PARTIA E RE SOCIALDEMOKRATE
2006 - 2008

IVAN ANASTASOVSKI
Anëtar i PRSD-së. U lind në vitin 1973 në Kumanovë. Maqedonas. Doktor i shkencave, Profesor universitar. Jeton në Kumanovë. Aktivitete në Kuvend.

BLLAGOJ ZASHOV
U lind më 20.2.1945 në Koçan, Republika e Maqedonisë. Nacionaliteti maqedonas.
Ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup. Specializoi të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet në Zagreb (Kroacia) dhe Paris 2 (Sorbonë).
Diplomat nga karriera, i cili punën e vet e filloi në vitin 1973 në Sekretariatin për marrëdhënie me vendet e huaja të Republikës të Maqedonisë në të cilën punoi deri në vitin 1986, kur është emëruar për ndihmës-ministri për marrëdhënie me vendet e huaja.
Prej vitit 1986 deri në 1990 ka qenë konsull i ish-Jugosllavisë në Lion (Francë), i angazhuar nga kuadrot diplomatike nga Republika e Maqedonisë.
Nga vera e vitit 1990 deri në fillim të vitit 1993 punoi në Ministrinë e Marrëdhënieve me Vendet e Huaja si këshilltar special për Unionin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Në shkurt të vitit 1993, si një ndër diplomatët e parë maqedonas, është dërguar në shërbimin diplomatik në Strasburg (Francë) si përfaqësues i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Këshillin Evropian. Aty mbetet deri në gusht të vitit 1996.
Më 4.12.1996 përsëri shkoi në shërbimin diplomatik për ta hapur Ambasadën e Maqedonisë në Bukuresht. Deri më 24.06.1998 është ministër, këshilltar dhe ushtrues i punëve në Ambasadën e RM. Prej 25 qershor të 1998 deri më 31 korrik 2002 është ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë në Bukuresht (Rumani).
Pas kthimit nga Rumania edhe katër vjet punoi në Ministrin e Punëve të Jashtme i obliguar për sektorët për të drejtën ndërkombëtare dhe edukimin diplomatik. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2006 ka qenë bartës i listës në njësinë e tret zgjedhore nga Partia e re sociale-demokratike gjatë së cilës është zgjedhur si deputet.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është: zëvendës-kryetar i Komisionit për çështje evropiane, anëtar i Komisionit juridiko–ligjvënës, anëtar i Komisionit për politikë të jashtme, zëvendës-kryetar i parë i seksionit të Frankofonisë pranë Kuvendit dhe zëvendës-shefi i Delegacionit të RM në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës.
Z. Zashov e flet mirë gjuhën frënge, kroate dhe rumune. Komunikon edhe me gjuhën angleze dhe ruse.
Në vitin 1991 është një ndër themeluesit e Lëvizjes Evropiane të Republikës së Maqedonisë.
Ai është një ndër themeluesit e Shkollës politike e cila punon në kuadër të rrjetit të shkollave për politikë të Këshillit të Evropës.
Është autor i librit "Maqedonia dhe Këshilli i Evropës", e publikuar në vitin 2005
G. Zashov është i martuar me znj. Liljana Zashovën. Kanë dy vajza.

GORAN MISOVSKI
Anëtar i PRSD-së. U lind më 15.4.1965 në Shkup. Maqedonas. Ekonomist i diplomuar - shkalla e parë.
E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

VELE MITANOVSKI
Anëtar i PRSD-së. U lind në vitin 1949 në fsh. Cërvena Voda, në Ohër. Maqedonas. Arsimin e lartë. Gazetar. Shërbehet me gjuhën angleze dhe ruse. Jeton në Ohër.

TITO PETKOVSKI
Anëtar i PRSD-së. U lind në vitin 1947 në fsh. Psaça-Kriva Pallankë, RM. Maqedonas. Jurist i diplomuar. E njeh mirë gjuhën angleze dhe frënge. Jeton në Shkup.