Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


 

 

SULEJMANI OLLOMAN

NËNKRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Kryetar i parë i Degës së PPD-së në Kërçovë. Ka qenë këshilltar i vetadministrimit lokal në Kërçovë në periudhën 1991 deri në 1994. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikësë së Mongolisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendi të RM për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Kinës.

U lind në vitin 1950  në f. Kolibare, Kërçovë. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin Filologjik. Punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë  shqipe në shkollën e mesme shtetërore “Mirko Milevski” në Kërçovë. Ka qenë punëtor profesional në Njësinë territoriale të Ministrisë së Arsimit në Kërçovë. E njeh mirë gjuhën frënge, kurse shërbehet edhe gjuhën gjermane. Ka qenë deputet i PPD-së në Kuvendin e RM-së në mandatin prej 1990 deri në 1994. Jeton në Kërçovë.

Më 13. 5. 2001 është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 

 
a

Na ndiqni në: