UNIONI EVROPIAN
Për Unionin Evropian
Unioni Evropian paraqet integrim unik të shteteve sovrane evropiane fuqimisht kanë vendosur të ndajnë ardhmërinë e përbashkët dhe të bashkojnë një pjesë të sovranitetit të tyre nacional.
Vendet anëtare të UE-së një pjesë të kompetencave të tyre për miratimin e vendimeve ua delegojnë instituteve evropiane që i kanë themeluar që vendimet për çështje specifike të mund të miratohen në mënyrë demokratike e që janë me interes të përbashkët në nivelit të Evropës.
Termi Union Evropian në përdorim zyrtar ka hyrë me Marrëveshjen e Unionit Evropian (Mastriht më vitin 1993), me të cilën janë zëvendësuar tri integrimet juridike të shteteve të Evropës Perëndimore: Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EES - Europian Economik Community), Bashkësisë Evropiane për thëngjill dhe çelik (ECSC - European Coal and Steel Community) dhe Bashkësisë Evropiane për energji atomike (EUROATOM - Europian Atomic Energy coommunity).
Procesi i integrimit evropian sot ka ndikim mbi tërë kontinentin, kurse kjo është pjesë e botës që shpejt ndryshon dhe së cilës i duhet formë e re e stabilitetit.
Zhvillimi i qëndrueshëm, trendët populluese, dinamika ekonomike, solidariteti social dhe përgjigjja e progresit të shkencave janë çështje që nuk mund të zgjidhen me sukses në nivel nacional.
Sot, dekada e parë e shekullit 21 ofron ardhmëri më të ndritur, por gjithashtu e përball Evropës me sfida dhe vështirësi të reja. Unioni Evropian është i hapur për çdo shtet evropian që i plotëson kriteret demokratike, politike dhe ekonomike për anëtarësim.
Zgjerimi e forcoi demokracinë, e bëri Evropën më të sigurt dhe e rriti potencialin e saj për tregti dhe rritje ekonomike. Institucionet e UE-së e dëshmuan vlerën e vet, por ato patjetër të përshtaten që të mund të përballen me zgjerimin e UE-së dhe me numrin gjithnjë e më të madh detyrash që ajo duhet t'i kryejë. Çdo ndryshim definitiv i sistemit të tanishëm doemos të sigurojë pluralizëm dhe respektim të dallimeve që janë vlera më e shtrenjtë e popujve evropianë. Reformat doemos duhet të fokusohen edhe në procesin e vendimmarrjes.
Nga 1 korrik i vitit 2013 Unioni Evropian ka 28 shtete anëtare dhe më tepër se 500 milionë banorë.
Bashkëpunimi i shteteve anëtare bazohet në lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit në kuadër të UE-së pa kufizim në aspekt të doganave ose të pengesave tjera. Me qëllim të funksionimit të kësaj, UE-ja e themeloi Tregun e brendshëm. Vendet anëtare të Unionit bashkëpunojnë edhe në sferat e tjera: mbrojtje të ambientit jetësor, bujqësisë, luftës kundër krimit të organizuar.
Bashkëpunimi shengen në të njëjtën kohë quhet Unioni i pasaportave të
UE-së që do të thotë se shtetet që marrin pjesë në të nuk kanë kontroll të pasaportave gjatë kalimit të kufijve në kuadër të rajonit të shengenit. Shtetasit të një shteti shengen nuk kanë nevojë për pasaportë gjatë udhëtimit në shtetin tjetër shengen, mjafton që të posedojnë letërnjoftim nacional. Dispozitat shengene gjithashtu, parashohin dhe bashkëpunim më të afërt dhe koordinim në mes kufijve dhe autoriteteve doganore, organet kompetente për dhënie të vizave, gjyqet dhe policitë e shteteve anëtare. Një nga instumentet kryesore për arritje të këtij bashkëpunimi është Schengen information System, që paraqet bazë të zgjeruar të të dhënave e cila u mundëson këtyre zyrtarëve të këmbejnë informacione nga i tërë territori shengen.
Sfida kryesore është që të ruhet paqja dhe siguria edhe jashtë kufijve të Unionit Evropian. Që të ballafaqohet me këtë sfidë UE-ja zhvillon politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë që të mund të veprojë si fuqi stabiliteti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në suaza botërore.
Rreth gjysma e shteteve anëtare të UE-së marrin pjesë në Unionin monetar evropian. Në këto shtete përdoret valuta e përbashkët euro. Shtetet e tjera anëtare, ose nuk marrin pjesë ose nuk i plotësojnë kushtet për hyrje në Unionin monetar.
Një shtet anëtar nuk guxon t'i favorizojë prodhimet dhe shërbimet e veta. Doemos duhet të mundësohet blerje dhe shitje të mallit me kushte të njëjta në tërë territorin e UE-së. Prandaj, UE ka një shkallë të përbashkët doganore dhe një politikë të vetme tregtare.
Qëllimi i Politikës së përbashkët bujqësore të UE-së është që të sigurojë bujqësi të kontinuar dhe prodhim të ushqimit të shëndetshëm. Një pjesë e madhe nga Buxheti i UE-së harxhohet për politik bujqësore.
Bujqësia, pylltaria dhe zhvillimi rural janë kruciale për shfrytëzim të tokës dhe për administrim me resurse natyrore në trevat rurale Evropiane.
Forcimi i politikës zhvillimore dhe rurale evropiane paraqet prioritet të UE-së
UE ka rregulla të përbashkëta për mbrojtje dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe shfrytëzim të drejtë të pasurive natyrore.
