RENATA DESKOSKA

Prof. dr. Renata Deskoska ka lindur më 3 maj 1972 në Shkup. Arsimin fillor dhe të mesëm ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm, ku është shpallur studente më e mirë e gjeneratës. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup në vitin 1994 me sukses mesatar 9,55. Ka magjistruar me temë "Llojet e pushtetit ekzekutiv" në vitin 1997 në Fakultetin Juridik në Shkup, ku në vitin 1999 zgjidhet si asistente. 

Ka doktoruar në Fakultetin Juridik në Lubjanë në vitin 2002, me temë "„Constitutionalism, constitutions and human rights, with case study of the Republic of Slovenia and the Republic of Macedonia“, ku merr titullin doktor i shkencave juridike. 

Nga viti 2004 deri në 2009 është angazhuar si këshilltare për çështje kushtetuese dhe juridike në Kabinetin e kryetarit të Republikës së Maqedonisë. 

Në vitin 2012 u zgjodh profesoreshë e rregullt në Fakultetin Juridik në Shkup në sferën shkencore e drejta kushtetuese dhe sistemi politik. 
Ka marrë pjesë në 70 konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe seminare në vend dhe në botë, si për shembull në Itali, Francë, Spanjë, SHBA, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Hungari, Rumani, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Austri, Poloni etj. Ka mbajtur mbi 100 ligjërata ose prezantime në seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta, shkolla verore dhe ngjashëm. 

Prof. dr. Renata Deskoska është autor/bashkautor i 30 librave dhe mbi 100 punimeve në revista shkencore, ndër të cilat: "Pushteti ekzekutiv në sisteme demokratike"; "E drejta Kushtetuese" (bashkautor); "Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut"; „Party Funding and Campaign Finance in Macedonia“ në „Political Finance and Corruption in Eastern Europe – The transition Period“; „Open Parliaments: The Case of Macedonia“ në „Open Parliaments 2012 – Transparency and Accountability of Parliaments in South-East Europe“; „Euthanazia“ over the Parliament in the Republic of Macedonia“ në „Social responsibility in 21st century“; „Language Policy in Macedonia“, Südosteuropa Mitteilungen, 1/2012 (bashkautor); „Constitutional Frame For Accommodating Multilingualism in the Republic of Macedonia“; „Parliament of the Republic of Macedonia – After Twenty Years Transition Still in Adolescence“; „Constitutional mechanism for inter-ethnic dialogue in the Republic of Macedonia“; „The Parliament of the Republic of Macedonia – „House“ or „Cemetery” of Democracy?!“ etj. 

Prof. dr. Renata Deskoska ka realizuar qëndrim studimor në Universitetin në Ajdaho, SHBA dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. 

Është angazhuar si këshilluese për zgjedhje nga ana e UNDP. Ka punuar në shumë projekte dhe hulumtime të organizuara nga DIFIF; International Center for University Human Rights Teaching (Strasbourg); Research Support Scheme, (Prague); ABA/CEELI; European Agency for Reconstruction; LGI etj. 

Prof. dr. Renata Deskoska ishte anëtare e Ad-hok komisionit për hulumtime të ngjarjeve nga 24 dhjetor 2012.  


Aktivitetet në Kuvend: 

  • Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetar
  • Këshilli Nacional për Eurointegrime, zëvendësanëtare
  • Komisioni për vlerësim të bazueshmërisë së propozimit për ngritje të procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së Presidentit të Republikës së Maqedonisë, anëtare 
  • Komisioni për Çështje Kushtetuese, anëtare 
  • Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtare 
  • Komisioni i Përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, zëvendësanëtare 
  • Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, zëvendësanëtare 
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE), shefe e delegacionit. 
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), anëtare 
Click