Shpallje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të Ligjit për vullnetarizëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 85/2007,161/2008,147/2015 dhe “Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 124/2019 dhe 103/2021) dhe Programit për punë vullnetare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Njësinë e veçantë organizative - Instituti Parlamentar për vitin 2023, nr. 01-2088/1 më 3.4.2023, shpall:


THIRRJE PUBLIKE PËR ANGAZHIM TË VULLNETARËVE NË KUVENDIN E  REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË NJËSINË E VEÇANTË ORGANIZATIVE - INSTITUTI PARLAMENTAR


U bëhet thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar të aplikojnë në thirrjen publike në bazë të së cilës organizohet puna vullnetare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si më poshtë: 

1. Gjashtë (6) vullnetarë në Njësinë e veçantë organizative - Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Kushte/kualifikime për kandidatët:

     - të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

     - të kenë përfunduar studimet në fushën e shkencave shoqërore dhe humane;

     - të posedojnë shkathtësi të mira për shprehje me shkrim dhe komunikim me gojë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze.

3. Kohëzgjatja e punës vullnetare do të jetë gjashtë (6) muaj.  Orari i punës së vullnetarëve do të jetë 20 orë në javë (gjysma e orarit të rregullt të punës).  Vullnetarët kanë të drejtë kompensimi të shpenzimeve për ushqim dhe të shpenzimeve për transport deri në dhe nga vendi ku janë vullnetarë në madhësi deri 15% nga rroga mesatare mujore në Republikë, që është paguar vitin e mëparshme, si dhe kompensim të shpenzimeve për udhëtimet zyrtare dhe shpenzimet për trajnim në të njëjtën madhësi si edhe për të punësuarit në Kuvend.

4. Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë për të vullnetuar nevojitet të paraqesin dokumentacionin e rregullt i cili duhet të përmbajë:

     - fotokopje të shtetësisë;

     - biografi e shkurtër(CV);

     - letër motivimi në të cilën do të vendosin shkaqet dhe motivet për vullnetarizëm (maksimum një faqe format A4);

     - kopje të vërtetimit/diplomës për përfundimin e arsimit të lartë/

5. Dokumentet e nevojshme të dorëzohen në formë elektronike, në adresën elektronike parl.inst@sobranie.mk, ose në formë me shkrim, në arkivin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën në vijim: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, bulevard “11 Oktomvri” numër 10, 1000 Shkup (me shenjë:  për thirrjen publike për angazhim të vullnetarëve).

6. Afati i dorëzimit të dokumenteve është dhjetë (10) ditë nga dita e shpalljes së thirrjes.  Aplikimet që nuk janë në kohë dhe janë të paplota nuk do të merren parasysh. Të gjithë kandidatët të cilët kanë dorëzuar në kohë dokumentacion të rregullt do të thirren në intervistë në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Gjatë angazhimit të vullnetarëve do të kihet parasysh zbatimi i parimit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

7. Pas përfundimit të vullnetarizmit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e ndërmerr obligimin për punësim të vullnetarëve.

Click