Shtetet anëtare të UE-së bashkëpunojnë në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Ekzistojnë rregulla të përbashkëta të luftës kundër terrorizmit tregtisë me drogë dhe pornografisë së fëmijëve. Në luftë kundër krimit bashkëpunojnë organet doganore dhe policore dhe prokuroritë publike të shteteve anëtare të UE-së.
Qëllimi themelor i politikës së përbashkët imigruese është që të përmirësohet menaxhimi me migrimin nëpërmjet qasjes së koordinuar duke pasur parasysh gjendjen ekonomike dhe demografike të UE-së.
INSTITUCIONET E UNIONIT EVROPIAN
Unioni Evropian paraqet strukturë e cila nuk i përket as një kategorie tjetër tradicionale juridike. Prej perspektivës historike sistemi i saj politik është i vetëm, i njëjti vazhdimisht zhvillohet në periudhë më shumë se 50 vjet. Shtetet anëtare e bartin fuqinë e vendosjes së institucioneve të krijuara të përbashkëta, vendimet e marra për temat e ndjeshme janë rezultat në interes të përbashkët që e rrit demokracinë në nivel evropian. Rregulativa dhe politikat miratohen nga ana e “trekëndëshit institucional” i përbërë nga: Parlamenti Evropian (i përfaqëson qytetarët), Këshilli (i përfaqëson Qeveritë nacionale) dhe Komisioni Evropian (trup i cili është i pavarur nga qeveritë e UE dhe i përkrah interesat kolektive evropiane).
KËSHILLI I UNIONIT EVRPOIAN
Këshilli i Unionit Evropian (The Council of the European Union) është trup kryesor që merr vendime në UE. Si edhe parlamenti Evropian, ashtu dhe Këshilli është i formuar me marrëveshjet themeluese. Kryesimin e Këshillit e ndërmarrin shtetet anëtare të UE-së, në çdo gjashtë muaj. Në çdo seancë të Këshillit merr pjesë nga një ministër nga çdo shtet anëtar. Ekzistojnë nëntë përbërje të ndryshme të Këshillit:
• punë të përgjithshme dhe marrëdhënie të jashtme,
• marrëdhënie ekonomike dhe financiare EKOFIN,
• drejtësi dhe punë të brendshme,
• punësim, politikë sociale, shëndetësi dhe konsumatorë,
• konkurrenca (tregu brendshëm, industria dhe hulumtimi),
• transport, telekomunikacione dhe energji,
• bujqësi dhe peshkatari,
• mjedis jetësor, dhe
• arsim, rini dhe kulturë.
Këshilli ka gjashtë përgjegjësi kyç:
• me propozimin e Komisionit i miraton aktet juridike të Bashkësisë (normativat, direktivat dhe vendimet). Këshilli është organi kryesor juridiko-ligjdhënës i Unionit, edhe pse ky funksion është i ndarë me Parlamentin Evropian,
• së bashku me Parlamentin Evropian është trup që e lejon Buxhetin e UE. Te ashtuquajtura shpenzime të përbashkëta, Këshilli e ka fjalën e fundit (p.sh. bujqësia), deri sa me rastin e harxhimeve të padetyrueshme (mjedisi jetësor, shëndetësia, fondet strukturale) vendimin përfundimtar e merr Parlamenti,
• lidh marrëveshjet ndërkombëtare ndërmjet UE dhe me një ose më shumë shtete ose organizata ndërkombëtare,
• është përgjegjës për koordinimin e politikave të hollësishme evropiane të shteteve anëtare,
• ta zhvillojë politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të UE, dhe
• e koordinon bashkëpunimin ndërmjet gjykatave dhe forcave policore të shteteve të veçanta, në pikëpamje të veprimeve kriminale.
Në pajtim me marrëveshjet, Këshilli i miraton vendimet me shumicë të thjeshtë, shumicë të kualifikuar ose njëzëri, varësisht nga çështja për të cilën vendoset. Këshilli doemos duhet të miratojë njëzëri vendim për çështje të rëndësishme siç janë ndryshimet në marrëveshjet, zbatimi i politikës së re ose dhënia e pëlqimit Unionit për kyçje të shteteve të reja.
Seancat e Këshillit i përgatit Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm (COREPER) i përbërë nga ambasadorët e shteteve anëtare të UE.
Punën administrative të Këshillit e kryen Sekretariati i përgjithshëm me seli në Bruksel.
KËSHILLI I EVROPËS
Këshilli Evropian i përcakton drejtimet dhe prioritetet e përgjithshme të Unionit Evropian. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës më 01 dhjetor 2009, Këshilli Evropian u bë njëri nga shtatë institucionet zyrtare të Unionit. Këshilli Evropian takohet dy here në gjashtë muaj, zakonisht në Bruksel.
Kryetari aktual i Këshillit është Herman Van Rompuj. Mandati i kryetarit është dy vjet e gjysmë, me të drejtë rizgjedhje.
Në pajtim me nenin 15 të Marrëveshjes për Unionin Evropian ( pjesa e parë e Marrëveshjes së Lisbonës) Këshillin Evropian e siguron stimulin e nevojshëm për zhvillimin e Unionit dhe përcakton drejtime dhe prioritete të përgjithshme politike. Këshilli nuk ka funksion ligjvënës
është i përbërë nga shefa të shteteve dhe kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare të UE-së, ndërsa në punën e tij marrin pjesë dhe kryetari i Këshillit Evropian, kryetari o Komisionit Evropian, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë.
Përveç nëse me marrëveshjet e UE-së nuk është paraparë ndryshe, Këshilli Evropian vendimet i miraton me konsensus. Këshilli, në raste të caktuara një pjesë të vendimeve i miraton njëzëri ose me shumicë të kualifikuar. Këshilli Evropian e zgjedh kryetarin vet me shumicë të kualifikuar.
