PARTIA SOCIALISTE E MAQEDONISË
2006 - 2008

VLLADANKA AVIROVIQ
Anëtare e PSM-së. U lind në vitin 1954 në Shkup. Maqedonase. Arsim të lartë. E njeh mirë gjuhën italiane, ndërsa shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

ZORAN VITANOV
Anëtar i PSM-së në Kuvend vepron si deputet i pavarur. U lind në vitin 1971 në Strumicë. Maqedonas. Arsim të lartë. E njeh mirë gjuhën angleze dhe gjuhët e ish Jugosllavisë. Jeton në Strumicë.

LUBISAV IVANOV - XINGO
Anëtar PSM-së. U lind në vitin 1936 në fsh. Tërnovac, Kratovë. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar i xehetarisë. E njeh mirë gjuhën ruse, ndërsa shërbehet me gjuhën gjermane. Jeton në Shkup.