PARTIA SOCIALISTE E MAQEDONISË
2008 - 2012

VLLADAKA AVIROVIQ
Anëtare e PSM-së. Ka lindur më 22 shkurt 1954 në Shkup. Maqedonase. Ekonomiste e diplomuar.
Aktivitete në Kuvend
- Këshilli Buxhetor i Kuvendit, anëtare
- Komisioni për Çështje Kushtetuese, zëvendësanëtare
- Komisioni për Çështje Evropiane, anëtare
- Komisioni për Financim dhe Buxhet, anëtare
- Komisioni për Çështje ekonomike, zëvendëskryetare
- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim (Komiteti i Përzier Parlamentar UE-Republika e Maqedonisë), anëtare
- Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë, anëtare
- Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Indonezisë, anëtare
- Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Italisë, kryetare

JOVAN LLAZAREV
Anëtar i PSM-së. I lindur më 25.11.1947 në fshatin Xhidimirci, Negotinë. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar i makinerisë. Doktor i shkencave teknike, profesor universitar. Ka qenë deputet në periudhën 1994-1998. Ka qenë zëvendës-ministër i arsimit dhe shkencës 2006-2008 .
Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë.
Anëtar i:
- Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji,
- Komisionit për arsim, shkencë dhe sport,
- Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Japonisë.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për çështje kushtetuese dhe Komisionit për politikë të jashtme.

LUBISAV IVANOV-XINGO
Anëtar dhe kryetar i PSM-së. I lindur më 8.11.1936 në Kratovë. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar i xehetarisë.
Deputet në të gjitha përbërjet parlamentare duke filluar nga viti 1990.
Kryetar i: Komisionit për çështje ekonomike, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse.
Anëtar i :
- Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bullgarisë dhe
- Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mali të Zi.
Zëvendës-anëtar i:
- Komisionit për çështje kushtetuese, Komisionit për financim dhe buxhet dhe Komisionit për shëndetësi.