PARTIA DEMOKRATIKE E TURQVE TË MAQEDONISË
2008 - 2012

KENAN HASIPI
Kryetar i PDTM-së. I lindur më 1.12.1955 në fshatin Vrapçishte. Turk. Mjek specialist në mjekësinë interne.
Prej 1994-1998 dhe prej 2002-2008 ka qenë deputet në përbërjen parlamentare.
Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë.
Anëtar i:
- Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Këshillit Nacional për eurointegrime,
- Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit juridiko-ligjvënës,
- Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim dhe Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore.