Trupat Punues



KOMISIONI PËR MARRËDHËNIE NDËRNACIONALE

Komisioni për marrëdhënie ndërnacionale ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.

Komisioni shqyrton çështje që kanë të bëjnë me rregullimin me ligj të të drejtave  të nacionaliteteve të verifikuara me Kushtetutë, veçanërisht nga aspekti i:

  • sigurimit të së drejtës së përdorimit të gjuhës dhe shkrimit të nacionaliteteve;
  • sigurimit të së drejtës së mësimit të gjuhës së nacionaliteteve në lëmin e edukimit dhe arsimit;
  • garantimit të mbrojtjes së identitetit të nacionaliteteve etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare;
  • sigurimit të veprimtarive informuese, kulturore dhe veprimtarive tjera, për shkak pasqyrimit të identitetit dhe veçantive nacionale dhe
  • çështjeve tjera që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të nacionaliteteve të verifikuara me Kushtetutën dhe ligjet.

Kryetar:

HARUNI SEJFEDIN

Anëtarë:

SUGAREVSKI VLLADO
SAJKOSKI ACE
TILEVSKI MITKO
SHAHIQ ALIJA
ALIU QANI
ÇIFLIGANEC VANÇO
TËRPOVSKI BORISLLAV
POPOVSKI NIKOLLA

RAMADANI ISMET
BAJRAM AMDI

Click