Udhëheqja parlamentare







Marina Dimovska


Marina Dimovska ka lindur më 23 janar 1987 në Shkup.Në vitin 2008 ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, Dega e Studimeve Politike. Titullin magjistre e shkencave ekonomike, në fushën e ekonomisë ndërkombëtare, e mori në vitin 2010, me punimin e magjistraturës me titull “Roli i organizatave ndërkombëtare në ekonominë botërore”.

Dimovska e filloi karrierën e saj profesionale në vitin 2009 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku ka 15 vjet përvojë pune profesionale në disa pozicione, si pjesë e Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Sektorit për Seanca të Kuvendit dhe Seksionit për Mbështetjen e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Politikë të Jashtme.Në karrierën e saj të punës, ka marrë pjesë në konferenca, trajnime dhe punëtori të shumta ndërkombëtare në Parlamentin Evropian, Evropë dhe SHBA.

Në korrik 2024 u emërua Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit.



Click