Këshilli Evropian është formuar më vitin 1974 me qëllim që të vendoset forum joformal për diskutim ndërmjet shefave të shteteve dhe kryetarëve të qeverive. Më vitin 1992 Këshilli fitoi status formal, me Marrëveshjen e Mastrihtit ishte definuar funksioni i tyre- forcë lëvizëse e Unionit dhe përcaktimin e drejtime të përgjithshme politike për zhvillimin e tij.
PARLAMENTI EVROPIAN
Parlamenti Pvropian (European Parliament) është fuqia lëvizëse në politikën e Evropës. Ajo është shtëpia më e rëndësishme e UE ku zhvillohen debate, vend ku takohen pikëpamjet politike dhe nacionale të gjitha shteteve anëtare.
Parlamenti Evropian është trup i zgjedhur i cili i përfaqëson qytetarët e UE, kryen kontroll politik mbi aktivitetet e Unionit dhe merr pjesë në procesin juridik-ligjdhënës. Prej vitit 1979 deputetët në Parlamentin Evropian zgjidhen direkt, me të drejtë të përgjithshme për votë, në çdo pesë vjet. Zgjedhjet e fundit ishin në qershor të vitit 2004, ndërsa të ardhshmet janë në vitin 2009.
Deputetët në Parlament nuk janë të ndarë në blloqe nacionale, por në grupe politike. Seancat plenare mujore në të cilat marrin pjesë të gjitha anëtarët e Parlamentit mbahen në Strasburg. Komisionet të cilat i përgatisin seancat plenare, si dhe grupet politike dhe disa sesione plenare plotësuese mbahen në Bruksel. Sekretariati i përgjithshëm i Parlamentit gjendet në Luksemburg.
Parlamenti dhe Këshilli e ndajnë kompetencën juridiko-ligjdhënëse nëpërmjet tri procedurave të ndryshme:
• “procedura e bashkëpunimit” është futur me Aktin unik evropian në vitin 1986. Parlamenti jep mendimin e vet për projekt-direktiva dhe normativat që i propozon Komisioni Evropian i cili, pastaj, në bazë të mendimit të Parlamentit mund ta ndryshojë propozimin e vet,
• prej vitit 1987, po ashtu, është futur “procedura për dhënien e pajtimit” me cilën Parlamenti doemos duhet ta japë pajtimin e vet për marrëveshje ndërkombëtare për të cilat negocion Komisioni, si dhe për çdo zgjerim të propozuar të Unionit Evropian, dhe
• Marrëveshja e Mastrihtit e vitit 1992 futi “procedurën e bashkëvendosjes” më të cilën Parlamenti dhe Këshilli janë vënë në rrafshin e njëjtë për zgjidhjen e një varg çështjesh të rëndësishme siç janë lëvizja e lirë e fuqisë punëtore, tregu i brendshëm, arsimi, hulumtimet, mjedisi jetësor, rrjetet transevropiane, shëndetësia, kultura dhe mbrojtja e konsumuesve. Parlamenti mund ta hedhë poshtë normativën e propozuar nga këto lëmenj nëse shumica absolute e deputetëve voton kundër “qëndrimit të përbashkët” të Këshillit.
Parlamenti Evropian e ndan përgjegjësinë me Këshillin edhe përgjegjësinë rreth miratimit të Buxhetit të UE. Komisioni Evropian e propozon Projekt-buxhetin, të cilin pastaj e shqyrtojnë Parlamenti dhe Këshilli. Parlamenti mund të mos e miratojë buxhetin, ndërsa në këtë rast e tërë procedura për miratimin e buxhetit ngrihet përsëri.
Parlamenti plotësisht i shfrytëzon autorizimet e veta buxhetore për të bëjë ndikim mbi UE me rastin e krijimit të politikës.
Parlamenti Evropian kryen kontroll demokratik nëpërmjet kontrollimit të peticioneve të parashtruara nga qytetarët dhe nëpërmjet formimit të komiteteve të përkohshme për hulumtim.
Komisioni përgjigjet para Parlamentit dhe nëse i njëjti voton mosbesim me shumicë votash prej dy të tretave, Komisioni duhet të paraqesë dorëheqje kolektive.
Parlamenti e mbikëqyr realizimin e politikave të UE-së, nëpërmjet pyetjeve gojore dhe me shkrim drejtuar Komisionit dhe Këshillit.
KOMISIONI EVROPIAN
Komisioni Evropian (The European Commission) është institucion politikisht i pavarur, i cili i përfaqëson dhe i promovon interesat kolektive të UE-së si tërësi. Komisioni është fuqia udhëheqëse e sistemit institucional të UE-së. Komisioni i kryen katër funksionet në vijim:
• është iniciator i politikës dhe i legjislacionit të Unionit, e propozon normativën ligjore në Parlament dhe Këshill,
• është trup kryesor ekzekutues i cili e zabaton legjislacionin e UE-së, nëpërmjet marrjes së masave dhe vendimeve konkrete për implementimin e tij. Komisioni i zbaton vendimet e Këshillit, udhëheq me realizimin e buxhetit dhe i zbaton politikat e UE-së,
• Komisioni është “rojë e marrëveshjeve”, doemos duhet të sigurojë se vendet anëtare i zbatojnë normativat dhe direktivat të cilat i miratojnë Këshilli dhe Parlamenti. Komisioni së bashku me Gjykatën e drejtësisë, është përgjegjëse që ligji i UE-së të zbatohet në mënyrë të drejtë, në të gjitha vendet anëtare dhe
• e përfaqëson UE-në në skenën ndërkombëtare, është negociator i rëndësishëm në emër të UE-së për marrëveshjet dhe kontaktet ndërkombëtare, me vendet e treta dhe me organizatat ndërkombëtare.
