KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME
Komisioni për politikë të jashtme ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saja me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
- politikën me të cilën sigurohet kujdesi i Republikës për gjendjen dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje dhe për mërgimtarët nga Maqedonia, si dhe për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës dhe
- hyrjen ose daljen nga lidhja ose bashkësitë me shtetet tjera;
- nevojën e fillimit të negociatave për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për platformat e këtyre negociatave;
- ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare;
- propozimet për emërimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit dhe i dëgjon platformat për ndarjen e tyre;
- normativën ndërkombëtare nga sfera e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, lirive dhe dokumenteve të organizatave dhe asociacioneve ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit parlamentar të Republikës me shtetet dhe organizatat tjera ndërkombëtare;
- vendosjen e bashkëpunimit me komisionet përkatëse për politikë të jashtme të parlamenteve të shteteve të tjera;
- iniciativat dhe propozimet për të definuar strategjinë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë;
- nxitjen e debateve të temave aktuale të politikës së jashtme në Kuvend dhe
- çështje tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Kryetar:
BOSHKOV JORDAN
Anëtarë:
GLIGOROSKI DANILLO
MARKOVSKA GJULISTANA
ÇERKEZOV MILLANÇO
KRALEVSKI ÇEDOMIR
KARANGELLEVSKI RADOMIR
PETROVSKI TOMISLLAV
DIKA ZAMIR
HANXHISKI BLLAGOJ
SHEQERINSKA RADMILLA
POPOVSKI LUBOMIR
BILALLI MERSEL
DANEVSKI SLLOBODAN