DEPUTETËT



 

 

BLLAGOJ ZASHOV

 

 

 

 

U lind më 20.2.1945 në Koçan, Republika e Maqedonisë. Nacionaliteti  maqedonas.

Ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup. Specializoi të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet në Zagreb (Kroacia) dhe Paris 2 (Sorbonë).

Diplomat nga karriera, i cili punën e vet e filloi në vitin 1973 në Sekretariatin për marrëdhënie me vendet e huaja të Republikës të Maqedonisë në të cilën punoi deri në vitin 1986, kur është emëruar për ndihmës-ministri për marrëdhënie me vendet e huaja.

Prej vitit 1986 deri në 1990 ka qenë konsull i ish-Jugosllavisë në Lion (Francë), i angazhuar nga kuadrot diplomatike nga Republika e Maqedonisë.

Nga vera e vitit 1990 deri në fillim të vitit 1993 punoi në Ministrinë e Marrëdhënieve me Vendet e Huaja si këshilltar special për Unionin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Në shkurt të vitit 1993, si një ndër diplomatët e parë maqedonas, është dërguar në shërbimin diplomatik në Strasburg (Francë) si përfaqësues i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Këshillin Evropian. Aty mbetet deri në gusht të vitit 1996.

Më 4.12.1996 përsëri shkoi në shërbimin diplomatik për ta hapur Ambasadën e Maqedonisë në Bukuresht. Deri më 24.06.1998 është ministër, këshilltar dhe ushtrues i punëve në Ambasadën e RM. Prej 25 qershor të 1998 deri më 31 korrik 2002 është ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë në Bukuresht (Rumani).

Pas kthimit nga Rumania edhe katër vjet punoi në Ministrin e Punëve të Jashtme i obliguar për sektorët për të drejtën ndërkombëtare dhe edukimin diplomatik. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2006 ka qenë bartës i listës në njësinë e tret zgjedhore nga Partia e re sociale-demokratike gjatë së cilës është zgjedhur si deputet.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është: zëvendës-kryetar i Komisionit për çështje evropiane, anëtar i Komisionit juridiko–ligjvënës, anëtar i Komisionit për politikë të jashtme, zëvendës-kryetar i parë i seksionit të Frankofonisë pranë Kuvendit dhe zëvendës-shefi i Delegacionit të RM në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës.
Z. Zashov e flet mirë gjuhën frënge, kroate dhe rumune. Komunikon edhe me gjuhën angleze dhe ruse.
Në vitin 1991 është një ndër themeluesit e Lëvizjes Evropiane të Republikës së Maqedonisë.
Ai është një ndër themeluesit e Shkollës politike e cila punon në kuadër të rrjetit të shkollave për politikë të Këshillit të Evropës.

Është autor i librit "Maqedonia dhe Këshilli i Evropës", e publikuar në vitin 2005
G. Zashov është i martuar me znj. Liljana Zashovën. Kanë dy vajza.

Click