Në çdo pesë vite formohet Komision i ri, gjashtë muaj pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, nëpërmjet marrëveshjes ndërmjet vendeve anëtare. Procedura është si vijon: qeveritë e vendeve anëtare me pajtim të përbashkët e propozojnë personin për funksionin e kryetarit të Komisionit, ndërsa për propozimin miratim duhet të japë Parlamenti Evropian.
Parlamenti Evropian me votim duhet t’i miratojë propozimet për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit në tërësi, me ç’rast vendet anëtare i emërojnë kryetarin dhe anëtrët e Komisionit. Komisioni i ri formalisht emërohet nga Këshilli.
Komisioni ka 27 anëtarë të cilët veprojnë pavarësisht dhe eksluzivisht në interes të Unionit. Komisioni përgjigjet para Parlamentit, që do të thotë nëse Parlamenti voton mosbesim nëpërmjet miratimit të “propozimit për cenzurë”, Komisioni doemos duhet të japë dorëheqje kolektive.
Komisioni merr pjesë në të gjitha mbledhjet e Parlamentit, ku doemos duhet t’i arsyetojë dhe sqarojë politikat e tij. Gjithashtu, përgjigjet rregullisht në pyetjet me shkrim dhe me gojë, të parashtruara nga anëtarët e Parlamentit .
Puna e komisionit organizohet në drejtoritë e përgjithshme, të cilat janë kompetente për sfera të caktuara të politikës. Komisioni është trupi më i madh administrativ i Bashkësisë, i cili udhëheq me politikat e UE-së, fondet dhe programet .
Selia e Komisionit është në Bruksel, por ka zyra edhe në Luksemburg, përfaqësi në të gjitha vendet anëtare të UE-së, si dhe delegacione në shumë kryeqytete në tërë botën.
GJYKATA E DREJTËSISË
Gjykata e Drejtësisë e Bashkësive Evropiane (The Cour of Justice of the European Communities) është themeluar me Marrëveshjen për Bashkësinë Evropiane për thëngjill dhe çelik, në vitin 1952. Kompetenca e saj është të sigurojë, që e drejta e Bashkësisë të interpretohet dhe të zbatohet në mënyrë të njëjtë në çdo vend anëtarë të UE-së.
Gjykata ka autorizim që të zgjidhë konteste juridike ndërmjet vendeve anëtare, institucioneve të UE-së, subjekteve juridike afariste dhe personave fizikë. Gjykata është e përbërë me nga një gjykatës nga çdo vend anëtar, me ç’rast janë të përfaqësuara të gjithë sistemet juridike shtetërore të UE-së. Gjykatës i ndihmojnë tetë avokatë publikë, të emëruar për mandatin prej gjashtë vitesh.
Gjykata mund të kontrollojë nëse dispozitat e UE-së janë të miratuara me rregull dhe mund të gjykojë se Parlamenti Evropian, Këshilli ose Komisioni kanë bërë lëshime në punë.
Gjykata e drejtësisë është institucioni i vetëm i cili ka autorizim që të miratojë me kërkesë të gjykatave nacionale, vendim lidhur me interpretimin e marrëveshjeve dhe të drejtës së UE-së.
Gjykata e shkallës së parë është institucion shoqërues i Gjykatës së drejtësisë dhe i njëjti është themeluar në vitin 1989, me qëllim që t’i ndihmojë Gjykatës në ballafaqimin me mijëra raste që i drejtohen, ndërsa qytetarëve t’u ofrohet mbështetje më e mirë juridike. Të dy gjykatat kanë kryetarë të cilët i zgjedhin gjykatësit tjerë, për mandat prej tre vitesh.
Selia e Gjykatës së drejtësisë është në Luksemburg.
GJYKATA E REVIZORËVE
Gjykata e revizorëve (The Europen Court of Auditors) kontrollon nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit, dhe nëse të gjitha shpenzimet e tij janë bërë në mënyrë legale dhe të rregullt dhe nëse me buxhetin e UE-së menaxhohet në mënyrë racionale. Gjykata është themeluar në vitin 1977. Detyra e saj është që vazhdimisht të kontrollojë nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit Evropian dhe nëse të gjitha shpenzimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe të rregullt. Një nga funksionet kryesore të Gjykatës është që t’u ndihmojë autoriteteve buxhetore (Parlamentit evropian dhe Këshillit) me atë që për çdo vit u paraqet raport, për vitin paraprak financiar. Gjykata e revizorëve e jep mendimin e saj, para miratimit të normativave financiare të UE-së.
Gjykatën e përbëjnë nga një anëtar i secilit vend anëtar me mandat prej gjashtë vitesh, me mundësi rizgjedhjeje. Anëtarët e Gjykatës e zgjedhin kryetarin me mandat prej tre vitesh.
Selia e Gjykjatës është në Luksemburg.
Trupa tjerë me rol të rëndësishëm në UE
Komiteti Evropian për çështje ekonomike she sociale (European Economic and Social Committee), është themeluar në vitin 1957 me Marrëveshjen e Romës, paraqet trup këshillues i cili i përfaqëson punëdhënësit, sindikatat tregtare, fermerët, konsumatorët dhe grupet tjera, të cilat në mënyrë kolektive e përbëjnë shoqërinë e organizuar qytetare. Komiteti i prezanton qëndrimet e tyre dhe i mbron interesat e tyre në debate politike të Komisionit, Këshillit dhe Parlamenti evropian. Komiteti paraqet urë ndërmjet Unionit dhe qytetarëve të tij, duke promovuar përfaqësim dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve dhe shoqëri më demokratike në Evropë. Komiteti është pjesë përbërëse e procesit të marrjes së vendimeve. Ai doemos duhet të konsultohet para se të merren vendime për politikën ekonomike dhe sociale. Anëtarët e Komitetit propozohen nga qeveritë e UE-së, por punojnë në pavarësi të plotë politike. Ata emërohen për periudhë prej katër vitesh, me të drejtë të rizgjedhjes. Komiteti takohet në Kuvendin plenar, ndërsa në përgatitjen e diskutimeve marrin pjesë nënkomitetet, seksionet e tij. Komiteti i zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin në çdo dy vite.
