“Mbështetje për reformën parlamentare të Maqedonisë”-Vestiminister Fondacioni për Demokraci

Vestiminister Fondacioni për Demokraci (VFD) është fondacion i pavarur i financuar nga Ministria për punë të jashtme dhe Komonvelti i Britanisë së Madhe (FCO) dhe Departamenti për zhvillim ndërkombëtar (DFID).  Fusha e posaçme e veprimit të VFD-së është mbështetja parlamentare dhe zhvillimi i partive politike, por gjithashtu punon edhe për mbështetjen e proceseve zgjedhore dhe përforcimin e shoqërisë qytetare. Këtë e bën nëpërmjet ndihmës në zhvillimin e parlamenteve, partive politike dhe organizatave të shoqërive qytetare. VFD gjendet në pozitë të veçantë ku drejtpërdrejtë mund të përdor ekspertizë nga partitë politike në Vestminister, anëtarët e parlamentit (deputetët) dhe kuvendët e decentralizuar, organizatat britanike qytetare dhe ekspertët në fusha të ndryshme.

Projekti 

VFD punon në Maqedoni prej vitit 2008, në program që ofron mbështetje për aspektet e ndryshme të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Në shtator të vitit 2017, Vestiminister Fondacioni për Demokraci me mbështetjen e Ambasadës britanike në Shkup nisi me zbatimin e projektit “Mbështetje për reformën parlamentare të Maqedonisë”. Qëllimi i këtij projekti është të vendos bazat për mbështetje afatgjate të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet kryerjes së vlerësimit të kapaciteteve për burime njerëzore, mbështetje në procesin e planifikimit strategjik dhe zhvillimit të rekomandimeve për përmirësim të mekanizmave për mbikëqyrje financiare, transparencë dhe llogaridhënie. 

Produktet dalëse të këtij projekti janë:

  • Produkti dalës 1: Kuvendi ka njohuri të përforcuar, vetëdije dhe informata për t’ju përgjigjur pyetjeve lidhur me kapacitetet e burimeve njerëzore, planifikimit strategjik dhe përgatitjes së buxhetit;
  • Produkti dalës 2: Kuvendi ka rritur njohuritë, vetëdijen dhe informatat për praktikat dhe instrumentet për të përforcuar mbikëqyrjen financiare;
  • Produkti dalës 3: Kuvendi është i gatshëm të përforcon hapshmërinë dhe transparencën e komunikimeve të veta me palët e prekura, ato të brendshme dhe të jashtme.


PROJEKTI: “Themelimi i Zyrës Parlamentare për Buxhet në Asamblenë e Republikës së Maqedonisë”

Që prej vitit 2015, fokusi i programit rajonal të WFD-së në Ballkanin Perëndimor është mbikëqyrja efektive financiare dhe transparenca parlamentare. Në gusht të vitit 2018 u hap programi i ri rajonal i cili do të angazhojë tetë parlamentet e gjashtë vendeve, institucionet publike, partitë politike dhe organizata të shoqërisë civile. 

Iniciativa Demokratike për Ballkanit Perëndimor është financuar nga Zyra e Punëve të Jashtme dhe Komonveltit të Mbretërisë së Bashkuar dhe do të zbatohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi. Programi ka për fokus përmirësimin e praktikave efektive parlamentare, mbështetjen e partive politike për të qenë më tepër të fokusuar në politika dhe të orientuar drejt votuesve dhe dialog dhe kulturë të përmirësuar demokratike me anë të mbështetjes së aleancave për ndryshime rreth sfidave aktuale që ndikojnë mbi jetën e qytetarëve. 

Zyra Parlamentare për Buxhet 

WFD-ja funksionon në Maqedoni që prej vitit 2008 duke mbështur përmirësimin e punës së Asamblesë së Republikës së Maqedonisë. Në dhjetor të vitit 2018, si pjesë e Iniciativës Demokratike për Ballkan Perëndimor, Fondacioni Westminster për Demokraci, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup na filluar me zbatimin e projektit: “Themelimi i Zyrës Parlamentare për Buxhet në Asamblenë e Republikës së Maqedonisë”

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është ngritja e kapaciteteve të shërbimit parlamentar për të mbështetur Asamblenë e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e mbikëqyrjes së së plotë të sistematizuar  financiare, me anë të sigurimit të vazhdueshëm të analizave dhe të dhënave relevante financiare.  

Arritjet e pritura:

  • Themelimi i Zyrës Parlamentare për Buxhet me staf të plotë dhe operativ të përfshirë në shërbimin parlamentar të Asamblesë;
  • Sigurimi i mbështetjes për ngritje të kapaciteteve dhe ekspertizës për ZPB që të mund të prodhojnë analiza, raporte dhe produkte tjera me të bazuara në të dhëna për çështjet buxhetore dhe financiare për deputetët dhe komisionet;
  • Krijimi i kulturës së mbikëqyrjes financiare dhe motivimi i deputetëve të Asamblesë së Republikës së Maqedonisë për të kërkuar dhe përdorur produktet e ZPB-së gjatë zbatimit të mbikëqyrjes financiare.

Themelimi i Zyrës Parlamentare për Buxhet është iniciativa e parë që do të zbatohet me Asamblenë e Republikës së Maqedonisë si pjesë e Iniciativës Demokratike për Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi mes Asamblesë, WFD-së dhe Ambasadës Britanike në Shkup do të vazhdojë në kuadër të programit edhe gjatë tre viteve vijuese.

Click