LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË
2006 - 2008

VESNA BENDEVSKA
Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1963 në Manastir. Maqedonase. Arsim të lartë. Referente e pavarur në bankë. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Manastir.

VLLADO BUÇKOVSKI
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1962 në Shkup. Maqedonas. Doktor i shkencave juridike, profesor universitar. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

TALE GERAMITÇIOSKI
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1962 në Prilep. Maqedonas. Profesor universitar. Doktor i shkencave. Inxhinier i diplomuar makinerie. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Prilep.

SLLAVICA GËRKOVSKA
Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1970 në Shkup. Maqedonase. Matematikane. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

CVETANKA IVANOVA
Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1958 në fsh. Zagoran, Prilep. Maqedonase. Juriste e diplomuar. E njeh mirë gjuhën ruse, serbe dhe kroate. Jeton në Strumicë.
IGOR IVANOVSKI

Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1977 në Shkup. Maqedonas. Ekonomist i diplomuar. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

ACO KIROV
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1960 në fsh. Turnovë, Bosillovë. Maqedonas. Ekonomist i diplomuar. Mëson gjuhën gjermane. Jeton në fsh. Turnovë, Bosillovë.

LLAZAR KITANOVSKI
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1948 në Ohër. Maqedonas. Doktor i shkencave. Profesor i sociologjisë dhe politikologjisë. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Shkup.

BORIS KONDARKO
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1973 në Shkup. Maqedonas. Avokat. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

JANI MAKRADULI
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1965 në Manastir. Maqedonas. Magjistër i shkencave. Inxhinier i diplomuar. E njeh mirë gjuhën angleze, ndërsa shërbehet me gjuhën greke dhe italiane. Jeton në Shkup.

ILINKA MITREVA
Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1950 në Shkup. RM. Maqedonase. Doktore e shkencave filologjike. Profesoreshë universitare. Ka qenë deputete në të dy mandatet e mëparshme përbërëse. Ka qenë ministre e Punëve të Brendshme. E njeh mirë gjuhën frënge, angleze dhe italiane. Jeton në Shkup.

MERI GJORGJIEVSKA MLLADENOVSKA
Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1969 në Kriva Pallnkë. Maqedonase. Avokate. E njeh mirë gjuhën italiane, ndërsa shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

MARJANÇO NIKOLLOV
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1971 në Veles. Maqedonas. Ekonomist i diplomuar. E njeh mirë gjuhën serbe dhe kroate. Jeton në Veles.

NIKOLLA POPOVSKI
Anëtar i LSDM së. U lind në vitin 1962 në Shkup. Maqedonas. Magjistër i shkencave ekonomike. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

NIKOLLA RILLKOSKI
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1951 në Ohër. Maqedonas. Jurist i diplomuar. E njeh mirë gjuhën serbe dhe kroate, ndërsa shërbehet me gjuhën ruse dhe bullgare. Jeton në Ohër.

VLLATKO SERAFIMOV
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1963 në Koçan. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar teknolog. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Koçan.

OLIVER SPASOVSKI
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1976 në Kumanovë. Maqedonas. Jurist i diplomuar. Shërbehet me gjuhën frënge dhe angleze. Jeton në Kumanovë.

NIKOLLA QURKÇIEV
Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1954 në Gjevgjeli. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar makinerie. E njeh mirë gjuhën greke, ndërsa shërbehet në gjuhën angleze. Jeton në Gjevgjeli.

VERICA FILIPOVA
Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1958 në Shtip. Maqedonase. Elektro-inxhiniere e diplomuar. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shtip.

BLLAGORODNA CVETKOVSKA
Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1949 në Kriva Pallankë. Maqedonase. Profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë maqedonase. Shërbehet me gjuhën frënge dhe serbe. Jeton në Kriva Pallankë.