Selia e Komitetit është në Bruksel.
Komiteti për rajone (Committee on Regions), është themeluar në vitin 1944 me Marrëveshjen e Unionit Evropian. Komiteti është trup këshillues i përbërë nga përfaqësues të autoriteteve rajonale dhe lokale të Evropës, të cilët i propozojnë vendet anëtare, ndërsa i emëron Këshilli, me mandat prej katër vitesh. Anëtarët e Komitetit propozohen nga qeveritë e UE-së, por punojnë në pavarësi të plotë politike. Komiteti për rajonet emëron kryetar nga anëtarët e vet, për periudhën prej dy vitesh.
Roli i Komitetit për rajonet është që t’i paraqesë dhe propozojë qëndrimet e autoriteteve lokale dhe rajonale lidhur me legjislacionin e UE-së, me anë të dhënies së mendimeve për propozimet e Komisionit. Komiteti mban sesione plenare në niven vjetor, në të cilat definohet politika e tij e përgjithshme dhe miratohen mendime. Anëtarët e Komitetit ndahen në gjashtë komisione të veçanta nga sfera e politikës kohezive territoriale, politikës ekonomiko-sociale, zhvillimit të qëndrueshëm, kulturës dhe arsimit, punëve kushtetuese dhe administrimit evropian dhe lidhjeve të jashtme.
Selia e Komitetit është në Bruksel.
Banka qendrore evropiane (European Central Bank), është përgjegjëse për menaxhim me euron dhe politikën monetare të UE-së. Detyrat e Bankës qendrore evropoiane janë përcaktuar me Marrëveshje, me të cilën është themeluar Bashkimi Evropian. Qëllimi parësor i Bankës, është mbajtja e stabilitetit të çmimeve dhe mbështetja e politikave kryesore ekonomike në Bashkësi.
Qëllimet e Unionit, sipas nenit 2 të Marrëveshjes për Unionin Evropian, janë realizimi i shkallës së lartë të punësimit dhe rritjes së qëndrueshme.
Detyrat themelore të Bankës janë:
• përcaktimi dhe implementimi i politikës monetare në eurozonë,
• mirëmbajtja dhe menaxhimi me rezerva devizore të vendeve të eurozonës (portfolio management) dhe
• promovimi i funksionimit të sistemeve pagesore.
Selia e Bankës është në Frankfurt.
Banka evropiane investuese ( European Investment Bank), është themeluar në vitin 1958 me Marrëveshjen e Romës. Misioni i Bankës është që të investojë në projekte që i promovojnë qëllimet e Unionit. Banka ndihmon që të arrihen qëllimet e Unionit nëpërmjet financimit të projekteve investuese, për zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara në UE, dhe për përmirësimin e konkurrencës së bizneseve të vogla. Projektet e zgjedhura janë për nxitjen e eurointegrimit, zhvillimit të balancuar, kohezionit ekonomiko-social dhe të ekonomisë inovative. Banka nuk është profitabile dhe nuk realizon kurrfarë mjetesh nga depozitimet e kursyera apo nga llogaritë rrjedhëse. Ajo financohet nëpërmjet huave që realizohen në tregjet financiare dhe nëpërmjet aksionarëve të Bankës-vendeve anëtare të UE-së të cilat janë pronarë të përbashkët të kapitalit të saj, me ç’rast kontributi i çdo vendi e reflekton fuqinë e saj ekonomike në Union.
Vendimet e Bankës i miraton Këshilli i guvernatorëve, Këshilli drejtues dhe Komiteti udhëheqës.
Banka bashkëpunon me institucionet e UE-së, përfaqësuesit e saj mund të marrin pjesë në komitetet e Parlamentit Evropian, ndërsa kryetari i Bankës mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit.
Selia e Bankës është në Luksemburg.
DATAT KYÇ TË PROCESIT TË INTEGRIMIT EUROPIAN
09.05.1950 Ministri francez i Punëve të Jashtme Robert Shuman jep propozim për themelimin e Bashkësisë të thëngjillit dhe çelikut ndërmjet Francës dhe Gjermanisë Perëndimore, plan i bazuar në idenë paraprake të Zhan Mone. Çdo vit më 9 maj festohet si "Dita e Europës".
18.04.1951 Nënshkrimi i Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Europiane për thëngjill dhe çelik (Marrëveshja e Parisit). Marrëveshjen e nënshkruan Belgjika, RF e Gjermanisë, Franca, Italia, Luksenburgu dhe Holanda.
25.03.1957 Gjashtë vendet, në Romë i nënshkruan marrëveshjet me të cilat themelohen Bashkësia Ekonomike Europiane (BEE) dhe Bashkësia Europiane për Energji Atomike (Euroatom).
01.01.1958 Marrëveshjet e Romës hyjnë në fuqi. Vallter Hallshtajn u bë kryetari i parë i Komisionit të BEE-së, Lluis Armand kryetar i Bashkësisë Europiane për Energji Atomike.
21.07.1959 Tetë vende anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik evropian: Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Gjermania, Portugalia, Zvicra dhe Suedia marrin vendim për formimin e Zonës evropiane për tregti së lirë (EFTA). Marrëveshja hyn në fuqi më 03.05.1960.
