Delegacione



E martë, 9 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT - DITA EVROPIANE PËR INTERNET TË SIGURT

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian me rastin e Ditës evropiane për internet të sigurt sot organizoi debat publik me temën "Internet më të sigurt".

Në debatin publik fjalim hyrës kishte Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, ndërsa morën pjesë edhe z. Patrik Pake, këshilltar politik në Misionin e Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Jani Makraduli, zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Aleksandar Spasenovski, deputet ne Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Kryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar - RM dhe UE dhe z. Dimitar Trajanov, nga fakulteti i elektronikës dhe teknologjive informatike, Universiteti "Shën Qirili dhe Metodi".

Njëherit ishin të ftuar edhe kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, Këshillit Nacional për Eurointegrime (deputetë), Delegacioni në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, Delegacioni në Kuvendin Parlamentar të Këshillit Evropian, ekspertë nga kjo fushë, si dhe përfaqësues nga sektori civil, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe të agjencive shtetërore.

Qëllimi i këtij debati publik është që të ngrihet vetëdija e qytetarëve për përparësitë, por edhe lidhur me rreziqet e shfrytëzimit të internetit, veçanërisht  lidhur me mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve tanë nën prizmin e praktikës së shteteve - anëtare të Unionit Evropian, si dhe krijimi i kujdesit më të madh shoqëror në Republikën e Maqedonisë për nevojën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve nga aksesi në përmbajtjet e internetit të cilat janë të dëmshme për moralin dhe shëndetin e tyre.

Në bazë të mendimeve të shprehura, propozimeve dhe rekomandimeve në debatin publik u propozuan këto konkluzione të cilat duhet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të delegacionit:

  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim bashkangjitet në shënimin e Ditës Evropiane për internet të sigurt;
  • Delegacioni zotohet për përparimin e parimeve kushtetuese të lirisë së fjalës, krijimtarisë intelektuale artistike ose lloj tjetër në dritën e zhvillimit të teknologjisë informatike dhe krijimit të "shoqërisë së bazuar në dituri";
  • Duke i konstatuar përparësitë e pakontestueshme të zhvillimit të teknologjisë informatike në kontekst të realizimit të qëllimit për krijimin e "shoqërisë së bazuar në dituri";
    Delegacioni zotohet për kujdes më të madh për krijimin e rrethit më të sigurt të internetit për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Delegacioni thekson se është e nevojshme që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si dhe institucionet e tjera në të ardhmen t'i kushtojnë më shumë kujdes çështjes së internetit të sigurt. Njëkohësisht, tërhiqet vëmendja për përpjekje të mëtejshme për afrimin e teknologjisë informatike deri te qytetarët në pajtim me praktikën e UE-së për krijimin e rrethit të internetit më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë, veçanërisht në dritën e deklaratës së miratuar për eUnionin 2015, e miratuar në Konferencën për shoqëri informatike, e mbajtur më 3 nëntor 2009 Visbi, Mbretëria e Suedisë.
Click