Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë
2002 - 2006

GAJUR SARAÇ
U lind në vitin 1957 në Gostivar. Turk. Ka kryer Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar si drejtor i financave në firmë shtetërore deri në vitin 1990. Nga viti 1990 ka punuar privatisht si ekspert i financave. Jeton në Gostivar.

ZERIN ABAZ
Anëtare e PDTM-së. Kryetare e Filialit së Shkupit, anëtare e Këshillit drejtues qendror. U lind më 02.08.1955 në Shkup. Turke. Pedagoge. Ka punuar si profesoreshë e sociologjisë në shkollën ekonomike, kolegjin Jahja Kemal, si këshilltare në zyrën e Kryetarit të Qeveris së Republikës së Maqedonisë dhe si udhëheqëse e Sektorit për mërgim në MPJ. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

QENAN HASIPI
Kryetar i Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni. Turk. U lind në vitin 1955 në fsh. Vrapçisht, Gostivar, RM. Ka kryer studimet specialiste të mjekësisë interne. Punoi si internist-specialist në Qendrën mjekësore në Gostivar. Ka qenë deputet në përbërjen e dytë parlamentare. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në fsh. Vrapçisht.