01.01.1961 Harmonizimi i parë i pjesshëm i procedurave doganore të vendeve anëtare të BEE-së me qëllim që të formohet dogana e jashtme unike.
08.04.1965 Nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkimin e organeve ekzekutive të tri Bashkësive Evropiane: Bashkësisë Evropiane të thëngjillit dhe çelikut, Bashkësia Ekonomike Evropiane dhe Bashkësisë Evropiane për energji atomike.
01.07.1967 Në fuqi hyn Marrëveshja për bashkim, e lidhur më 8 prill 1965. Zhan Rej u bë kryetar i parë i Komisionit për të tri bashkësitë (BEThÇ, BEE dhe Euroatom).
01.07.1968 Themelimi i Unionit doganor dhe implementimi i doganës unike të jashtme.
02.07.1970 Franko L. Malfati u bë kryetar i Komisionit të Bashkësisë Evropiane.
21.03.1972 U implementua i ashtuquajturi "Gjarpri monetar": Këshilli dhe Qeveritë e shteteve anëtare arritën marrëveshje që kurset devizore të valutave të anëtarëve të BE-së të mundin ndërmjet tyre të lëvizin më së shumti deri më 2,5% .
22.03.1972 Siko L. Mansholt u bë kryetar i Komisionit të Bashkësisë Evropiane.
22.09.1972 U nënshkrua Marrëveshja për tregti të lirë me shtetet tjera anëtare të Zonës Evropiane të tregtisë së lirë (Islanda, Austria, Portugalia, Suedia dhe Zvicra).
19-20.10.1972 Kryetarët e shteteve dhe të Qeverive të BE-së së zgjeruar në Paris miratojnë vendim për transferimin e BE-së në Unionin Evropian.
01.01.1973 Zgjerimi i parë i Bashkësisë. Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkëngjiten Bashkësive Evropiane.
06.01.1973 Fransoa Ksavijar Ortoli u bë kryetar i Komisionit të BE.
09-10.12.1974 Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së në Paris morën vendim që në të ardhmen rregullisht të jenë në punime si Këshill Evropian.
10-11.03.1975 Kryetarët e shteteve dhe të qeverive mblidhen në Dublin për herë të parë si Këshill Evropian.
20.12.1976 Roj Xhenkins u bë kryetar i Komisionit të BE-së.
6-7.07.1978 Këshilli Evropian në mbledhjen në Bremen merr vendim për themelimin e Sistemit Monetar Evropian (SME) dhe Njësi monetare evropiane.
7-10.06.1979 Në nëntë shtetet anëtare të BE-së u mbajtën zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. Nëntë shtetet zgjodhën 410 anëtarë në Parlamentin Evropian.
17-20.07.1979 U mbajt mbledhja e parë i anëtarëve të zgjedhur drejtpërdrejt në Parlamentin Evropian në Strasburg. Simon Veil u bë kryetare e parë e PE-së.
01.01.1981 Greqia bashkëngjitet si shteti i nëntë anëtar i Bashkësisë Evropiane.
06.01.1981 Gaston Torn u bë kryetar i Komisionit të BE-së.
19.02.1982 Piet Dankert u zgjodh kryetari i dytë i Parlamentit Evropian pas mbajtjes së zgjedhjeve për PE.
17-19.06.1983 Në mbledhjen e mbajtur në Shtutgard, Këshilli Evropian nënshkroi Deklaratën solemne për Unionin Evropian.
14.02.1984 Parlamenti Evropian e miratoi Project-marrëveshjen për formimin e Unionit Evropian hartuar nga Këshilli Institucional nën udhëheqjen e Altiero Spineli.
14-17.06.1984 Zgjedhjet e dyta evropiane për Parlamentin Evropian. Dhjetë shtete zgjodhën 434 anëtarë të PE.
24.07.1984 Pjer Flimlan zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.
07.01.1985 Zhak Dellor zgjidhet kryetar i Komisionit të BE.
2-3.12.1985 Këshilli Evropian në Luksemburg arriti marrëveshje për reforma në sistemin institucional, zgjerimin e kompetencave të përbashkëta dhe krijimin e kornizës juridike për bashkëpunim në sferën e politikës të jashtme. Këto ndryshime të marrëveshjes përcaktohen në kuadër të Aktit unik Evropian (AUE).
01.01. 1986 Spanja dhe Portugalia i bashkëngjiten Bashkësive Evropiane. Numri i shteteve anëtare të BE-së zmadhohet në dymbëdhjetë.
17 dhe 28.2.1986 Dymbëdhjetë vendet anëtare e nënshkruajnë Aktin unik evropian (AUE).
20.01.1987 Pas përfundimit të votimit, Lord Plamb bëhet kryetar i PE, me ç'rast vendosen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
01.07.1987 Akti unik evropian hyn në fuqi.
15-18.06.1989 Zgjedhjet e treta evropiane për Parlamentin Evropian. Dymbëdhjetë shtete zgjedhin 518 anëtar të PE.
26.07.1989 Kryetar i Parlamentit Evropian zgjidhet Enrike Baron Krespo.
03.10.1990 Me hyrje në fuqi të marrëveshjes shtetërore ndërmjet RF të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike të Gjermanisë vjen deri te bashkimi i dy shteteve. Në këtë mënyrë pesë krahinat e reja federale bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
25.06.1991 Spanja dhe Portugalia i bashkëngjiten marrëveshjes shengen.
9-10.12.1991 Mbahet samiti i Këshillit Evropian në Mastriht. Kryetarët e shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të UE-së arrijnë marrëveshje për tekstin e marrëveshjes për krijimin e Unionit Evropian (UE).
