Partia Liberale Demokratike

Goran Milevski
Anëtar i PLD-së. I lindur më 1.11.1978 në Manastir. Maqedonas. Ekonomist i diplomuar në sferën e ekonomisë ndërkombëtare, magjistrant i menaxhmentit - administrata e biznesit në Fakultetin Ekonomik.
Aktivitetet në Kuvend:
- Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, anëtar
- Komisioni Anketues për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, anëtar
- Komisionit për Financim dhe Buxhet, anëtar
- Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, zëvendësanëtar
- Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, zëvendësanëtar
- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, anëtar

Roza Topuzova-Karevska
Anëtare e PDL-së. E lindur me 26.7.1954 në Prilep. Maqedonase. Magjistër i arkeologjisë, Universiteti në Beograd.
Aktivitetet në Kuvend:
- Komisioni Anketues për Skandalin me Përgjimet, anëtare
- Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtare
- Komisioni për Kulturë, anëtare
- Komisioni për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim, anëtar
- Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për Ndjekje të Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Ministria e Mbrojtjes, zëvendësanëtar
- Komisioni për Arsim, Shkence dhe Sport, zëvendësanëtare
- Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve, zëvendësanëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë, kryetare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, anëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit, anëtare

Dufe Kukoski
Anëtar i PLD-së. I lindur më 1.6.1958 në Vevçan. Maqedonas. Menaxher i diplomuar, Administrata e Biznesit, Instituti i Menaxhmentit - INM.
Aktivitetet në Kuvend:
- Këshilli i Kanalit të Kuvendit, zëvendësanëtar
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, anëtar
- Komisioni për Vetëqeverisje lokale, anëtar
- Komisioni Juridik-Ligjvënës, zëvendësanëtar
- Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, zëvendësanëtar
- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së paktit veri-atlantik (AP NATO), zëvendësanëtar