PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK NË MAQEDONI
Gazmend Ajdaraga
Është lindur në vitin 1942 në Dibër. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin e Bujqësisë. Punon si pronar privat. Jeton në Dibër.
Eshref Aliu
Është lindur në vitin 1939 në Bojanovc. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Filologjik. I punësuar në NGB “Nova Makedonija”-Redaksia “Flaka e vëllazërimit”. Jeton në Shkup.
Zudi Emini
Është lindur në vitin 1958 në fsh. Forinë, Gostivar. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb. I papunësuar. Jeton në Gostivar.
Naser Zyberi
Është lindur në vitin 1961 në fsh. Llaskarc, Shkup. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. Gazetar i të përditshmes “Flaka e vëllazërimit” në Shkup. Jeton në Shkup.
Avdi Murtezani
Është lindur në vitin 1951 në fsh. Strimnicë, Tetovë. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. Punon si referent në Kuvendin e Komunës së Tetovës. Jeton në Tetovë.
Naif Mustafa
Është lindur në vitin 1941 në fsh. Ravni Gaber, Shkup. Shqiptar. Ka mbaruar Akademinë Pedagogjike-drejtimi gjuhësor. Punon si arsimtar në ShFQ “Napredok” në fsh. Studençicë. Jeton në Shkup.
Mersim Pollozhani
Është lindur në vitin 1945 në Strugë. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. I papunësuar. Jeton në Strugë.
Shaban Prevalla
Është lindur në vitin 1941 në fsh. Radolishtë, Strugë. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Ekonomisë. Magjistër i shkencave ekonomike. Bashkëpunëtor shkencor. Jeton në Shkup.
Ismet Ramadani
Është lindur në vitin 1954 në fsh. Haraçinë, Shkup. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Matematiko-natyror, drejtimi-kimi. Punon si profesor në Shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup. Jeton në Shkup.
Olloman Sulejmani
Është lindur në vitin 1950 në fsh. Kolibar, Kërçovë. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, Grupi i gjuhës shqipe. I papunësuar. Jeton në Kërçovë.
Asllan Selmani
Është lindur në vitin 1945 në fsh. Llojan, Kumanovë. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Matematiko-natyror në Shkup, doktor i shkencave gjeografike. Docent i Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup. Jeton në Shkup.
Neim Salmani
Është lindur në vitin 1947 në fsh. Bellovishtë, Gostivar. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. Punon si avokat. Jeton në fsh. Bellovishtë.
Xhelil Tairi
Është lindur në vitin 1955 në fsh. Tërnovë, Gostivar. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Punon si udhëheqës për ekonomi të vogël në Kuvendin e Komunës së Gostivarit. Jeton në Gostivar.
Agim Fazliu
Është lindur në vitin 1957 në fsh. Kondovë, Shkup. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik-Grupi për sociologji. Punon si profesor në Qendrën e Shkollës së mesme “Zef Lush Marku” në Shkup. Jeton në Shkup.
Sejfedin Haruni
Është lindur në vitin 1944 në fsh. Gradec, Gostivar. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Filologjik, magjistër i shkencave filologjike. I punësuar si këshilltar i pavarur në Entin për arsim në Gostivar. Jeton në fsh. Gradec.
Nexhadin Xhaferi
Është lindur në vitin 1948 në fsh. Vrapçisht, Gostivar. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin Matematiko-natyror. I papunësuar. Jeton në fsh. Vrapçisht.
Hisni Shaqiri
Është lindur në vitin 1949 në fsh. Otle, Kumanovë. Shqiptar. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, Grupi histori. I papunësuar. Jeton në fsh. Otle.