PARTIA E RE SOCIALDEMOKRATE
2008 - 2012

GORAN MISOVSKI
Anëtar i PRSD-së. I lindur më 15.4.1965 në Shkup. Maqedonas. Ekonomist.
Ka qenë deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Anëtar i:
- Këshillit të Kanalit të Kuvendit,
- Komisionit për mbrojtje dhe siguri,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për financim dhe buxhet,
- Komisionit për çështje ekonomike dhe
- Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

SONJA MIRAKOVSKA
Anëtare e PRSD-së. E lindur më 12.9.1963 në Berovë. Maqedonase. Juriste e diplomuar.
Kryetare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë.
Anëtare e:
- Komisionit juridiko-ligjdhënës,
- Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave,
- Komisioni anketues për ngjarjet e ndodhura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 01 korrik 2010,
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i përzier Parlamentar UE-Republika e Maqedonisë),
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e Republikës së Maltës dhe Republikës së Qipros.
Zëvendës-anëtare e:
- Komisionit për çështje kushtetuese dhe
- Komisionit për çështje evropiane.

TITO PETKOVSKI
Kryetari i PRSD-së. I lindur më 23.1.1945 në fshatin Psaça, Kriva Pallankë. Maqedonas. Jurist i diplomuar.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është deputet nga 1990 e deri më sot. Ka qenë nënkryetar, e më pas kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Kryetar i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.
Anëtari i:
- Këshillit nacional për eurointegrime dhe
- Komisionit për çështje kushtetuese.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për mbrojtje dhe siguri.