Delegacione



Е premte, 19 shkurt 2010

EVRODEPUTETI PËR ZGJERIM DHE POLITIKË EVROPIANE, Z. SHTEFAN FULE, MBAJTI FJALIM PARA KOMITETIT TË PËRZIER PARALMENTAR - REPUBLIKA E MAQEDONISË DHE UNIONI EVROPIAN

Në suaza të takimit të shtatë të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, i cili u mbajt më 18 dhe 19 shkurt 2010, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, para deputetëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe eurodeputetëve në Delegacionin e Parlamentit Evropian në komitet, fjalim mbajti  z. Shtefan Fule, evrokomisioneri për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë të Komisionit Evropian. Në fjalim, ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare, anëtarët  e Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Zoti Shtefan Fule, shprehu kënaqësinë që menjëherë pas emërimit në funksionin e ri, mes vizitave të para e ka pikërisht vizitën në Republikën e Maqedonisë. Ai theksoi se vjen në një moment shumë të rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, pas formimit të Parlamentit të ri Evropian, Komisionit të ri Evropian dhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, me të cilën zgjerimi mbetet të jetë prioritet i Unionit Evropian, në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi anëtarësia në Unionin Evropian është çelësi për ardhmërinë e tyre. Lidhur me Republikën e Maqedonisë, komisari Fule tha se vendi "dukshëm është përqendruar në prioritetet kyçe" dhe dukshëm i ka plotësuar kriteret e Kopenhagës.

 Evrodeputeti Fule i uroi Republikës së Maqedonisë për liberalizimin e vizave, për të cilin theksoi se është rezultat i punës së mundimshme dhe konsensusit politik, për të cilin Unioni e ka mbajtur premtimin. Lidhur me kontestin për emrin, tha se ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe gjetja e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për të dyja palët, në suaza të KB-së, mbetet kyç dhe theksoi se tani për tani ka "dritare të mundësive" e cila duhet të shfrytëzohet, ndërsa vizita e tij në Shkup është sinjal i qartë për angazhimin e tij për kapërcimin e këtij problemi. 

Click