13.01.1992 Egon Klepsh zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.
01.11.1993 Hyn në fuqi marrëveshja e Unionit Evropian, e nënshkruar në Mastriht. Me këtë marrëveshje vendosen themelet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurimit, bazat për bashkëpunim të afërt në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe për themelimin e unionit ekonomik dhe monetar me valutë unike. Emërtimi “Union Evropian” zyrtarisht e zëvendësoi emërtimin e deriatëhershëm “Bashkimi Evropian”.
9-12.06.1994 Zgjedhjet e katërta të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. Dymbëdhjetë shtete zgjedhin 567 anëtar të PE.
19.07.1994 Klaus Hensh zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.
01.01.1995 Finlanda, Austria dhe Suedia bëhen anëtare të Unionit Evropian.
23.01.1995 Zhak Santer bëhet kryetar i Komisionit të BE-së.
26.03.1995 Hyn në fuqi Marrëveshja e shengenit. Në kufijtë midis Gjermanisë shteteve të Beneluksit, Francës, Spanjës dhe Portugalisë hiqen kontrollet e pasaportave.
15-16.12.1995 Në mbledhjen në Madrid, Këshilli i Evropës merr vendim që monedha e ardhme evropiane të quhet euro.
19.12.1996 Danimarka, Suedia, Finlanda dhe jo-anëtaret e Unionit Evropian, Norvegjia dhe Islanda i bashkëngjiten Marrëveshjes shengen.
14.01.1997 Hose Marija Zhil-Robles zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.
16-17.06.1997 Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të UE-së e nënshkruajnë Marrëveshjen e Amsterdamit.
16.07.1997 Kryetari i Komisionit Zhak Santer, Parlamentit Evropian ia paraqet projektin Agjenda 2000-Unionin Evropian më i fuqishëm dhe i zgjeruar.
01.01.1999 Hyn në fuqi Unioni ekonomik dhe monetar.
15.03.1999 Komisioni Evropian nën udhëheqjen e kryetarit Zhak Santer jep dorëheqje kolektive .
24-26.03.1999 Në Samitin në Berlin, Këshilli Evropian e miratoi Agjendën 2000.
01.05.1999 Hyn në fuqi Marrëveshja e Amsterdamit.
03-04.06.1999 Këshilli i Evropës e zgjedh Havier Solanën Përfaqësues i lartë i UE-së për Politikë të jashtme të përbashkët dhe për siguri.
10-13.06.1999 Mbahen zgjedhjet e pesta të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. Pesëmbëdhjetë shtete zgjedhin 626 përfaqësues.
20.07.1999 Nikol Fonten bëhet kryetar i Parlamentit Evropian.
30.07.1999 Njëzetë e shtatë shefa të shteteve dhe qeverive të UE-së, në Sarajevë formojnë Paktin e stabilitetit për Evropën Juglindore. Bodo Hombah bëhet koordinator i tij.
07.12.2000 Kryetarët e Parlamentit Evropian, Këshilli i UE-së dhe Komisioni Evropian solemnisht e proklamojnë Kartën e UE-së për të drejtat themelore.
07-11.12.2000 Këshilli i Evropës e miraton Marrëveshjen e Nicës. Ndryshimet gjithëpërfshirëse në lidhje me normativat institucionale (përllogaritja e votave, marrja e vendimeve me shumicë) duhet ta përgatitin terrenin për krijimin e Unionit Evropian me 27 shtete anëtare.
26.02.2002 Nënshkruhet Marrëveshja e Nicës.
01.01.2002 Euro vendoset në 12 shtete të UE-së.
15.01.2002 Pat Koks zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.
01.02. 2003 Hyn në fuqi Marrëveshja e Nicës.
01.05.2004 Republika Çeke, Estonia, Qipro, Letonia, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia i bashkëngjiten UE-së.
10 dhe 13. 2004 Mbahen zgjedhjet e gjashta të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian. 25 shtete zgjedhin 732 përfaqësues.
20.07.2004 Jozef Borell Fonteles zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.
29.10.2004 Në Romë miratohet Kushtetuta Evropiane (lëndë e ratifikimit nga ana e vendeve anëtarë të UE-së).
22.11.2004 Hoze Manuel Baroso bëhet kryetar i Komisionit Evropian.
29 maj dhe 01 qershor 2005 Franca e refuzon Kushtetutën në referendum, kurse tri ditë më vonë edhe Holanda.
01.01.2007 Bullgaria edhe Rumunia i bashkëngjiten UE-së. Numri i anëtarëve në Parlamentin Evropian rritet në 785.
Sllovenia e vendos euron dhe është shteti i 13 i UE-së i cili i bashkëngjitet eurozonës.
16.01.2007 Hans Gert Potering zgjidhet kryetar i Parlamentit Evropian.
13.12.2007 Shefat e shteteve dhe kryetarët e qeverive të 27 vendeve anëtare të UE-së e nënshkruajnë Marrëveshjen e Lisbonës.
01.01.2008 Qiproja dhe Malta e vendosin euron.
12.12.2008 Zvicra i bashkëngjitet Zonës shengen.
01.01.2009 Sllovakia e vendos euron.
4-7.06.2009 Zgjedhja e anëtarëve të Parlamentit Evropian (2009-2014).
01.12.2009 hyri në fuqi marrëveshja e Lisbonës.
01.12.2009 Herman Van Rompuj është zgjedhur për kryetar të Këshillit Evropian.
Në datën 01.01.2010 Spanja e mori kryesimin rrotullues me Këshillin e BE-së, për së katërti herë. Spanja ishte shteti i parë që e mori kryesimin pas Marrëveshjes së Lisbonit" dhe sistemin e ri të kryesimit të trefishtë".
