PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPTARËVE
2006 - 2008

NASER AJDINI
Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1963 në fsh. Sllupçan. Shqiptar. Profesor i kulturës fizike. E njeh mirë gjuhën maqedonase, shërbehet me gjuhën frënge, ndërsa e mëson gjuhën angleze. Jeton në fsh. Sllupçan.

BESIM DOGANI
Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1972 në Gostivar. Shqiptar. Profesor i letërsisë. E njeh mirë gjuhën angleze, turke dhe serbe. Jeton në Gostivar.

HAZBIJE IBISHI
Anëtare e PDSH-së. U lind në vitin 1977 në Shkup. Shqiptare. Arsimin e mesëm. Mëson gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

GARIP KABA
Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1964 në Veleshtë, Strugë. Shqiptar. Profesor. Jeton në Veleshtë të Strugës.

FLORA KADRIU
Anëtare e PDSH-së. U lind në vitin 1966 në Shkup. Shqiptare. E njeh mirë gjuhën maqedonase, angleze, greke dhe turke. Jeton në Shkup.

RUZHDI MATOSHI
Anëtar i PDSH- së. U lind në vitin 1970 në Tetovë. Shqiptar. Magjistër i shkencave. Inxhinier i bujqësisë. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Tetovë.

AGIM RAMADANI
Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1956 në fsh. Zhelinë, Tetovë. Shqiptar.
Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, ka specializuar mjekësinë ligjore dhe kriminalistikën, magjistroi në shkencat mjekësore, momentalisht është doktor i shkencave mjekësore të Universitetit në Tiranë.
Para zgjedhjes për deputet, 24 vjet punoi pa ndërprerë si mjek i praktikës së përgjithshme, e më vonë edhe si specialist. Ligjëron me honorar mjekësinë ligjore dhe Etikë me deontologji në Fakultetin Juridik USHT dhe në shkollën e lartë të infermierisë.
Në mënyrë aktive e flet gjuhën angleze, maqedonase, serbe dhe kroate, ndërsa shërbehet me gjuhën turke. Jeton në Tetovë.

DAUT REXHEPI
Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1966 në fsh. Poroj, Tetovë. Shqiptar. Shkollën e mesme profesionale. Jeton në fsh. Poroj, Tetovë.

ELMAZE SELMANI
Anëtare e PDSH-së. U lind në vitin 1958 në fsh. Lupç i Epërm, Podujevë. Shqiptare. Mjeke e specializuar e gjinekologjisë. E flet mirë gjuhën serbe, ndërsa shërbehet me gjuhën angleze dhe turke. Jeton në Vrapçisht.

MENDUH THAÇI
Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1965 në Tetovë. Shqiptar. Mjek. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Tetovë.

ARBEN XHAFERI
Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1948 në Tetovë. Shqiptar. Arsim të lartë. Politikan. E njeh mirë gjuhën angleze ndërsa shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Tetovë.