Seancat plenare



E hënë, 22 korrik 2013, ora 11:00, Salla 1

SEANCA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë për çështje doganore;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe lëndë të marra në procedurën penale dhe të kundërvajtjes - leximi II;

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lëshim të obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim - leximi II;

4. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore - leximi II;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksë gjyqësore, me procedurë të shkurtuar;

6. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të hyra, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe kamatave dhe taksave dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Pyje "Pyjet e Maqedonisë" P.P. Shkup - leximi I;   

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim dhe qarkullim të armatimit dhe pajisjes ushtarake - leximi I;

8. Propozim-ligj për mbrojtje nga pirja e duhanit - leximi I, i parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski;  

9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për transformim të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me Hapësirën Banesore dhe Afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi I, i parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski;    

10. Propozim-ligj për afate për shlyerjen e detyrimeve në para - leximi I, i parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski; 

11. Raport vjetor i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut për sigurim në Republikën e Maqedonisë në vitin 2012; 

12. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2012; 

13. Raport financiar i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2012;

14. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion në vitin 2012; 

15. Raport vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012;  

16. Raport për realizimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim për vitin 2012 të Agjencisë së Aviacionit Civil.   

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit për nxitje dhe mbrojtje të ndërsjellë të investimeve;  

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit për evitim të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal në bazë të tatimeve mbi të ardhura dhe kapitalin;  

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë - leximi I; 

4. Propozim për emërim të anëtarit të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit; 

5. Propozim-ligj për zona të gjelbra industriale - leximi I; 

6. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi të Propozimit për ndryshimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2013;

7. Propozim-vendim për shfrytëzim të mjeteve nga kompensimi i koncesionit për shfrytëzimin e aeroporteve në Republikën e Maqedonisë për vitin 2012;

8. Propozim-ligj për shërbime auditive dhe audiovizuale mediatike - leximi I;

9. Propozim-ligj për media - leximi I;

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare - leximi I;

11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrje publike - leximi I;

12. Propozim-ligj për mbështetjen e produksionit vendor të muzikës - leximi I;

13.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, me procedurë të shkurtuar;

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës publikë, me procedurë të shkurtuar;

15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi I;

16. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore, me procedurë të shkurtuar;

17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësore, me procedurë të shkurtuar;

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar;

19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë, me procedurë të shkurtuar;

20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Malisha Stankoviq, Romeo Trenov, Elena Pavllova, Nexhati Jakupi, Sillvana Boneva, Ilija Dimovski, Pançe Dameski, Rexhail Ismaili, Marija Rashkovska dhe Vlladanka Aviroviq;

21. Propozim për zgjedhje të zëvendësve të Avokatit të Popullit; 

Click