Më datën 07.05.2010 Shefat e shteteve dhe qeverive në kuadër të eurozonës u pajtuan për konsolidim të thellë fiskal, koordinim të forcuar ekonomik dhe mbikëqyrje të buxhetit me qëllim mbrojtjen e euros.
Më datën 17.06.2010 Në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, liderët evropian miratuan strategji dhjetëvjeçare për rritje të mençur, të qëndrueshme dhe inkluzive - Evropa 2020.
Më datën 01.01.2011 Estonia e vuri në përdorim euron dhe u bë anëtare e 17-të e eurozonës. Filluan të funksionojnë tre institucione të reja evropiane për supervizion financiar: Drejtoria evropiane bankare, Fondi evropian pensional profesional i sigurimit dhe Organi evropian për letra me vlerë dhe tregje.
18.01.2011 Filloi Semestri i parë evropian me cikël gjashtëmujor të koordinimit të politikave ekonomike ndërmjet vendeve-anëtare të BE-së, me çka do të ndihmohet në parandalimin e krizës ekonomike, si ajo nga viti 2008- 2010.
17.01.2012 Anëtarët e Parlamentit Evropian e zgjodhën socialistin gjerman Martin Shulc si kryetar i Parlamentit Evropian.
02.03.2012 Këshilli Evropian e rizgjodhi Herman Van Rompuj si kryetar i Këshillit Evropian.
01.04.2012 Iniciativa evropiane u bë realitet duke u mundësuar qytetarëve për herë të parë për çështje specifike të propozojnë legjislacion deri te Komisioni Evropian. Së paku një milion qytetarë prej së paku një të katërtën e vendeve-anëtare të BE-së mund ta ftojnë Komisionin Evropian të dorëzojë propozim për miratimin e akteve të caktuara juridike në sferat me kompetencë të saj.
08.10.2012 Hyri në fuqi Mekanizmi evropian për stabilitet. Ky institucion me seli në Luksemburg ka për qëllim të sigurojë stabilitet financiar me eurozonën.
10.12.2012 Në ceremoninë në Oslo të Bashkimit Evropian iu nda Çmimi nobël për paqe për vitin 2012.
01.01.2013 Hyri në fuqi Marrëveshja për stabilizimi, koordinim dhe menaxhim me Bashkimin monetar dhe ekonomik (e njohur si marrëveshja fiskale).
01 korrik 2013 Republika e Kroacisë iu bashkëngjit Bashkimit Evropian, me çka numri i përgjithshëm i vendeve-anëtare të BE-së u rrit në 28. Momentalisht Bashkimi Evropian ka 24 gjuhë zyrtare.
02.12.2013 Këshilli e miratoi buxhetin afatgjatë të BE-së për vitin 2014-2020 (Korniza financiare shumëvjeçare). Negociatat zgjatën dy vjet e gjysmë, ndërsa programet e saj implementohen nga 01.01.2014.
01.01.2014 Letonia e vuri në përdorim euron dhe u bë anëtare e 18-të e eurozonës.
ZGJERIMI I UNIONIT EVROPIAN
Në vitin 1951 Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda e themeluan Komunitetin Evropian për Qymyr dhe Çelik.
Zgjerimi i vendeve-anëtare:
- 1973 Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe;
- 1981 Greqia;
- 1986 Portugalia dhe Spanja;
- 1995 Austria, Finlanda dhe Suedia;
- 2004 Qiproja, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia;
- 2007 Bulgaria dhe Rumunia;
- 01 korrik 2013 Kroacia
KRYESIMI I KËSHILLIT TË EVROPËS NGA VITI 2007 DERI NË VITIN 2020
Vendet anëtare të UE më 13 dhjetor 2004 arritën marrëveshje politike për dispozitat të cilat kanë të bëjnë me kryesimin e Këshillit, duke përfshirë edhe radhën e kryesimit për periudhën 2007-2020.
Kryesimet e ardhshme do të zhvillohen në grup nga tre vende anëtare, siç është paraparë me Kushtetutën e re evropiane, secili grup përbëhet nga një vend i madh dhe i vogël anëtar dhe më së paku nga një vend i ri anëtar.
UE kryesimet e koordinojnë punën e Unionit.
Gjermania |
janar-qershor |
2007 |
Portugalia |
korrik-dhjetor |
2007 |
Sllovenia |
janar-qershor |
2008 |
Franca |
korrik-dhjetor |
2008 |
Republika Çeke |
janar-qershor |
2009 |
Suedia |
korrik-dhjetor |
2009 |
Spanja |
janar-qershor |
2010 |
Belgjika |
korrik-dhjetor |
2010 |
Hungaria |
janar-qershor |
2011 |
Polonia |
korrik-dhjetor |
2011 |
Danimarka |
janar-qershor |
2012 |
Qiproja |
korrik-dhjetor |
2012 |
Irlanda |
janar-qershor |
2013 |
Lituania |
korrik-dhjetor |
2013 |
Greqia |
janar-qershor |
2014 |
Italia |
korrik-dhjetor |
2014 |
Letonia |
janar-qershor |
2015 |
Luksemburgu |
korrik-dhjetor |
2015 |
Holanda |
janar-qershor |
2016 |
Sllovenia |
korrik-dhjetor |
2016 |
Malta |
janar-qershor |
2017 |
Mbretëria e Bashkuar |
korrik-dhjetor |
2017 |
Estonia |
janar-qershor |
2018 |
Bullgaria |
korrik-dhjetor |
2018 |
Austria |
janar-qershor |
2019 |
Rumania |
korrik-dhjetor |
2019 |
Finlanda |
janar-qershor |
2020 |