RADMILLA SHEKERINSKA
U lind më 10.06.1972 në Shkup.
Studimet e magjistraturës për marrëdhënie ndërkombëtare i kreu në shkollën Flleçer për drejtësi dhe diplomaci (Flecher School of Law and Diplomacy) në SHBA. Diplomoi në Fakultetin Elektroteknik - Shkup në vitin 1995 si një ndër studentet më të mira të gjeneratës.
U zgjodh kryetare e LSDM-së në nëntor të vitit 2006 në Kongresin e jashtëzakonshëm partiak.
Në zgjedhjet parlamentare në korrik të vitit 2006 është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Momentalisht, kryesuese e opozitës maqedonase, kryetare e Këshillit Nacional për eurointegrime, anëtare e Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për çështje evropiane dhe Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.
Në periudhën prej 2002 deri 2006, Radmilla Shekerinska ka qenë zëvendëse-kryetare e Qeverisë, e obliguar për integrimin dhe koordinimin evropian të ndihmës së jashtme në përbërje të tre përbërjeve konsekutive qeveritare. Pikërisht në kohën e mandatit të saj, Marrëveshja për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE hynë në fuqi;
Republika e Maqedonisë parashtroi kërkesë për anëtarësim në Unionin Evropian, ndërsa në dhjetor të vitit 2005, pas marrjes së raportit pozitiv nga Komisioni Evropian - Republika e Maqedonisë e fitoi statusin e vendit - kandidate për anëtarësim në UE.
Për shkak angazhimeve dhe rezultateve të veta në lëmin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe rajonit, Shekerinska, në vitin 2005 ishte fituese e çmimit LIDER I RI GLOBAL që ia dha Forumi ekonomik botëror. Njëkohësisht, Shekerinska është anëtare e Forumit strategjik evropian që i analizon çështjet strategjike të cilat kanë të bëjnë në Unionin Evropian. Forumi punon nën patronazhin e kryetarit të Portugalisë, kryetarit të Komisionit Evropian, kryeministrit të Luksemburgut dhe kryetarit të mëparshëm të Parlamentit Evropian.
Shekerinsa për herë të parë ishte e zgjedhur për deputete në zgjedhjet parlamentare në vitin 1998. Në atë mandat ishte zëvendës-koordinatore në Grupin e deputetëve të LSDM-së; anëtare e Komisionit për politikë të jashtme, Komisionit për arsim dhe shkencë dhe Komisionit për ambient jetësor, rini dhe sport. Ajo njëkohësisht ishte edhe anëtare e Delegacionit të Unionit Interparlamentar (UIP) dhe anëtare të Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
Si një nga vetëm katër gratë - deputete në Republikën e Maqedonisë, Shekerinska vazhdimisht angazhohej për inkuadrimin e masave aktive për zmadhimin e pjesëmarrjes së grave në jetën politike në Maqedoni. Si rezultat i angazhimeve të fuqishme LSDM-ja ishte partia e parë më e madhe e cila vuri princip të kuotave për gra në të gjitha organet e saja partiake. Në mënyrë plotësuese, në kohën e Qeverisë së LSDM-së, Maqedonia fitoi normativë ligjore jashtëzakonisht përparimtare, me të cilën të gjitha partitë ishin të obliguar të kenë më së paku 30% gra në të gjitha listat e tyre zgjedhore. Lobimi i të gjitha OJQ-ve të grave dhe klubeve të grave në LSDM ishin fuqishëm të përkrahura nga Shekerinska.
Para se të zgjidhej për kryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska ishte nënkryetare e KQ LSDM në dy mandatet e një pas njëshme (1999-2003 dhe 2003-2006). Nga 1999 e kryente funksionin Sekretare internacionale e LSDM -së edhe gjatë mandatit të saj, LSDM-ja ishte e pranuar për anëtare e Internacionales Socialiste.
Në vitin 1997 dhe 1999, Shekerinska ishte zëdhënëse e LSDM-së.
Karrierën e saj politike, Radmilla Shekerinska e filloi në Rininë Socialdemokratike të Maqedonisë në vitin 1992. Mori pjesë në përpunimin e Platformës së LSDM-së dhe veprimtarinë e saj politike autonome në kornizat e LSDM-së. Në 1995 Radmilla Shekerinska ishte e zgjedhur për kryetare e LSDM-së. Në mandatin e saj të parë, me udhëheqjen e LSDM-së arrit të fitojë 20% e kuotës për të rinjtë në të gjitha organet e LSDM -së.
Flet gjuhën angleze dhe frënge.