Е premte, 25 shkurt 2011
TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARES SË KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ. TEUTA ARIFI ME E.T. ERVAN FUERE

Ambasadori, z. Ervan Fuere shprehu kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit të realizuar me institucionet në shtet dhe padyshim me Parlamentin e Maqedonisë, posaçërisht me Trupat kompetent në Kuvend për procesin eurointegrues të shtetit, por edhe me deputetët në mënyrë individuale.
Lexo më shumë
Е premte, 25 shkurt 2011, Vjenë, Austri
PJESËMARRJA E DEPUTETIT Z. HISEN XHEMAILI, NË SESIONIN E DHJETË DIMËROR TË KP TË OSBE-SË

Deputeti z. Hisen Xhemaili, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të OSBE-së (KP i OSBE-së), merr pjesë në Sesionin e dhjetë dimëror të KP të OSBE-së, që mbahet më 24 dhe 25 shkurt në Vjenë, Austri.
Lexo më shumë
E hënë, 21 shkurt 2011
PARLAMENTI EVROPIAN MBËSHTETËS I FUQISHËM I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË PROCESIN EUROINTEGRUES

Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me z. Eduard Kukan, deputet në Parlamentin Evropian dhe referues nën hije për Republikën e Maqedonisë në grupin e Partive Popullore Evropiane dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
Е hënë, 21 shkurt 2011
MBLEDHJA E NËNTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e nëntëdhjetepestë, e mbajtur më 18 shkurt 2011, si trup punues amë, shqyrtoi dhjetë Propozim-ligje, për të cilët arsyetim hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi
Lexo më shumë
E hënë, 21 shkurt 2011
Mbledhja e pesëdhjetetre e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 53-të e mbajtur më 17 shkurt 2011, si trup amë punues në leximin e parë i shqyrtoi:
Lexo më shumë
E premte, 18 shkurt 2011
Mbledhja e katërmbëdhjetë e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, sot mbajti Mbledhjen e katërmbëdhjetë me rendin e ditës " Ngjarjet në Kalanë e Shkupit dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Republikën e Maqedonisë".
Lexo më shumë
Е premte, 18 shkurt 2011
TAKIM ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË E.T. DONG ÇUN FENG

Anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, znj. Silvana Boneva, kryetare, znj. Nada Stançevska, z. Xhevat Ademi dhe z. Vasko Shutarov, anëtarë, mbrëmë realizuan takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, E.T. Dong Çun Feng.
Lexo më shumë
E enjte, 17 shkurt 2011
PËRFUNDIMI I SEANCËS SË PARLAMENTIT EVROPIAN

Në seancën e mbrëmshme plenare në Strasburg, Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën në lidhje me negociatat për anëtarësim të Kroacisë në Bashkimin Evropian, që mund të përfundojnë në pjesën e parë të vitit 2011 me kusht që vendi të vazhdojë me realizimin e suksesshëm të reformave.
Lexo më shumë
E mërkurë, 16 shkurt 2011
MBLEDHJA E PESËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Pesëdhjetenëntë, të mbajtur më 16 shkurt 2011, si trup punues amë i shqyrtoi
Lexo më shumë
E martë, 15 shkurt 2011
SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 14 deri 17 shkurt në Strasburg mbahet seancë plenare e Parlamentit Evropian. Gjatë hapjes, Kryetari i Parlamentit, z. Jerzhi Buzek, foli për situatën aktuale në Egjipt, për arritjen e refugjatëve nga Afrika Veriore në brigjet evropiane, për Ditën Ndërkombëtare kundër fëmijëve ushtarë dhe ekzekutimin e paradokohshëm të dënimit me vdekje në Iran.
Lexo më shumë
E premte, 11 shkurt 2011, Budapest
DEPUTETI PETAR POP-ARSOV MORRI PJESË NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË SHTETEVE-ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN-KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Petar Pop-Arsov realizoi kontakte me më tepër kryetarë të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së, me të cilët diskutoi për çështje të caktuara aktuale për Bashkimin Evropian, si dhe për mundësitë për deblokimin e proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë
Lexo më shumë
E enjte, 10 shkurt 2011
MBLEDHJA E NËNTËDHJETEKATËRT E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 94-t si trup punues amë i shqyrtoi
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 shkurt 2011
MBLEDHJA E NËNTËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 8 shkurt 2011 e mbajti mbledhjen e tij të nëntëdhjetetre.
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 shkurt 2011
MBLEDHJA E PESËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mbrëmë e mbajti mbledhjen e tij të 52-të, në të cilën si trup punues amë shqyrtoi tre Propozim-ligje
Lexo më shumë
E hënë, 7 shkurt 2011
DELEGACIONI PARLAMENTAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI VIZITË NË LITUANI DHE LETONI

Deputetët Liljana Popovska, Oliver Aleksovski dhe Zumrete Jakupi, si anëtarë të Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë prej 31 janar deri 3 shkurt realizuan vizita pune në parlamentet e Lituanisë dhe Letonisë
Lexo më shumë
E hënë, 7 shkurt 2011
MBLEDHJA E PESËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Pesëdhjetetetë, si trup punues amë i shqyrtoi
Lexo më shumë
E premte, 4 shkurt 2011
KRYETARI I KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET, Z. JOVAN MANASIJEVSKI REALIZOI TAKIM ME DREJTORESHËN E ZYRËS SË BANKËS BOTËRORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, ZNJ. LILIJA BURUNÇUK

Nga ana e anëtarëve të Komisionit për Financim dhe Buxhet u shpreh nevoja e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën do të prezantohen planet për aktivitetet e Bankës Botërore për këtë vit fiskal si dhe për tre vitet e ardhshëm fiskal. Kreditë e aprovuara nga Banka Botërore për financimin e projekteve nga sfera e infrastrukturës u vlerësuan si me dobi të veçantë për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë
Lexo më shumë
E premte, 4 shkurt 2011
DOLI NUMRI I DYMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Në numrin vijues të Buletinit janë të përmbledhura informata për shënimin e 20 vjetorit të konstituimit të përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për takimin e përbashkët të KPP-së, si dhe për më shumë trupa punues në të cilët u shpalosën prioritetet e Kryesimit hungarez me BE-në, për vizitën e përfaqësuesve izraelit në korniza të aktiviteteve në nivel parlamentar dhe shtetëror për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit dhe takimin që ata e realizuan në shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë, si dhe shumë tema të tjera, të cilat më për së afërmi e përcaktojnë rrjedhën e procesit të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë
Lexo më shumë
E enjte, 3 shkurt 2011
BURSISTËT MAQEDONAS NË BUNDESTAG – AMBASADORË JOFORMAL TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, sot realizoi takim me bursistët e Bursës Ndërkombëtare (IPS) të Bundestagut gjerman.
Lexo më shumë