Partia për Përtëritje të Maqedonisë
2002 - 2006

LILJANA POPOVSKA
U LIND MË: 24 Maj të viti 1956
ARSIMIMI:
- inxhiniere e diplomuar e teknologjisë, Fakulteti teknologjik-metalurgjik në Shkup (kimi organike)
- magjistre e shkencave teknike, Fakulteti teknologjik-metalurgjik në Shkup.
PËRVOJË PUNE:
- 1982 – 1993 në fabrikën Alkaloid (në Institutin për hulumtim dhe zhvillim dhe në Sektorin për marketing);
- 1993 – 1998 në firmë private;
- 1999 – 2002 në Qytetin e Shkupit (këshilltare e Kryetarit të komunës për planifikim dhe zhvillim).
PËRVOJË POLITIKE:
- 1996 – 1998 këshilltare në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe koordinatore e grupit të këshilltarëve të PLD-së;
- 1998 - 1999 zëvendës-ministre për zhvillim;
- 2002 deputete ne Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
- 2003 nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
ANGAZHIME TJERA
- aktiviste në lëvizjen e femrave dhe koordinatore e Lobit të femrës maqedonase (përfaqësuese për më tepër gra në politikë dhe në jetën publike, si dhe për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri);
- anëtare e Këshillit këshillëdhënës të grupit punues për barazi gjinore (Gender Task Force) të Paktit për stabilizim për JIE;
- anëtare e Këshillit këshillëdhënës të Link Diversiti (projekt rajonal për përmirësimin e bashkëpunimit ndëretnik);
- përfaqësuese për përforcimin e sektorit civil nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat joqeveritare (personave të hendikepuar, të varur nga droga, persona të moshuar, persona të talentuar, mbrojtje të ambientit jetësor dhe etj.)
- bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet në sferën e forcimit të paqes dhe tolerancës ndëretnike si dhe të zhvillimit ekonomik .
ÇMIMET:
- çmimi republikan për risimtari dhe dy çmime për përparime teknike në “Alkaloid”,
- mirënjohje dhe falënderime për bashkëpunim nga më tepët organizata joqeveritare
GJUHËT:
- anglishten dhe gjuhën sllovene
SASHO BOGDANOSKI

SONJA LEPITKOVA
Anëtare e LDP-së. U lind në 1963 në Probishtip, RM. Maqedonase. Doktor shkence. Docente në Fakultetin e Xehtaro-gjeologjik në Shtip. Profesoreshë e Katedrës për gjeokimi, petrologji, mineralogji me lëndën e gjeokimisë. Shërbehet me anglishten, ndërsa mëson gjuhën frënge. Jeton në Probishtip.