Qendra Demokratike 

  1998-2002



 

 

KLIMOVSKI SAVO

 

 

 

 

Anëtar i Qendrës Demokratike. Prof. dr Savo Klimovski U lindnë Shkup në vitin 1947. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1970, magjstroi në vitin 1975, kurse doktoroi në Lublanë në vitin 1978 nga lëmia e shkencave juridike.

Pas diplomimit në vitin 1971 është zgjedhur asistent i Fakulltetit Juridik në Shkup, pastaj docent, profesor i çrregullt dhe tash profesor i rregullt i fakulltetit.

Është zgjedhur dekan i Fakulltetit Juridik në Shkup në dy periudha mandatore, prej vitit 1992 deri në vitin 1996.

Ka qenë anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RSM-së dhe kryetar i Komitetit Republikan të Arsimit, Kulturës dhe Edukatës Fizike prej 1986 deri në 1990. Ka qenë kryetar i Senatit të Univerzitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup. Ka botuar dhjetë libra, ndër të cilët më të njohur janë: E drejta kushtetuese, Sistemi politik dhe E drejta parlamentare dhe mbi njëqind punime shkencore nga lëmia e shkencave juridike. Është themelues i Alternativës Demokratike dhe anëtar i ngushtë i udhëheqjes së partisë. Prej 14.12.2001 është deputet i panvarur.

Prej 19.11.1999.deri më 15.12.1999: ushtrues i funksionit Kryetar i Republikës së Maqedonisë.



 

 

KARANGELEVSKI RADOMIR

Kryetar i Partisë Qendra Demokratike

 

 

 

Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të RM-së në Kuvendin Parlamentar të OBSE. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me parlamentet e Mbretërisë së Norvegjisë, Republikës së Firlandës, Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Islandës. Kryetar i Grup të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kinës.

U lindnë vitin 1952 në Shkup, RM. Maqedonas. Ka mbaruar Fakulltetin Elektroteknik. E njeh mirë gjuhën angleze dhe gjuhën françeze, kurse komunikon me gjuhën gjermane. Jetonë në Shkup.


 



 

 

POPOV STOJAN

 

 

 

 

Anëtar i Qendrës Demokratike 

 Kryetar i Komisionit për kulturë dhe anëtar i Komisionit për arsim dhe shkencë të Kuvendim e RM-së. Anëtar i Grupit të deputetëve të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë.

U lind në vitin 1950 në Shkup. Ka kryer Fakultetin e Artit Dramatik. Regjisor i dalluar filmi. Profesor i rregullt në Fakultetin Artit Dramatik. E njeh mirë gjuhën angleze. Jetonë në Shkup.

Click