Partia për Prosperitet Demokratik
2002-2006

ABDYLADI VEJSELI
Anëtar i PPD-së. U lind në vitin 1968 në Tetovë. Shqiptar. Filolog. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Tetovë.

ISMET RAMADANI
Anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD-së)
U lind në 1954 në fshatin Haraçinë, Shkup, RM-së. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin Matematiko-natyror, drejtimi kimi. Ka qenë profesor i kimisë, ndërsa pastaj edhe drejtor në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup prej vitit 1985 deri në vitin 1989. Shërbehet me gjuhën angleze. Ka qenë deputet i PPD-së në Kuvendin e RM-së në dy mandatet e mëparshme prej vitit 1990 deri në vitin 1994 dhe prej vitit 1994 deri në vitin 1998. Jeton në fshatin Haraçinë - Shkup.
Anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Kryetar i Komisionit për ekologji, rini dhe sport pranë Kuvendit të RM-së.