është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Momentalisht, kryesuese e opozitës maqedonase, kryetare e Këshillit Nacional për eurointegrime, anëtare e Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për çështje evropiane dhe Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Në periudhën prej 2002 deri 2006, Radmilla Shekerinska ka qenë zëvendëse-kryetare e Qeverisë, e obliguar për integrimin dhe koordinimin evropian të ndihmës së jashtme në përbërje të tre përbërjeve konsekutive qeveritare. Pikërisht në kohën e mandatit të saj, Marrëveshja për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE hynë në fuqi;
Republika e Maqedonisë parashtroi kërkesë për anëtarësim në Unionin Evropian, ndërsa në dhjetor të vitit 2005, pas marrjes së raportit pozitiv nga Komisioni Evropian - Republika e Maqedonisë e fitoi statusin e vendit - kandidate për anëtarësim në UE.

Për shkak angazhimeve dhe rezultateve të veta në lëmin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe rajonit, Shekerinska, në vitin 2005 ishte fituese e çmimit  LIDER I RI GLOBAL që ia dha Forumi ekonomik botëror. Njëkohësisht,  Shekerinska është anëtare e Forumit strategjik evropian që i analizon çështjet strategjike të cilat kanë të bëjnë në Unionin Evropian. Forumi punon nën patronazhin e kryetarit të Portugalisë, kryetarit të Komisionit Evropian, kryeministrit të Luksemburgut dhe kryetarit të mëparshëm të Parlamentit Evropian.

Shekerinsa për herë të parë ishte e zgjedhur për deputete në zgjedhjet parlamentare në vitin 1998. Në atë mandat ishte zëvendës-koordinatore në Grupin e deputetëve të LSDM-së; anëtare e Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për arsim dhe shkencë dhe Komisionit për ambient jetësor, rini dhe sport. Ajo njëkohësisht ishte edhe anëtare e Delegacionit të Unionit Interparlamentar (UIP) dhe anëtare të Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin Evropian.

Si një nga vetëm katër gratë - deputete në Republikën e Maqedonisë, Shekerinska vazhdimisht angazhohej për inkuadrimin e masave aktive për zmadhimin e pjesëmarrjes së grave në jetën politike në Maqedoni. Si rezultat i angazhimeve të fuqishme LSDM-ja ishte partia e parë më e madhe e cila vuri princip të kuotave për gra në të gjitha organet e saja partiake. Në mënyrë plotësuese, në kohën e Qeverisë së LSDM-së, Maqedonia fitoi normativë ligjore jashtëzakonisht përparimtare, me të cilën të gjitha partitë ishin të obliguar të kenë më së paku 30% gra në të gjitha listat e tyre zgjedhore. Lobimi i të gjitha OJQ-ve të grave dhe klubeve të grave në LSDM ishin fuqishëm të përkrahura nga Shekerinska.

Para se të zgjidhej për kryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska ishte nënkryetare e KQ  LSDM në dy mandatet e një pas njëshme (1999-2003 dhe 2003-2006). Nga 1999 e kryente funksionin Sekretare internacionale e LSDM -së edhe gjatë mandatit të saj, LSDM-ja ishte e pranuar për anëtare e Internacionales Socialiste.
Në vitin 1997 dhe 1999, Shekerinska ishte zëdhënëse e LSDM-së.

Karrierën e saj politike, Radmilla Shekerinska e filloi në Rininë  Socialdemokratike të Maqedonisë në vitin 1992. Mori pjesë në përpunimin e Platformës së LSDM-së dhe veprimtarinë e saj politike autonome në kornizat  e LSDM-së. Në 1995 Radmilla Shekerinska ishte e zgjedhur për kryetare e LSDM-së. Në mandatin e saj të parë, me udhëheqjen e LSDM-së arrit të fitojë 20% e kuotës për të rinjtë në të gjitha organet e LSDM -së.

Flet gjuhën angleze dhe frënge.

Click