PARTIA LIBERALE-DEMOKRATIKE
2006 - 2008

ANDREJ ZHERNOVSKI
Anëtar i PLD-së. U lind në vitin 1968 në Shkup. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë. E njeh mirë gjuhën angleze, serbe dhe kroate. Jeton në Shkup.

JOVAN MANASIJEVSKI
Anëtar i PLD-së. U lind në vitin 1968 në Gostivar. Sociolog i diplomuar. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup

SLLOBODAN NAJDOVSKI
Anëtar i LDP-së. U lind në vitin 1961 në fsh. Dobroven. Maqedonas.
Ekonomist i diplomuar. Shërbehet me gjuhën ruse. Jeton në Manastir.

RISTO PENOV
Kryetar i LDP-së. U lind në vitin 1957 në Veles. Maqedonas. Magjistër i ekonomisë. E njeh mirë gjuhën angleze, serbe dhe kroate. Jeton në Shkup.

ROZA TOPUZOVA KAREVSKA
Anëtare e LDP-së. U lind në vitin 1954 në Prilep. Maqedonase. Magjistre e arkeologjisë. E njeh mirë gjuhën frënge, serbe dhe kroate. Jeton në Prilep.