Trupat Punues



KOMISIONI PËR EKOLOGJI, TË RINJ DHE SPORT

Komisioni për ekologji, të rinj dhe sport ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë . 

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me: 

  • mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor, të natyrës, ajrit, tokës dhe ujërave nga ndotja;
  • sigurimin e kushteve për mjedis të shëndoshë jetësor;
  • pengimin e zhurmës së dëmshme;
  • mbrojtjen nga rrezatimi i jonizuar dhe veprimtaritë tjera të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe masat e veçanta të sigurisë gjatë shfrytëzimit të energjisë nukleare, 
  • mbrojtjen e botës bimore dhe shtazore nga ndotja;
  • mbrojtjen nga ndotja gjatë bartjes dhe qarkullimit të lëndëve djegëse dhe gazrave eksplozive dhe radioaktive;
  • rrallësitë natyrore nga aspekti  i mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit jetësor;
  • arsimin e të rinjve dhe standardin studentor dhe të nxënësve;
  • sigurimin social të të rinjve;
  • nxitjen e krijimtarisë intelektuale, kulturore dhe shkencore të të rinjve ;
  • mbrojtjen nga sëmundjet e vartësisë dhe nga SIDA;
  • zhvillimin dhe përparimin e kulturës fizike;
  • zhvillimin e sportit kulmor dhe 
  • çështje të tjera që kanë të bëjnë me ekologjinë, të rinjtë dhe sportin.   

Kryetar:

Ramadani Ismet

Anëtarë :

   Kirov Mitko
   Simev Vangell
   Spanakov Risto
   Etemi Fatmir
   Makraduli Jani
   Nasteski Kirill
   Selmani Asllan

Click