Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


KOMISIONI I PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT

Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.

Komisioni në suaza të kompetencave të tij në veçanti:

  • i shqyrton çështjet parimore, propozimet dhe mendimet lidhur me realizimin e dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me liritë themelore dhe të drejtat e qytetarit;
  • i shqyrton iniciativat dhe propozimet për miratimin e ligjeve, projekteve dhe propozim-ligjeve dhe dispozitave dhe akteve tjera me rëndësi për realizimin  e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarit;
  • thekson nevojën e miratimit të ligjeve, dispozitave dhe akteve tjera për shkak të mbrojtjes së tërësishme të lirive dhe të drejtave të qytetarit;
  • e përcjell, shqyrton dhe analizon zbatimin akteve ndërkombëtare të ratifikuara të cilat e rregullojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit;
  • i shqyrton shkresat e qytetarëve dhe ndërmerr qëndrime për të njëjtat dhe
  • kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i vet.

Komisioni nuk mund që të kryej funksione hulumtuese ose funksione të tjera gjyqësore.
Konstatimet e Komisionit janë bazë e ngritjes së procedurës për verifikimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike.

Kryetar:

PETKOVSKI TITO

Anëtarë:

JANKOVSKI ZHARKO
LLAZAROV ILIJA
MANÇEV VASE
SHAHIQ ALIJA
TAIRI MUHAMED

ANGELLOVSKI MILLOJKO
HAXHIREXHA KASTRIOT

PAJKOSKI LATIF

 
a

Na ndiqni në: