KLUBI I DEPUTETEVE

Klubi i deputeteve është grup joformal në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i përbërë nga të gjitha deputetet pavarësisht cilit grup të deputetëve i takojnë.

Klubi i deputeteve është formuar më 7 mars të vitit 2003 në kuadër të projektit rajonal të Paktit për stabilitet - masa për barazi gjinore, me ndihmën e partnerëve lokalë, Lobit maqedonas të femrave, LOGM-së dhe Seksionit për avancimin e barazisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në pesë vitet e kaluara Klubi i deputeteve kishte për qëllim ta shqyrtojë normativën ekzistuese dhe të propozojë normativë të re ligjore në sferën e çështjeve gjinore.

MISIONI I KLUBIT

Klubi i deputeteve vepron me qëllim të përbashkët dhe të vetëm - përmes zgjidhjeve ligjore të arrihet barazi gjinore dhe avancimi i të drejtave të grave, inkuadrimi aktiv i tyre në procesin e vendimmarrjes në shtet si dhe përforcimi dhe rritja e demokracisë në të gjitha sferat e shoqërisë maqedonase.

TË ARRITURAT MË TË  RËNDËSISHME

  • Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratua dispozita ligjore për sigurimin e së paku një vendi, në çdo të tretën e listave zgjedhore të kandidatëve ti takojë  gjinisë më pak të përfaqësuar (me të cilën në vitin 2006 u zgjodhën 37 deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë - 30,8%);
  • Me  përkrahjen e Klubit të deputeteve është përgatitur dhe është miratuar Ligji për mundësi të barabarta të grave dhe burrave;
  • Me ndryshimet në Ligjin për sigurim shëndetësor të parashtruara nga Klubi i deputeteve, janë siguruar kontrollime gjinekologjike preventive pa pagesë për zbulimin e hershëm të kancerit në qafën e mitrës dhe kancerit të gjirit, për të gjitha gratë në Republikën e Maqedonisë;
  • Me iniciativë të Klubit të deputeteve, është bërë ndryshimi i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor me të cilin vazhdohet afati për pensionim në bazë të stazhit për dy vjet;
  • Me përkrahjen e Klubit të deputeteve, në Ligjin për familjen është përfshirë kreu i veçantë për mbrojtjen e viktimave nga dhuna familjare;
  • Me ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse të parashtruara nga Klubi i deputeteve, formohet fond i posaçëm për luftë kundër dhunës familjare;
  • Me ndryshimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008 të parashtruara nga Klubi i deputeteve, është rritur zëri për vendpranimet për personat e pa strehë dhe viktima të dhunës familjare - qendrat sporteli.

KONTAKTI

Klubi i deputeteveKuvendi i Republikës së Maqedonisë
E-posta: k@sobranie.mk

Click