Delegacione



E premte 19 shkurt 2010

REKOMANDIME TË KPP RM-UE-VAZHDIMI ME REFORMAT DHE PËRPARIMI NË DIALOGUN POLITK

Në Mbledhjen e shtatë të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, i cili u mbajt më 18 dhe 19 shkurt 2010, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë morën pjesë deputetë nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe eurodeputetët në Delegacionin e Parlamentit Evropian në komitet, fjalime të tyre kishin edhe z. Vasko Naumovski, zëvendëskryeministër i obliguar për çështje evropiane, z. Antonio Milloshoski, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, SH. T..z. Ervan Fuere, përfaqësues special i Unionit Evropian dhe shef i Delegacionit të Unionit Evropian në Republikës së Maqedonisë dhe zonja Aleksandra Kas Granje, drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme B për zgjerim, në emër të Komisionit Evropian.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan shumë çështje, lidhur me marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian dhe lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim dhe veçanërisht lidhur me gjendjen në gjyqësi dhe funksionimin e administratës publike, marrëdhëniet mes bashkësive në Republikën e Maqedonisë, gjendja në sferën e ekonomisë dhe reformat e kryera nga ana e Qeverisë dhe marrja e detyrimeve për anëtarësim në UE, politikat në sferën e mjedisit jetësor dhe në infrastrukturën e transportit duke i përfshirë edhe aspektet e bashkëpunimit tejkufitar dhe menaxhimin me fondet e UE-së, me theks të veçantë në Instrumentin për ndihmë paraaderuese (IPA).

Në Rekomandimet e miratuara të dërguara në institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe të Unionit Evropian, përshëndetet fakti që partitë politike në Republikën e Maqedonisë, në pushtet dhe në opozitë, me përkrahje të gjerë të mendimit publik janë të bashkuar në qëllimin e tyre që ta afrojnë vendin drejt UE-së dhe u theksua se pranimi në Unionin Evropian bazohet në plotësimin e kritereve të Kopenhagës dhe parimit të kushtëzimit të drejtë. Në këtë kontekst, parlamentarët i bënë thirrje Këshillit që për konkluzionet e 7 dhjetorit 2009, përsëri ta "shqyrtojë çështjen" për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të caktojë datë për fillimin e marrëveshjeve paraaderuese. Gjithashtu, u cek përparimi i arritur në procesin e decentralizimit  në reformat e administratës publike, gjyqësi dhe në  politikën kundër korrupsionit, plotësimi i kritereve ekonomike, legjislatura e cila ka të bëjë me mjedisin jetësor dhe në vendosjen e strukturave përkatëse për menaxhim të decentralizuar me fondet nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA). Institucioneve të Maqedonisë iu rekomandua që të vazhdojnë me reformat dhe përparimin e dialogut politik, zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, veçanërisht drejt barazisë së plotë të të gjitha bashkësive etnike në vend, përforcimi i mëtejshëm i pavarësisë dhe i paanshmërisë së gjyqësisë, zvogëlimi i papunësisë, përforcimi i kapaciteteve administrative në transport dhe infrastrukturë dhe menaxhimi rigoroz me mjetet financiare nga Instrumenti IPA. 

Click