Trupat Punues



KOMISIONI PËR EKONOMI POLITIKE DHE ZHVILLIM

Komisioni për financim dhe buxhet ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët  e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • sistemin e financimit dhe sistemin e burimeve dhe llojeve të të hyrave të Republikës dhe të komunave;
  • tatimet, taksat, të ardhurat dhe të hyrat tjera publike të qytetarëve dhe personave juridikë;
  • Buxhetin e Republikës dhe llogarinë përmbyllëse për kryerjen e Buxhetit;
  • kompensimet, premitë,regreset dhe stimulimet;
  • koncesionet;
  • huat publike;
  • furnizimet publike;
  • dhënien e fletobligacioneve;
  • sistemin e sigurimit të pronave dhe të personave;
  • veprimtarinë e instrumenteve financiare dhe masave të sistemit monetar-kreditor dhe bankar;
  • ratifikimin e marrëveshjeve, të lidhura me organizatat financiare ndërkombëtare;
  • sistemin llogaritës, sistemin për pagesë dhe qarkullim e pagesave;
  • pagat dhe kompensimet tjera nga marrëdhëniet e punës së shfrytëzuesve të mjeteve nga Buxheti i Republikës;
  • shërbimet për kontroll financiar;
  • evidentimin dhe qarkullimin i patundshmërive;
  • të drejtat personale dhe të drejtat tjera pronësore;
  • intervenimet në ekonominë që sigurohen nga mjetet e Buxhetit të Republikës;
  • investimet që financohen nga mjetet e Buxhetit të Republikës;
  • lojërat e fatit; - mjetet e solidaritetit dhe
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me financimin.

Kryetar:

BAJRAMI FADIL

Anëtarë:

QOSEV SLLOBODAN
TRAJKOV GORANÇO
GJORGJIEV ILIJA
GARÇEVSKI SLLOBODAN
FITI TAKI
JOVANOV NIKOLLA
ABDULLAI JONUZ
SULEJMANI RIZVAN

Click