Partia Liberale
2002 - 2006

ZORAN KËRSTEVSKI
U lind në vitin 1960 në Shkup, RM. Maqedonas.

LUPÇE MESHKOV
Anëtar i LP-së. U lind në 1948 në Shkup. Maqedonas. Ka shkollim të lartë. Prej maji 1973 është i punësuar në Fondin e PISM, me ndërprerje prej katër muajsh, kur kryen obligim të sekretarit të Sekretariatit për organizim dhe dispozita në Kuvendin e Shkupit. Prej dhjetorit 2000, drejtor i Fondit. E flet mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.
MILKA MITKOVSKA

RISTANA LLALLÇEVSKA
Anëtare e PL-së. U lind në vitin 1963 në Ohër, RM. Maqedonase. Ka kryer Fakultetin Juridik. Ka punuar si pjesë e ekipit hulumtues në “Brima” dhe si referente e drejtësisë në Fondin e PISM, PE - Ohër. Anëtare e OB të PL dhe anëtare e IO të LIPAZH-it. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Ohër.

STOJAN ANDOV
U lind më 30.11.1935 në Kavadar. Republika e Maqedonisë. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në universitetin e Beogradit;
Ka qenë nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv Republikan, anëtar i delegacionit maqedonas në Këshillin e republikave dhe krahinave dhe anëtar i qeverisë federale në tre mandate, ku vërehet roli i tij i negociatorit, në kontaktet e ish Jugosllavisë me ekspertët në EEZ (1971-1987); Konsiderohet si njohës i jashtëzakonshëm dhe ekspert i çështjeve ekonomike, si dhe politikan i orientuar kah ekonomia e tregut; - Ka qenë ambasador në Ish Jugosllavinë në Irak (1987-1991).- Themelues i Partisë Liberale të Maqedonisë dhe si kryetar i saj e udhëhoqi Partin Liberale deri në bashkëngjitjen me ish PD 1997, kur u bë kryetar i Këshillit të subjektit të posa formuar politikë; - Pas ripërtëritjes së Partisë Liberale të Maqedonisë, u zgjodh për anëtar i Komitetit të vet Ekzekutiv; - U zgjodh për nënkryetar i Internacionales Liberale.
- Në zgjedhjet e para shumë partiake të vitit 1990, ka qenë i zgjedhur për deputet në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë dhe u bë kryetar i Kuvendit në janar të vitit 1991; - Në zgjedhjet e dyta shumë partiake të vitit 1994, përsëri ishte zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për kryetar të Kuvendit - obligim që e kreu deri në muajin mars të vitit 1996; - Ishte i zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në zgjedhjet e fundit (të vitit 1998); - Si deputet, është kryetar në Komisionin për politikë monetare dhe kreditore dhe banakieri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë; - Ishte kandidat për kryetar të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999; - Më 30 nëntor të vitit 2000 ka qenë i zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.